Kulturë

Matthew Perry zbulon arsyen pse dëshiron të shikojë ‘Friends’

Aktori përsëri përmendi problemet me substancat narkotike.

Published

on

Aktori i njohur, Matthew Perry, i cili njihet gjerësisht për rolin e tij si Chandler, ka zbuluar së fundmi arsyen pse refuzon të shikoj serialin ‘Friends’. 

“Unë nuk mund ta shikoj shfaqjen, sepse isha brutalisht i dobët dhe i varur nga substancat”, tha aktori për Tom Power të Radios CBC.

Perry, i cili luajti në serial për rreth 10 vjet, shpjegoi se ai është në gjendje të dallojë cilën substancë po përdorte atëkohë.

“Unë mund ta vëreja sezonë pas sezoni nga mënyra se si dukesha. Nuk mendoj se dikush tjetër mund ta bëjë këtë por sigurisht që unë mundem”, tregoi ai. “Kjo është arsyeja pse nuk dua ta shikoj sepse kjo është ajo që vërej kur e shikoj”.

Kjo nuk është hera e parë që aktori ka folur për betejën e tij me substancat narkotike.

Ai poashtu ka përmendur kontributin e miqve të tij të shfaqjes, të cilat i dhanë mbështetje gjatë gjithë shfaqjes, dhe sipas tij, ishin tejet të durueshëm./UBTNews/

Kulturë

Në udhëtim drejt lirisë! Shqipëria e vitit 1994 në objektivin e Gianni Bellesia

Published

on

Mbrëmjen e së premtes, në Durrës u hap ekspozita fotografike “Shqipëria 1994 – Një popull në lëvizje”, me autor fotografin italian Gianni Bellesia dhe e kuruar nga Petrit Kozeli.

Kjo ekspozitë sjell për publikun shqiptar një rrëfim të fuqishëm vizual, të realizuar tri dekada më parë, në një periudhë kur vendi përpiqej të shëronte plagët e diktaturës dhe të ndërtonte një jetë të re.

Fotografitë e shkrepura në Durrës dhe në zonën e thellë të Nënshatit pasqyrojnë fytyrat, rrugët dhe shpresat e njerëzve të thjeshtë, të cilët në fillim të viteve ’90 nisën udhëtimin e tyre drejt lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

“Kur erdha për herë të parë në Shqipëri, në janar 1994, si pjesë e një misioni humanitar, pashë një vend që kërkonte të rilindte. Ishte një kohë e mbushur me vështirësi, por edhe me dritë në sytë e njerëzve. Kjo ekspozitë është një dëshmi e atij shpirti të fortë që më frymëzoi shumë. Sot, kur kthehem pas tri dekadash, shoh ndryshime të mëdha,” rrëfen fotografi Gianni Bellesia.

Ekspozita u realizua me mbështetjen e FotoKlub Durrësit, një nismë e re që synon të krijojë hapësira bashkëpunimi dhe zhvillimi për dashamirësit e fotografisë në qytet.

Ajo qëndroi e hapur gjatë fundjavës në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës dhe u vlerësua nga të pranishmit si një udhëtim emocional në kujtesën e një kohe që ndryshoi rrënjësisht jetën e shqiptarëve – një kujtesë që mbetet e gjallë falë artit të fotografisë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Petrit Halilaj fiton çmimin prestigjioz Nasher 2027 për skulpturë

Published

on

Artisti shqiptar Petrit Halilaj është shpallur fitues i Çmimit Nasher 2027 në Dallas, duke u njohur për arritjet e tij të jashtëzakonshme në fushën e skulpturës.

Vlerësimi i rëndësishëm i Qendrës për Skulpturë Nasher iu dorëzua më 2 tetor 2025 dhe shoqërohet me një çmim prej 100,000 dollarësh, që Halilaj ka vendosur ta dhurojë për Fondacionin e tij jofitimprurës, Hajde!, të bashkëthemeluar me kuratoren Hana Halilaj.

Halilaj rikujton fillimet e tij të vështira: në moshën 12-vjeçare, gjatë luftës së Kosovës në 1999, familja e tij u detyrua të largohej nga fshati i djegur dhe të shkonte në një kamp refugjatësh në Shqipëri.

Një psikolog në kamp i sugjeroi të merrej me vizatim si mënyrë shprehjeje krijuese, çka më vonë do ta udhëhiqte drejt një karriere ndërkombëtare në artin bashkëkohor.

