Lajmet

Maska e distancë edhe për fëmijët

Për dy muaj 47 fëmijë janë infektuar me koronavirus në Kosovë.

Published

on

Gjatë dy ditëve të fundit, 47 fëmijë janë infektuar me koronavirus në Kosovë.

Gjendja e këtyre fëmijëve konsiderohet stabile, meqë shumica nga ta, sipas autoriteteve shëndetësore, janë duke u trajtuar në shtëpi.

Vetëm një nga fëmijët e moshës së re (nga 0-9 vjeç) që ka dalë pozitiv me COVID-19, është duke u trajtuar në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Rufadije Maqastena-Maxhuni, doktoreshë në Klinikën e Pediatrisë, tha për Radion Evropa e Lirë, së fëmija i pranuar në klinikë, që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, është i izoluar dhe po e merr trajtimin e duhur.

“Pacienti është duke u trajtuar me terapi dhe gjendja e përgjithshme është stabile”, tha ajo.

Prej 13 marsit të vitit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, e deri më tash, në Klinikën e Pediatrisë në QKUK janë trajtuar 68 fëmijë të infektuar me koronavirus.

Numri i rasteve me COVID-19 ditëve të fundit është në rritje, kurse më 5 gusht, u regjistruan 195 raste të reja pas testimit të 3.730 mostrave.

Disa qytetarë më 15 korrik, duke ecur në sheshet e Prishtinës. Sipas masave në fuqi, qytetarët nuk obligohen të mbajnë maska gjatë ecjes vetëm në ambiente të hapura.

Në një përgjigje me shkrim, Ministria e Shëndetësisë (MSH) thotë se po e përcjell me vëmendje situatën epidemiologjike në vend. MSH-ja shton se çdo rritje e rasteve me COVID-19, duhet të merret me shqetësim dhe me seriozitet.

“Po kryhen testime çdo ditë, gjurmime të rasteve dhe një mbikëqyrje e përgjithshme e situatës. Në varësi të zhvillimit të situatës më tej, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do të japë rekomandimet përkatëse lidhur me situatën”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Të vaksinohen prindërit

Infektologu Hamdi Ramadani, thotë se sikurse të rriturit, edhe fëmijët duhet të kenë kujdes të shtuar në mbrojtje nga virusi dhe të respektojnë masat siç janë mbajtja e maskës dhe e distancës.

“Pra nëse do të ketë rritje të numrit të rasteve, duhet të përdoren patjetër maskat. Po ashtu, nëse në një kopsht apo shkollë paraqiten rastet, ato duhet të mbyllen”, thekson Ramadani.

Infektologu Ramadani, shton se për të ruajtur fëmijët nga infektimi me koronavirus, prindërit dhe të rriturit duhet të vaksinohen. Kjo, sipas tij, është mbrojtja më e mirë për të gjithë.

“Një rritje e të sëmurëve në vend, të moshat e rritura e bën të mundur në mënyrë të vazhdueshme që edhe fëmijët e moshave të ndryshme, në kontakt me të rriturit, që mund të kenë virusin, mund ta bartin atë edhe te fëmijët”, thotë Ramadani.

A është i sigurt kthimi në shkolla?

Në Kosovë, ende nuk është marrë vendimi sesi do të zhvillohet viti i ri shkollor në shtator.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, nga rreth 23 mijë mësimdhënës në gjithë Kosovën, deri më tani janë vaksinuar mbi 7 mijë prej tyre.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci ka deklaruar për Ekonomia Online se për të nisur procesin mësimor në shtator, me prezencë fizike në shkolla, duhet të plotësohen edhe parakushtet për vaksinim.

Në Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), nuk e shohin të sigurt fillimin e vitin e ri shkollor në rast të rritjes së numrit të rasteve të fëmijëve me COVID-19 dhe mosvaksinimit të mësimdhënësve.

“Nëse vazhdohet me këtë tendencë të rritjes së numrit të të infektuarve në mesin e fëmijëve dhe të rriturve, atëherë vërtet shtatori (fillimi i procesit mësimor) do të jetë me shumë pikëpyetje. Për të mos qenë në pikëpyetje, kolegët tanë mësimdhënës, kudo në Kosovë, duhet të vaksinohen me të dy dozat e vaksinës”, thotë për Radion Evropa e Lirl, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Ymret Reshiti, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës, thotë se mosvaksinimi i mësimdhënësve mund të vështirësojë fillimin e procesit mësimor më 1 shtator.

“Si pasojë e mosvaksinimit të mësimdhënësve, procesi mësimor do të rrezikohet dhe do të rritet numri i të infektuarve. Këshilli i Prindërve të Kosovës, tash e sa kohë, në mënyrë publike u është drejtuar institucioneve dhe Qeverisë – pasi është përgjegjësi e Qeverisë që të ndjekë shembujt e vendeve të tjera – që të fillojnë kushtëzimin e kategorive të ndryshme të qytetarëve me marrjen e vaksinës. Ne jemi për kushtëzimin e marrjes së vaksinës nga të gjithë shërbyesit publikë, posaçërisht dhe me prioritet të mësimdhënësve për shkak se procesi mësimor do të fillojë në shtator dhe rreziqet janë shumë të mëdha”, thotë ai.

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë thënë më herët se nuk ka bazë të mjaftueshme ligjore për të obliguar mësimdhënësit që të vaksinohen.

Lajmet

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara