Lajmet

A e keni ditur se Marilyn Monroe kishte IQ më të lartë se Albert Einstein?

Published

on

Marylin Monroe, ylli më i famshëm i botës kishte marrë mbidozë ilaçesh qetësuese, në moshën 36-vjeçare. Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes se saj, nuk janë larguar asnjëherë: ishte vetëvrasje apo aksident? Apo e kanë vrarë?

Misteri që ka shkaktuar legjenda e saj, si dhe 30 filmat që ajo ka bërë në 15 vjetët e karrierës së saj, apo burrat e famshëm me të cilët është martuar, Joe DiMaggio dhe dramaturgu Arthur Miller, apo lidhja e saj me John dhe Robert Kennedy.

Vdekja e Marilyn Monroe u shfaq në faqet e para të të gjitha revistave dhe gazetave. Ka qenë dhe një person tjetër në shtëpi atë mëngjes, një figurë misterioze në shumë prej biografive të Monroe: menaxherja e biznesit, Inez Melson, një grua, e cila ishte rekomanduar nga Joe DiMaggio.

Marilyn Monroe u lind më 1 qershor 1926 në Los Anxhelos. Vdekja e parakohshme i dha një fund edhe karrierës së saj. Ajo u gjet e vdekur në shtratin e saj më 5 gusht 1962, pranë një tavolinë të mbushur me shishe ilaçe. Megjithatë edhe në 59-vjetorin e vdekjes, kujtimi ndaj Monroe-së mbetet në të gjithë botën i paharruar.

Fakte nga jeta e aktores së famshme:

1- Marilyn Monroe, emri i vërtet i të cilës është Norma Jeane Baker, u lind në Los Anxhelos, më 1 qershor 1926 dhe vdiq në Los Anxhelos, më 5 gusht 1962.

2- Marilyn Monro ishte një vajzë më flokë të zinj, por për t’u bërë më e bukur kthehet në bionde. Një bionde aq shumë e dëshiruar dhe e kërkuar nga të gjithë.

3- Filmi si saj i parë titullohet “The Shocking Miss Pilgrim” i realizuar më 1947.

4- Mes sexappeal-it dhe mjeshtërisë së aktrimit

“Arsyet për suksesin e jashtëzakonshëm të Monroe-së kanë të bëjnë në radhë të parë me trupin e saj”, shkruan Barbara Sichtermann në librin e saj: “Pothuajse s’ka asnjë hir femëror, që nuk e posedonte ajo.” E për këtë arsye shpesh aftësia e saj si aktore spostohej në sfond: “Sexappeal-i dha fama e saj (…) e kanë shkëputur vëmendjen nga puna e saj artistike”.

5- Autenticitet

Autorja në librin e saj ka përmbledhur zëra të ndryshëm, që kanë vlerësuar fenomenin MM. Bashkëshorti i fundit i Monroe-së, dramaturgu Arthur Miller, ishte konfuz: “Unë nuk e kam kuptuar, se si Marilyn u bë një simbol i autenticitetit. Ndoshta kjo kish të bënte me faktin, se prej shikimit të saj burrat tradhtonin dhe gratë indinjoheshin nga smira…”

6- Arthur Miller rreth Marilyn

“Unë isha i martuar, dhe Marilyn s’guxonte të nxirrte kokën nga dera pa e fotografuar menjëherë, e kësisoj ne kalonim shumë kohë vetëm të dy”, kujton Miller: “Gjatë kësaj kohe ne bisedonim gjatë, sikur të mund të lëviznim të shpenguar në mesin e shpërqendrimit”.

7- Moral

“Një moral më i lirë dhe më i drejtë publik do t’ia kishte lehtësuar asaj pranimin e vetvetes”, shkruan Barbara Sichtermann në librin e saj mbi dilemën që kish mbërthyer Monroe-në: “Ka shumë të vërteta në tezën, se ajo ishte ikona më e bukur seksi në vitet 50-të dhe njëkohësisht viktimë e një hipokrizie akute të asaj kohe”.

8- Karizëm

Shkrimtari Truman Capote ishte mik i artistes. Ai shkruan: “Ajo ka prezencë, një rrezatim të brendshëm, një inteligjencë që ndriçon papritur, që asnjëherë nuk u bënë të dukshme në skenë. Të gjitha këto janë aq delikate dhe të brishta, sa vetëm një kamera është në gjendje, t’i fiksojë çaste të tilla”.

9- Pushtet & ndikim

Shumë vonë ajo mundi të çlirohet nga zinxhirët e Hollywood-it: “Monroe, që për shumë kohë u përqesh nga kineastët, arriti t’i gjunjëzojë shoqëritë e produksioneve! Projekti i filmit, skenari dhe regjisori duhej të miratoheshin prej saj. (…) Pse? Sepse fabrika e ëndrrave deri në atë kohë nuk ia kishte dalë të fabrikonte një bionde të re, që do të mund të zinte vendin e saj.” (Joyce Carol Oates)

10- Veshjet e Marylin Monroe përfshinin të gjitha koloritet. Por ngjyrat e saj të preferuara ishin e kuqja, e bardha, e zeza dhe bezha.

11- Aktorët e preferuar të sa ishin: Clark Gable, Charlie Chaplin, Charles Laughton, Will Rogers, Cary Grant, John Barrymore, Tyrone Power and Richard Widmark. Ndërsa aktoret dhe artistët e preferuar të saj ishin Greta Garbo, Jean Harlow, Ginger Rogers, Marie Dressler and Olivia DeHavilland, Goya, Picasso, El Greco, Michelangelo and Botticelli.

12- Ajo pati fëmijëri jo të lumtur

Marilyn kishte vuajtur shumë gjatë fëmijërisë për shkak të varfërisë dhe ngacmimit seksual. Nëna e saj kishte qëndruar shumë kohë në spital psikiatrik, ndërsa Monroe e vetmuar ishte dërguar në jetimore.

13- Ndër këngëtarët e saj të preferuar, Marilyn Monroe veçonte Frank Sinatrën, ndërsa si këngëtare femër të preferuar kishte Ella Fitzgerald. Marilyn Monroe kishte edhe autorët e saj të preferuar, ku do të veçonte Fyodor Dostoyevsky, J.D. Salinger, George Bernard Shaw and Thomas Wolfe.

14- Ajo nuk i pëlqente diamantet

“Diamantet janë shoku më i mirë i femrës”, ishte një këngë të cilën e këndonte Monroe, e megjithatë ajo nuk i pëlqente fare ato. Në vend të tyre ajo pëlqente stolitë artificiale dhe margaritarët.

15- Parfumi i preferuar i Marilyn Monroe ishte Chanel No. 5 dhe produktet më të preferuara kozmetike të saj ishin të linjës Nivea.

16- Në vitin 1945 Andre de Dienes punësoi 19-vjeçaren Marilyn Monroe si modele të parë. Por pas 5 javësh Monroe udhëtoi drejt Kalifornisë, Nevadës dhe Nju Meksiko. Fotografitë e realizuara në këto udhëtime u publikuan në revistat e të gjithë botës.

17- Marilyn vazhdoi të punonte me Denies deri në vitin 1953. Fotografitë e realizuara prej tij janë ende shumë të shikuara nga fansat dhe admiruesit e Marilyn Monroe në të gjithë botën.

18- Në një çast gjatë karrierës së tij si fotograf Harold Lloyd mori disa fotografi të Marilyn Monroe me kostum banje pranë një pishine. Këto foto nuk u publikuan deri pas vdekjes së saj, por që tashmë janë shumë të kërkuara.

19- Gorge Barris ishte duke bashkëpunuan me Marilyn Monro për një katalog, kohën kur ajo ndërroi jetë. Ai e kishte fotografuar gjerësisht atë, dhe ato janë fotot e fundit që Marilyn ka bërë deri në çastin që ajo vdiq.

20- Suksesi i Marlyn Monro në Niagara erdhi nga bashkëpunimi në disa role tek “Gentlemen Prefer Blondes” (Zotërinjtë preferojnë biondet) dhe “How to Marry a Millionaire” (Si të martohesh me një milioner).

21- Revista “Photoplay” e votoi Marlyne Monroe në vitin 1953 si Best New Actress, dhe në moshën 27-vjeçare ajo ishte biondja më e dëshiruar e të gjithë Hollywood-it.

22- Fatkeqësisht fama e Marilyn Monroe dhe imazhi i saj u bë një temë e cila e vrau martesën e saj me Joe Di Magio. Nëntë muaj më vonë në 27 tetor 1954 Marlyn dhe Joe u divorcuan. Ata u ndanë për “konflikt profesioni” dhe mbetën miq të ngushtë.

23- Në 29 korrik 1956 Marilyn Monro u martua me Arthur Miller çifti u takua në Lee Strasberg dhe miqtë janë shprehur se ajo e “magjepsi” Arthur Miller. Pasi ata u martuan, Arthur shkroi një pjesë të Roslyn Taber në vitn 1961, “The Misfits” (Mospërshtatjet) posaçërisht për Marilyn Monroe.

24- Fatkeqësisht martesa e Monro dhe Miller mori fund në 20 janar 1961, kështu që filmi “The Misfits” (Mospërshtatjet) u duk sikur t’i përshtatej plotësisht situatës të krijuar mes çiftit.

25- Në vitin 1962 Golden Globe e quajti Monroe si femra më e preferuar në botën e filmave, duke demonstruar edhe njëherë aftësitë e saj joshëse e sensuale.

26- Fatkeqësisht gjatë një kthesë plot ngjarje shokuese, mëngjesin e 5 gushtit 1962, 36-vjeçarja vdiq në gjumë në shtëpinë e saj në Brentwood, California.

27- Fustanet miliona dollarësh

Fustanet e Monroes kanë çmim marramendës në ditët e sotme. Fustanin që ajo e kishte veshur në datëlindjen e John F. Kennedyt, është shitur në vitin 1999 për 1 milion dollarë. Ndërkaq, fustani i bardhë të cilin e kishte veshur në filmin ‘The Seven Year Itch’, është shitur për 4.6 milionë dollarë në vitin 2011.

28- Më 8 gusht 1962, trupi i Monroe u mbyll për të pushuar në korridorin e kujtimeve, në parkun Memorial Westwood, në Los Anxhelos, Kalifornia.

29- Gjatë karrierës së saj Monroe realizoi 30 filma dhe nuk mund të përfundonte vetëm një, realizimet e të cilit kishin filluar, të titulluar Something’s Got to Give.

30- Monroe ishte më shumë se një yll i kinematografisë dhe një mbretëreshë e lavdishme. Ajo përshkoi një ndjesi të re të përbotshme në jetën e saj të shkurtër. Popullarititeti i saj e çoi atë tej një ylli, në një ikonë.

31- Sot emri Marilyn Monroe është kthyer në sinonim të bukurisë, sensualitetit dhe gjallërisë. Ajo mbetet frymëzim për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe e dëshiruar nga të gjithë. Figura e saj inspiron për të kaluar të gjitha pengesat dhe për të realizuar qëllimet.

32- Mbidoza tragjike e vitit 1962… Dy kabinete që mbajnë shumë prej sekreteve të saj: çelësat e misterit që ishte Monroe. Dr. Ralph Greenson, psikiatri i saj, ishte mbase njeriu i parë që mbërriti. Mjeku i saj personal Hyman Engelberg, gjithashtu ishte caktuar në shtëpinë e saj njëkatëshe.

33- Ajo pozoi nudo për 50 dollarë

Monroe u bë e njohur edhe me fotot nudo të saj, të botuara në revistën “Playboy”. A mund të imagjinoni se për këtë foto ajo u pagua vetëm 50 dollarë? Kjo fotografi, që ishte shfrytëzuar edhe për kalendar, më vonë ishte shitur 500 dollarë, ndërsa pronarit të saj i solli miliona dollarë.

34- Ajo ishte inteligjente

Niveli i inteligjencës i Monroe ishte më i madh se i Albert Einstein-it. IQ-ja e saj ishte 168 pikë, befasisht më e madhe se e Bill Gates apo Stephen Hawking – që të dy kanë 160 pikë.

35- Ajo e pëlqente leximin

Marilyn nuk kishte ndonjë diplomë akademike, por pëlqente të lexonte. Në bibliotekën e saj personale kishte shumë libra të autorëve të njohur si Dostoyevsky, Whitman apo Rodin.

36- Çmimi i suksesit

“Marilyn vinte nga vitet dyzetë dhe pesëdhjetë. Ajo ishte dëshmia, se në psikikën amerikane seksualiteti dhe serioziteti nuk mund të ekzistonin bashkë, madje ato ishin në armiqësi e dy kontradikta përjashtuese mes tyre. Por më në fund Marilyn hapi rrugë dhe sërish asaj iu desh të pozojë nudo në një pishinë, që të mund të xhirohej një film”. (Arthur Miller)

37- Marilyn Monroe, ylli më i famshëm i botës kishte marrë mbidozë ilaçesh qetësuese, në moshën 36-vjeçare. Që atëherë, zërat dhe teoritë në lidhje me atë çka ka ndodhur para dhe pas vdekjes së saj, nuk janë larguar asnjëherë: ishte vetëvrasje, aksident apo e kanë vrarë?

38- Zyrtarisht, Norma Jean Baker, e cila u gjet e vdekur më 5 gusht 1962 në shtratin e saj, pranë receptorit të ngritur të telefonit, është helmuar me një përzierje alkooli me qetësues, gjë që nuk ishte sekret për askënd kur dihej se ajo abuzonte, duke përzier alkoolin me tableta eksituese. Në vitin 1975 një revistë amerikane guxoi të përmendte se aktorja ishte vrarë dhe se vrasja e saj ishte maskuar si vetëvrasje.

39-Teza e një roli të mafisë dhe CIA-s është hedhur disa here radhazi. Lidhja e saj me John Kennedy e më pas me Bob mund të jetë drejtuar nga agjencia sekrete amerikane që dëshironte diskreditimin e dy burrave. Mikrofonat ishin vendosur në garsonierën e aktorit Peter Lawford (që përdorej gjithashtu nga vëllezërit Kennedy që ishin kunetërit e tij).

40- Por fansat e saj vazhdojnë, pas pothuaj një gjysmë shekulli pas vdekjes së saj, të dyshojnë mbi versionin zyrtar. “Mendoj se shumë fansa janë intriguar nga Marilyn jo për atë që ajo ishte, por për mënyrën se si vdiq”, është shprehur Jill Adams, kryetar i Shoqatës “Marylin për gjithmonë”, një nga klubet e shumta të admiruesve të aktores.

41- “Ka shumë fakte të çuditshme mbi autopsinë e saj që nuk të lejojnë të flasësh për vetëvrasje”, thotë Leslie Kaperowicz e shoqatës “E pavdekshmja Marylin”, duke e cilësuar si “ikonë e shekullit dhe ajo është pjesë e ndërgjegjes amerikane”.

41- Varri i vendosur mbi atë të aktores amerikane Marilyn Monro është shitur për hiq më pak se 4.6 milionë dollarë.

42- Varri është shitur nëpërmes faqes së hapur për shitje online eBay në ankandin e hapur më 14 gusht, derisa çmimi fillestar ishte 500.000 dollarë. Varrin e kishte vendosur në shitje gruaja e një personi i cili ishte varrosur.

43- Varrin e kishte vendosur në shitje gruaja e një personi i cili ishte varrosur para 23 vjetësh, i cili vendin për varrim në Westwood Village Memorial Park e kishte blerë në vitin 1954 nga ish-bashkëshorti i Monroes, lojtarit të bejsbollit Joe DiMaggio.

44- Një prej ikonave më famëkeqe të historisë moderne, aktorja Marilyn Monroe është një prej atyre fëmijëve që quhen të paligjshëm dhe që ia doli mbanë në jetë, edhe pse nuk jetoi gjatë. Nuk është e qartë se kush ishte babai i vërtetë i aktores, ndërkoha që mamaja e saj u mbyll në një çmendinë.

45- Marilyn, modelja e parë e revistës “Playboy”, është pasuar nga ylli i serisë ‘Baywatch’, Pamela Anderson, ndërsa ylli televiziv Kim Kardashian, është renditur e treta.

46- Vdekja e parakohshme

“Kam ndjenjën, se ajo nuk do të plaket në këtë profesion. E di, që është absurde, por kështu është. Kam frikë, se ajo do të vdesë e re. Njëkohësisht shpresoj, madje lutem, që ajo së paku të jetojë aq sa, talenti i veçantë, si një shpirt i trazuar i mbyllur në shishe, më në fund të mund të shpërthejë”, kështu kishte shkruar Truman Capote më 1955, shtatë vjet para vdekjes së Marilyn Monroe-së.

47- Dëshironte të bëhej nënë

Monroe ëndërronte të bëhej nënë kur u martua me Arthur Miller. Madje kishte marrë iniciativë për këtë gjë, por fatkeqësisht, kishte abortuar katër herë.

48- Varri me lule

Monroe kishte marrë premtim nga bashkëshorti, Joe DiMaggio, se nëse vdes – ai çdo javë do të sillte lule mbi varrin e saj. Nuk mund të besoni se sa fatlume ishte ajo. Burri i saj e mbajti premtimin dhe për 20 vjet me radhë kishte vendosur lule mbi varrin e saj.

49- Marilyn Monroe, vazhdon të jetë akoma simbol i shkëlqimit hollivudian dhe paraqitja e saj vazhdon të hijeshojë produkte dhe reklama nga më të ndryshmet dhe më fitimprurëset njëkohësisht. Vdekja, jo vetëm e ka përjetësuar imazhin e saj, por i ka sjellë edhe më shumë fitime emrit të saj, të cilat shkojnë në favor të të afërmve të tyre më me fat.

Vendi

Fokus te Institucionet dhe Zhvillimi Ekonomik: Studiuesja nga Harvardi prezanton vizionin për prosperitet të qëndrueshëm në Kongresin e EOQ në UBT

Published

on

By

Për herë të parë, Kosova është bërë qendra e komunitetit evropian të cilësisë, duke mirëpritur në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së Kongresin e 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi. Ky organizim madhor shënon një moment historik për vendin dhe dëshmon angazhimin e UBT-së në fuqizimin e bashkëpunimit evropian dhe zhvillimin e inovacionit.

Në kuadër të këtij kongresi prestigjioz, punimet kanë vazhduar me sesione të rëndësishme në sallën e koncerteve, ku u zhvilluan prezantime kyçe përmes lidhjeve online me ekspertë të njohur ndërkombëtarisht.

Një nga pikat më kulmore të këtij sesioni ishte kontributi i znj. Fatema Z. Sumar, nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin e Harvardit (Harvard Center for International Development).

Në fjalën e saj me titull “Institucionet cilësore, zhvillimi ekonomik dhe prosperiteti i qëndrueshëm”, znj. Sumar solli një analizë të thelluar mbi rolin e pazëvendësueshëm që luajnë strukturat e besueshme institucionale në nxitjen e rritjes ekonomike afatgjatë. Ajo shtjelloi se si standardet e larta të cilësisë dhe qeverisja e mirë janë çelësi për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme, duke ofruar shembuj dhe praktika ndërkombëtare të zbatuara në vendet në zhvillim.

Continue Reading

Vendi

EOQ Congress 2026 në UBT: Inteligjenca artificiale dhe transformimi digjital në fokus të cilësisë 5.0

Published

on

By

Në kuadër të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ Congress 2026), në UBT u mbajt sesioni “Inteligjenca Artificiale, Transformimi Digjital dhe Cilësia 5.0”, i moderuar nga Prof. Dr. Blerton Abazi.

Ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të akademisë e industrisë diskutuan mbi ndikimin e inteligjencës artificiale, sistemeve inteligjente dhe transformimit digjital në zhvillimin e modeleve të reja të menaxhimit të cilësisë, duke trajtuar gjithashtu rëndësinë e qëndrueshmërisë, inovacionit dhe besueshmërisë së të dhënave.

Gjatë sesionit, u prezantuan këto tema:

Prof. Dr. Galia Marinova, Universiteti Teknik i Sofjes – “Transformimi digjital, sistemet inteligjente dhe Cilësia 5.0”.
Prof. Henriqueta Sampaio da Novoa dhe Fatima Carneiro – “Integrimi i strategjisë ESG me përsosmërinë operacionale: Një kornizë e integruar për menaxhimin e cilësisë të qëndrueshëm, rezistent dhe të fuqizuar nga inteligjenca artificiale”.
Mina Gavrilova, menaxhere e lartë e cilësisë në Huvepharma, dhe David Isaacson, nënkryetar i marketingut të produkteve në Octave – “Avancimi i menaxhimit të cilësisë në organizatë: Si ka nxitur Huvepharma cilësinë dhe inovacionin për ndikim më të madh në biznes”.