Gazeta New York Times raporton se çmimi i Halilajt vjen pas një serie ekspozitash të shquara, përfshirë porosinë e vitit të kaluar në çatinë e Muzeut Metropolitan të Artit dhe ekspozitën personale në Hamburger Bahnhof në Berlin, e cila u hap në shtator.

Halilaj ka deklaruar se donacioni do të shkojë për Fondacionin Hajde!, që ka për qëllim rindërtimin e Shtëpisë së Kulturës së Kosovës, e shkatërruar gjatë luftës.

“Jam i fokusuar tek rihapja e saj, dhe ky çmim do të sigurojë përparimin e projektit,” tha artisti, duke parashikuar rikthimin e qendrës brenda dy viteve, pothuajse tre dekada pas shkatërrimit.

Carlos Basualdo, drejtori i Qendrës së Skulpturës Nasher, e vlerësoi punën e Halilajt:

“Veprat e tij janë jehonore sot për përkushtimin ndaj humanitetit të përvojës së jetuar dhe për mënyrën se si krijon hapësira takimi që tejkalojnë kufijtë artistikë, kulturorë dhe gjeografikë.” /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

“Art” rrugëtoi edhe në Tetovë, kjo ishte atmosfera e premierës

Published

on

Mbrëmjen e 2 tetorit, Teatri i Tetovës mirëpriti shfaqjen teatrale “Art”, një nga veprat më të njohura dhe të vlerësuara të teatrit bashkëkohor.

Premiera filloi në ora 19:00 duke ofruar një përvojë teatrale të pasur me humor, emocione dhe reflektime mbi miqësinë, perceptimin e artit dhe marrëdhëniet njerëzore.

“Art” vepër me me autore Yasemina Reza dhe regjisor, Bashkim Ramadani, kurse Kreshnike Osmani është asistente e regjisë dhe dramaturge Zoga Çeta Çitaku.

 Kjo shfaqje me aktorët: Ard Islami, Ylber Bardhi e Butrint Lumi paraqet miqësinë që përplaset kur arti sfidon çdo perceptim, dhe a mund të mbijetosh në një botë ku vlerat janë të ndryshme.

Përndryshe, adhuruesit e teatrit u argëtuan me shfaqjen në skenën e Teatrit të Tetovës. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kulturë

Orkestra shqiptare ngjitet për herë të parë në skenën prestigjioze të Bolonjës

Published

on

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të ngjitet për herë të parë në skenën prestigjioze të Teatro Auditorium Manzoni në Bolonjë, Itali, si pjesë e Festivalit Respighi Bologna 2025, një nga festivalet më të rëndësishme muzikore në Evropë.

Ky festival është i pari rezident i kushtuar Ottorino Respighi-t, një prej kompozitorëve më të shquar italianë të shekullit të 20-të.

Debutimi i orkestrës shqiptare më 13 tetor 2025 do ta vendosë atë në qendër të vëmendjes së një audience ndërkombëtare.

Orkestrën do ta dirigjojë spanjolli Sergio Alapont, ndërsa violinisti i talentuar Giuseppe Gibboni do të performojë si solist.

Në program janë përfshirë:

Nikolaj Rimskij-Korsakov – Ouverture, op. 28

Niccolò Paganini – Koncerti për violinë nr. 2 në si minor, op. 7 (solist Giuseppe Gibboni)

Sergej Rachmaninov / Ottorino Respighi – Cinq Études-tableaux, P 160

Igor Stravinskij – Suite nga L’Uccello di fuoco (The Firebird)

Përpara debutimit në Itali, orkestra do të prezantojë të njëjtin program për publikun shqiptar më 9 tetor 2025 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, duke shënuar një ngjarje të jashtëzakonshme për skenën muzikore shqiptare.

Violinisti Giuseppe Gibboni do të performojë menjëherë pas dy shfaqjeve të tij me Orkestrën Filarmonike të Teatrit “La Scala” të Milanos.

Në këtë projekt do të përfshihen edhe instrumentistë të rinj të Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, duke dhënë një kontribut të veçantë në performancën e orkestrës.

Si festival rezident, Festival Respighi është i fokusuar në jetën dhe veprën e kompozitorit italian, duke e zhvilluar brenda vendit të tij të lindjes dhe në kontekstin e kulturës që e frymëzoi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara