Lajmet

Matteo Messina Denaro: Mafia dhe korrupsioni i thellë

Pas 30 vjetësh u arrestua bosi më i kërkuar i mafias.

Published

on

30 vjet janë shumë për të qëndruar i fshehur dhe për t’iu shmangur kapjes si njeriu më i kërkuar, vetëm që një vizitë në një klinikë kanceri t’ju ekspozojë para publikut.

Por kjo është mënyra se si Matteo Messina Denaro – bosi i fundit i njohur i Cosa Nostra-s së Sicilisë, mafia siciliane – u arrestua nga policia të hënën. Denaro thuhet se po priste në radhë për një takim mjekësor kur një zyrtar policie i kërkoi atij dokumentet e identifikimit.

Policia e dinte se Denaro do të ishte atje: “Gjithçka çoi në [ditën] që ai do të duhej të vinte për disa teste dhe trajtim”, u tha gazetarëve lokalë gjenerali i karabinierëve, Pasquale Angelosanto.

Qe një periudhë në Itali qarkullonin thashetheme se Denaro ishte i sëmurë. Policia mori hetues që gjurmuan bazat e të dhënave shëndetësore, duke kërkuar një person që përputhej me përshkrimin e mafies. E gjithë merita shkon për hetuesit e krimit të organizuar, tha Felia Allum, një profesoreshë e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Universitetin e Bath në Mbretërinë e Bashkuar.

“Do të ishte shumë mirë nga ana e kryeministres italiane, Giorgia Meloni të zbresë në Palermo dhe të kërkojë kredi, por niveli dhe vullneti politik është i ndarë nga puna e palodhur e atyre hetuesve”, deklaroi ajo.

Denaro erdhi nga historia e terrorizmit të Cosa Nostra-s

Pas arrestimit, Meloni shkroi në Twitter se kjo është një fitore e madhe për shtetin, me sa duket duke iu referuar një epoke në historinë e mafias kur Cosa Nostra zhvilloi një fushatë terroriste kundër shtetit.

Allum tha se kur ra Muri i Berlinit, Italia ishte nën presionin e Bashkimit Evropian dhe partive protestuese dhe sistemi politik filloi të shpërbëhej. Mafia kishte arritur të shmangte shumicën e pasojave ligjore për shkak të marrëveshjeve me sponsorë të caktuar politikë – disa prova të të cilave janë shfaqur në gjyqe – por kur këta sponsorë nuk mund të përballonin më t’u përmbaheshin atyre marrëveshjeve, Cosa Nostra mori hakmarrjen e saj në fillim të viteve 1990.

Antonio Balsamo, kreu i gjyqësorit në Palermo, u tha gazetarëve në javën e arrestimit se Denaro kishte udhëhequr gjatë asaj “strategjie terroriste të sulmit ndaj shtetit”, veçanërisht në kulmin e saj në vitet 1992 dhe 1993.

Cosa Nostra zhvilloi një sërë atentatesh dhe bombash të profilit të lartë. Cosa Nostra vrau Salvo Liman, një politikan, dy prokurorë të shtetit, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, dhe shpërtheu bomba në hapësira publike në Milano.

“Njerëzit flasin për mbylljen e një epoke. Por Denaro ndryshoi mafien; e tij u bë një Cosa Nostra shumë më e kamufluar, e zhytur në ujë, e cila u zhduk, sepse ai e kuptoi se mënyra e vërtetë për të fituar para ishte të jesh i padukshëm”, tha Allum.

“Nëse po vrisni njerëz me dhunë, siç kanë bërë mafiet tradicionale, atëherë ju keni marrë vëmendjen e policisë. Nëse zhdukeni, mund të keni marrëveshje me mundësuesit dhe lehtësuesit që do të pastrojnë paratë tuaja, etj”, deklaroi ajo tutje.

Denaro është vetëm bosi i fundit i njohur i Cosa Nostras – mafia, krimi i organizuar në Itali dhe në Evropë – nuk është ai që ishte 30 vjet më parë, dhe ekspertët dyshojnë se shumë bosë të tjerë kanë ardhur e kanë shkuar që atëherë. Dhe zhdukja e Cosa Nostra-s do të thotë se arrestimi i Denaros mund të mos jetë aq i rëndësishëm sa supozohet të jetë.

Pse u arrestua ai tani?

Ekziston ende një pyetje e vazhdueshme: “pse tani?”

Hetuesit duket se e dinin se Denaro jetonte në perëndim të Siçilisë, pranë qytetit të tij të lindjes, Trapani, dhe se ai kishte kërkuar trajtim mjekësor në kryeqytetin, Palermo. Pra, pse ata goditën pikërisht këtë të hënë, tre muaj pasi Italia zgjodhi një qeveri të ekstremit të djathtë me Melonin në krye? E saj është një qeveri që përfshin partinë e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, një njeri i dyshuar për lidhje historike me mafien.

A presin prokurorët që Denaro të zbulojë shtrirjen e rrjetit të tij të padukshëm?

“Meloni është e ashpër. Nëse Berlusconi pret një garanci të mbrojtjes kundër mafias, nuk mendoj se ai do ta marrë atë nga ajo – ajo nuk është e interesuar për gjëra të tilla”, tha Ernesto Savona, Drejtor i Transcrime, një qendër hulumtuese në Milano.

Por, tha Savona, Italia duhet të sigurojë ekonominë e saj “legjitime” dhe ta mbrojë atë nga “infiltrimi” në ekonominë kriminale. Prosperiteti i saj në të ardhmen mbështetet në miliarda euro në fondet pas pandemisë nga Bashkimi Evropian.

“Ata janë të shqetësuar se të paktën një pjesë e këtyre parave do të shkojnë në xhepat e organizatave kriminale, duke u rritur gjithnjë e më shumë niveli i korrupsionit”, tha Savona.

“Sot, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë të lidhura shumë mirë dhe janë ngjitësi mes juristëve, kontabilistëve, politikanëve dhe kriminelëve“, deklaroi ajo tutje.

Pra, Giorgia Meloni ka interes për ta bërë Italinë të duket e pastër.

“Por Meloni duhet të marrë parasysh gjithashtu se njerëzit në partinë e saj mund të kenë këto lidhje me krimin e organizuar, siç kanë shumë njerëz në partitë politike”, përfundoi Savona.

“Është pjesë e biznesit”, tha ai – “trafiku i ndikimit”. Dhe me mafian italiane, ndikimi ka qenë gjithmonë i thellë./UBTNews/

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara