Lajmet

MB: Pacientët me kancer trajtohen me vonesa për shkak të mungesës së stafit, zbulon raporti

Mjekët po marrin vendime të vështira se si t’u japin përparësi pacientëve.

Published

on

Një sondazh i të 60 drejtorëve të qendrave të kancerit në Mbretërinë e Bashkuar nga Kolegji Mbretëror i Radiologëve zbuloi se 95% mendonin se mungesat e stafit po çonin në kohë më të gjata pritjeje për takime dhe vonesa në trajtimin e kancerit.

Në 97% të qendrave, trajtimi i pacientëve ishte vonuar për shkak të mungesës së stafit gjatë vitit të kaluar, ndërsa në rreth gjysmën e tyre, mungesat shkaktonin vonesa pothuajse çdo muaj.

Rreth 88% e specialistëve të kancerit ishin të shqetësuar se mungesat po komprometonin kujdesin ndaj pacientëve.

RCR tha se vonesat mund të jenë të dëmshme për pacientët, duke rritur rrezikun e vdekjes me 10%.

Mjekët po marrin vendime të vështira se si t’u japin përparësi pacientëve.

Kjo situatë ka bërë që disa spitale të konsiderojnë kufizimin e aksesit në trajtimet për kimioterapi dhe lëvizjen e pacientëve nëpër spitale./UBTNews/

Lajmet

Dogana sekuestron 2 mijë e 550 fishekë të fshehur në një automjet në Prishtinë

Published

on

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 2 mijë e 550 fishekë të kalibrit 9 mm gjatë një kontrolli të realizuar ndaj një automjeti në rajonin e Prishtinës.

Sipas njoftimit, zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë kanë ndaluar një automjet të dyshimtë në autostradën Trudë–Prishtinë, gjatë operacioneve për luftimin e kontrabandës dhe krimit ndërkufitar.

Gjatë kontrollit, zyrtarët kanë dyshuar për ekzistimin e hapësirave të fshehura në automjet. Pas një kontrolli më të detajuar, janë zbuluar pjesë të modifikuara pas fabrikimit, ku ishin fshehur fishekët e kalibrit 9 mm.

Rasti, së bashku me automjetin, municionin dhe personin e dyshuar, i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshme.

Dogana ka bërë të ditur se do të vazhdojë aktivitetet kundër kontrabandës dhe veprimeve të kundërligjshme, në bashkëpunim me institucionet e sigurisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu takohet me komandantin e NATO-s në Napoli, diskutohet siguria në Kosovë dhe rajon

Published

on

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli.

Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, si dhe për koordinimin me NATO-n.

“Sot pata kënaqësinë ta pres Admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli. Biseduam për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin e institucioneve tona me KFOR-in dhe për rëndësinë e koordinimit të rregullt me NATO-n”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka falënderuar admiralin Wikoff për angazhimin dhe shërbimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës.

“E falënderova Admiralin Wikoff për angazhimin e tij, si dhe për shërbimin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Sipas Haxhiut, orientimi euroatlantik i Kosovës mbetet i pakthyeshëm, ndërsa anëtarësimi në NATO vazhdon të jetë synim strategjik i vendit.

“Theksova se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik”, ka shkruar ushtruesja e detyrës së presidentes.

Ajo ka shtuar se Kosova do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me Aleancën dhe të kontribuojë në sigurinë e rajonit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shkrirja e akullit në Arktik rikthehet me ritme rekord, shkencëtarët japin alarmin

Published

on

Ngadalësimi i shkrirjes së akullit në Arktik gjatë dy dekadave të fundit ka përfunduar, sipas një studimi të ri që tregon se është regjistruar rënia më e madhe vjetore e akullit dimëror që nga fillimi i matjeve satelitore.

Studiuesit kanë zbuluar se periudha nga viti 2005 deri në vitin 2024, kur rënia e sipërfaqes së akullit nuk ishte statistikisht e ndjeshme, ishte vetëm një pauzë e përkohshme dhe jo ndryshim i trendit afatgjatë.

Sipas autorëve të studimit, ndryshimet natyrore në rrymat oqeanike kishin frenuar përkohësisht humbjen e akullit, duke balancuar efektet e ngrohjes globale. Por të dhënat më të fundit tregojnë se procesi i shkrirjes ka rifilluar.

Nga viti 2024 në vitin 2025, sipërfaqja e akullit detar në Arktik është tkurrur me 5.8 për qind, duke shënuar rënien më të madhe dimërore nga një vit në tjetrin që nga nisja e regjistrimeve satelitore.

Studiuesit theksojnë se akulli i Arktikut ka një rol të rëndësishëm në rregullimin e klimës, pasi vepron si një shtresë izoluese mes oqeanit të ngrohtë dhe atmosferës së ftohtë. Me zvogëlimin e tij, më shumë nxehtësi dhe lagështi kalojnë në atmosferë, duke ndikuar në motin dhe sistemet klimatike edhe shumë larg rajonit polar.

Sipas shkencëtarëve, sipërfaqja e akullit në shtator, kur arrin minimumin vjetor, është përgjysmuar që nga viti 1979.

Autorët e studimit paralajmërojnë se nivelet shumë të ulëta të akullit gjatë viteve të fundit janë një tjetër dëshmi se humbja e akullit në Arktik vazhdon në një planet që po ngrohet vazhdimisht./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rame Lahaj dhe yje ndërkombëtarë të operës performojnë nesër në Sheshin “Skënderbeu”

Published

on

Sheshi “Skënderbeu” do të mirëpresë nesër një mbrëmje të veçantë operistike, ku do të ngjiten në skenë sopranoja Vanessa Goikoetxea, mezzo-sopranoja Štěpánka Pučálková, bass-baritoni Luca Pisaroni dhe tenori kosovar Rame Lahaj.

Nën dirigjimin e maestros italian Giuseppe Finzi, artistët do të interpretojnë një program të përzgjedhur me disa nga kryeveprat më të dashura të repertorit operistik, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e RTSH-së.

Koncerti Gala do të nisë në ora 20:30 në Sheshin “Skënderbeu” dhe do të përcjellë mesazhin se muzika është një gjuhë universale që bashkon njerëzit, frymëzon shpresë dhe promovon paqen e mirëkuptimin.

Aktiviteti organizohet në kuadër të festivalit, i cili këtë vit mbahet nën moton “Play Music, Not War”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara