Lajmet

Masteri që hap dyert e liderëve të menaxhmentit, biznesit dhe ekonomisë – Studio në UBT

Published

on

Për të gjithë ata që kërkojnë një program të avancuar studimi, që kombinon menaxhimin, biznesin dhe ekonominë, UBT ofron programin Master në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE) – një prej programeve më gjithëpërfshirëse dhe inovative në Kosovë dhe rajon.

Ky program është krijuar për të përgatitur gjenerata të reja profesionistësh të aftë të drejtojnë organizata, të ndërmarrin iniciativa të reja biznesi dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik vendor dhe ndërkombëtar.

Një program gjithëpërfshirës dhe praktik

MBE ofron njohuri të thelluara në fusha si:

  • ekonomia dhe financat,
  • menaxhimi strategjik dhe operativ,
  • marketingu dhe shitjet,
  • prokurimi publik dhe logjistika,
  • ndërmarrësia dhe inovacioni,
  • promovimi i investimeve dhe zhvillimi ekonomik.

Duke u bazuar në kombinimin e teorisë me praktikën, programi u mundëson studentëve të zhvillojnë aftësi analitike, kritike dhe krijuese për të zgjidhur probleme reale të tregut dhe të organizatave.

Misioni dhe vizioni i programit

Misioni i MBE-së është në harmoni të plotë me vizionin e UBT-së: të ofrojë një edukim cilësor, bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës, që vë studentin në qendër. Ky program synon të formojë udhëheqës të rinj, të përgatitur për të marrë përgjegjësi në biznes, industri, sektorin publik dhe akademi.

Studentët do të mësojnë në një ambient modern me laboratorë të pajisur me teknologjinë më të fundit, duke kombinuar ligjëratat teorike me punën praktike, kërkimin shkencor dhe projektet reale të biznesit.

Orientimet e programit

Në semestrin e tretë, studentët kanë mundësinë të zgjedhin orientimin e tyre profesional:

  • Financa, Banka dhe Kontabilitet – fokus në raportim financiar, analiza, auditim dhe tregje ndërkombëtare.
  • Marketing dhe Shitje – nga marketingu digjital deri te strategjitë e avancuara të shitjes dhe sjellja e konsumatorit.
  • Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion – krijimi i bizneseve të reja, menaxhimi i inovacionit dhe zhvillimi ndërkombëtar.
  • Logjistika dhe Menaxhimi i Prokurimit – zinxhiri i furnizimit, prokurimi elektronik dhe praktikat moderne të logjistikës.

Këto orientime e bëjnë programin fleksibil dhe të përshtatur për tregun e punës, duke u dhënë studentëve mundësinë të specializohen sipas interesave dhe objektivave të tyre të karrierës.

Përputhje me standardet ndërkombëtare

Programi është hartuar duke respektuar Kornizën Kombëtare dhe Evropiane të Kualifikimeve, gjë që siguron se diplomat e studentëve njihen dhe vlerësohen edhe në nivel ndërkombëtar.

Pas diplomimit, studentët e MBE-së do të jenë të përgatitur jo vetëm për tregun vendor të punës, por edhe për të vazhduar studimet në nivel doktorature ose për të ndjekur karrierë akademike dhe kërkimore.

Objektivat kryesore të programit

Formimi i kompetencave të avancuara në fushën e menaxhimit, biznesit dhe ekonomisë.

Aftësi analitike për mbledhjen dhe interpretimin e të dhënave.

Qasje kritike dhe profesionale për zgjidhjen e problemeve komplekse.

Përdorimi i teknologjisë moderne në menaxhimin organizativ.

Aftësia për të zhvilluar strategji të suksesshme biznesi dhe lidership inovativ.

APLIKO TANI ONLINE!

Lajmet

Sot deklaratat përfundimtare në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë

Published

on

Në Gjykatë Speciale gjatë ditës së sotme do të mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësi ka vendosur që deklaratat përmbyllëse në çështjen “Prokurorja e Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit” të jepen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026, duke filluar nga ora 09:30.

Caktimi i deklaratave përmbyllëse shënon përfundimin e paraqitjes së argumenteve të palëve në këtë proces gjyqësor, para se gjykatësi të marrë vendimin për rastin.

Sipas dosjes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, veprat penale të paraqitura në aktakuza kanë lidhje me proceset zyrtare të Dhomave të Specializuara, përfshirë këtu hetimet e Zyrës së prokurorit të specializuar.

Aktakuza thotë se së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, Thaçi zbuloi informacion të fshehtë që i ishte bërë i njohur në gjykimin e tij, dhe së bashku me Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn e Hajredin Kuçin, bashkërenduan për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në dëshmitë e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshuar në Leposaviq, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në Leposaviq.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 9 shtator, rreth orës 07:00. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i gruas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shoferi godet policin me veturë në Bërnjak, rasti nën hetim

Published

on

Një zyrtar policor është goditur nga një automjet gjatë një kontrolli në fshatin Bërnjak të Zubin-Potokut.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 16:25, në pikën e kontrollit kufitar në Bërnjak, ku ishte ndaluar një automjet me targa vendore.

Gjatë kontrollit të dokumenteve, vozitësi i dyshuar, mashkull kosovar, ka filluar lëvizjen me veturë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, me ç’rast ka goditur zyrtarin policor.

Viktima, zyrtar policor mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje raportohen në Graçanicë, Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Published

on

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës dhe në Graçanicë, ndërsa në njërin prej rasteve i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Graçanicë, më 9 shtator rreth orës 02:10, është raportuar se një grua kosovare është sulmuar fizikisht nga një burrë kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Prishtinë, më 9 shtator është intervistuar një burrë kosovar, i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare. Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë është raportuar në Fushë Kosovë, më 9 shtator rreth orës 07:15, ku një burrë kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare.

Pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara