Lajmet

​Mbahet takimi i dytë i Forumit për komunitetet jo-shumicë në Kosovë

Published

on

Zëvendëskryeministrja për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet e Pakicave, Emilija Rexhepi, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve (ICO), ka mbajtur sot takimin e dytë të Forumit për komunitetet jo-shumicë në Kosovë, ku janë shprehur mendimet, nevojat dhe politikat e tyre para ministrave të Qeverisë së Kosovës.

Rexhepi, ka thënë se projekti për investim dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, prek zhvillimin e të rinjve dhe grave dhe zhvillimin ekonomik të komuniteteve jo-shumicë.

Ato prekin të gjitha kategoritë, domethënë zhvillimin e të rinjve dhe grave dhe zhvillimin ekonomik të komuniteteve tona dhe ndoshta të gjithë së bashku të përfshihemi në një projekt të madh ashtu që banorët e shtetit tonë të kenë dobi, në këtë kuptim unë do të përfshihem më vonë sepse ekipi im ka punuar së bashku me ju në strategjinë e forumit se si do të dukej dhe si do të ndiqnim ne si Qeveri dhe ICO dhe investitorë dhe të gjenim mënyrën më të mirë të mundshme për të zbatuar të gjitha projektet tona të përbashkëta”, ka thënë Rexhepi.

Ndërsa, sekretari gjeneral i ICO, James Holmes ka shtuar se roli i ICO-së është t’i ndihmojë komunitetet t’i paraqesin iniciativat, idetë, të cilat për tu zbatuar duhet të jenë të bazuara në prova, rezultat i hulumtimit, provave e i takimeve.

Një mundësi për ju që të jeni në gjendje të flisni me ministrat, të cilët janë sot këtu, të cilët janë në forumin e fundit, të cilët do të jenë në takimet e ardhshme të forumit dhe të ndani idetë tuaja, politikat tuaja, prioritetet tuaja dhe të siguroheni që ato janë dëgjuar pikërisht në zemër të qeverisë. Qëllimi i rolit tonë, mbështetjes tonë është t’ju ndihmojmë t’i paraqisni ato iniciativa, ato ide, ato ide politike në mënyrën më të mirë të mundshme. Për ta bërë këtë, procesi duhet të drejtohet nga të dhënat, duhet të jetë i bazuar në prova, duhet të jetë rezultat i hulumtimit, rezultat i provave, rezultat i takimeve”, ka shtuar Holmes.

Ky projekt, për investim për zhvillimin ekonomik të Kosovës, në bashkëpunim me ICO, planifikohet të zbatohet gjatë viteve 2024-2030.

Vendi

Rektori i UBT-së në Washington, mes liderëve botërorë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në SHBA

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Washington, një ngjarje prestigjioze ku mori pjesë edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe liderë të lartë politikë dhe institucionalë nga e gjithë bota.

Ky manifestim tradicional, i cili organizohet që nga viti 1953, mbahet çdo të enjte të parë të muajit shkurt dhe përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore dhe institucionale në SHBA.

Lutjet Nacionale të Mëngjesit mbledhin anëtarë të Kongresit Amerikan, politikanë, liderë ushtarakë, si dhe mysafirë nga mbi njëqind vende të botës.

Pjesëmarrja e Prof. Dr. Edmond Hajrizi në këtë ngjarje të rëndësishme përbën një moment domethënës për përfaqësimin akademik dhe institucional të Kosovës në një platformë globale me ndikim të veçantë.

Continue Reading

Vendi

Rektori Hajrizi merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në SHBA

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Kosovës në SHBA, z. Ilir Dugolli, për delegacionin nga Kosova që po merr pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Washington.

Gjatë këtij takimi, Rektori Hajrizi pati mundësinë të takohet me deputetë, sipërmarrës, përfaqësues të komunitetit dhe medias, si dhe personalitete të tjera nga jeta akademike dhe institucionale, duke forcuar lidhjet ndërkombëtare dhe duke përfaqësuar Kosovën në një nivel institucional dhe akademik.

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria lejon rihapjen e TikTokut

Published

on

Qeveria e Shqipërisë ka sqaruar vendimin e 3 shkurtit për rikthimin e TikTok pas gati një viti mbylljeje.

Në sqarim thuhet se vendimi u mor pas një rivlerësimi institucional dhe adresimit të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

Qeveria bën me dije se bashkëpunimi i autoriteteve shqiptare me përfaqësuesit e platformës është institucionalizuar dhe se fokusi është zhvendosur nga ndalimi i aksesit në monitorim aktiv dhe përgjegjësi të përbashkët për sigurinë digjitale.

“Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve.

Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale”, thuhet në njoftimin e Agjencia për Media dhe Informim .

Njoftimi:

Agjencia për Media dhe Informim sqaron median dhe opinion publik në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave datë 03.02.2026 për heqjen e masave të përkohshme për ndalimin e aksesit në platformën online TikTok

Heqja e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën online TikTok është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe i adresimit konkret të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

Masa e miratuar nga Këshilli i Ministrave në mars 2025 u konceptua dhe u zbatua si një ndërhyrje e parandaluese, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe adresimit të shqetësimeve të evidentuara gjatë asaj periudhe. Ajo shërbeu edhe për të hapur një dialog të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv me platformën, duke vendosur bazat për mekanizma të rinj sigurie, të cilët më parë nuk ishin të pranishëm. Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve.

Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale.

Paralelisht, po punohet për hartimin e një plani të mirëfilltë komunikimi dhe ndërgjegjësimi, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave online. Qëllimi është i qartë dhe i orientuar drejt edukimit digjital, mbrojtjes reale dhe ndërtimi i një kulture sigurie në hapësirën online.

Kjo qasje e balancuar synon të garantojë lirinë e aksesit, duke vendosur njëkohësisht interesin e sigurisë dhe mirëqenies së të rinjve në qendër të politikave publike. /REL/

 

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani takon Kryetaren e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve në Emiratet e Bashkuara Arabe

Published

on

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara ka takuar Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve.

Osmani është shprehur se Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hapësirë për mundësi bashkëpunimi në shumë fusha.

“Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë sesa miqësi: kanë hapësirë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi edhe në në kulturë, krijimtari, art dhe inovacion”, shkruan Osmani.

Qëllimi i vizitës së Presidentes Osmani në Emiratet e Bashkuara Arabe ishte për Samitin Botëror të Qeverisjes, ku morën pjesë edhe shumë lider tjerë botëror.

Continue Reading

Të kërkuara