Prof. Dr. Bertan Karahoda, UBT – “Cilësia në shkallë globale: Inteligjenca artificiale, aftësitë dhe e ardhmja e të nxënit global”.
Prof. Dr. Blerton Abazi, UBT – “Sigurimi i cilësisë së inteligjencës artificiale, cilësia e të dhënave dhe sistemet inteligjente të besueshme”.

Përmes këtyre kontributeve, sesioni vuri në pah rëndësinë e ndërthurjes së inteligjencës artificiale me standardet e cilësisë, zhvillimin e aftësive dhe inovacionin organizativ.

Diskutimet theksuan se transformimi digjital dhe qasja e Cilësisë 5.0 krijojnë mundësi të reja për ndërtimin e sistemeve më efikase, të qëndrueshme dhe të besueshme në arsim, industri dhe sektorë të tjerë të ekonomisë.

Continue Reading

Vendi

EOQ Congress 2026 në UBT: Ekspertët diskutojnë cilësinë, inteligjencën artificiale dhe menaxhimin e rrezikut

Published

on

By

Në kuadër të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ Congress 2026), në kampusin inovativ të UBT-së, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë trajtuan çështje kyçe që lidhen me akreditimin, certifikimin, vlerësimin e konformitetit, menaxhimin e rrezikut dhe vazhdimësinë e biznesit, me theks të veçantë në rolin e inteligjencës artificiale në transformimin e sistemeve të menaxhimit të cilësisë.

Sesioni “Akreditimi, Certifikimi, Validimi dhe Vlerësimi i Konformitetit – Rreziku, Rezilienca dhe Vazhdimësia e Biznesit”, i moderuar nga Prof. Dr. Fisnik Laha, mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, akademisë dhe sektorit privat. Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e standardeve ndërkombëtare, besueshmërisë së matjeve, inovacionit, qeverisjes së inteligjencës artificiale dhe ndërtimit të organizatave rezistente ndaj sfidave të së ardhmes.

Gjatë sesionit, ekspertët prezantuan temat e tyre përmes këtyre kontributeve:

Irfan Lipovica, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës (DAK) – “Akreditimi si infrastrukturë e besimit: Nga kompetenca te njohja ndërkombëtare”.


Blerim Halabaku, menaxher i cilësisë në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës – “Roli i menaxherit të cilësisë në sigurimin e saktësisë, besueshmërisë dhe gjurmueshmërisë së rezultateve të matjeve”.

Prof. Maroš Finka, Universiteti Comenius në Bratislavë – “Modeli i katërfishtë i bashkëpunimit në ekosistemet e inovacionit: Rasti i Grupimit të Inovacionit për Transformim të Mençur në Sllovaki”.

Carlos Da Silva, ekspert kryesor në sistemet e integruara të menaxhimit, rrezikut dhe qeverisjes së inteligjencës artificiale – “Menaxhimi i integruar i biznesit dhe besimi në epokën e inteligjencës artificiale”.

Constantin Brescan, koordinator për sigurimin e cilësisë dhe auditimet e zinxhirit të furnizimit në Fusion for Energy – “Auditimet e cilësisë në zinxhirin e furnizimit – Fusion for Energy”.

Dr. Ömer Özkan, fitues i EQL 2025 – “Nga pajtueshmëria te besimi: E ardhmja e menaxhimit të cilësisë në epokën e inteligjencës artificiale”.

Luc Marivoet, menaxher i QHSE-së dhe partner në Pauwels Consulting – “Auditori i fuqizuar nga teknologjia: Si e forcon inteligjenca artificiale besimin, reziliencën dhe cilësinë përmes auditimit me në qendër njeriun”.

Merita Gjyshinca Peja, drejtoreshë financiare në Raiffeisen Bank Kosovo – “Rezilienca dhe vazhdimësia e biznesit në sisteme komplekse dhe të digjitalizuara”.

Genond Mesareja, kryetar i Bordit të Këshillit të Investitorëve Evropianë (EIC) – “Ndërtimi i organizatave rezistente: Udhëheqja, menaxhimi i rrezikut dhe vazhdimësia e biznesit në kohë ndryshimesh”.

Prof. Dr. Fisnik Laha, drejtues i laboratorëve të akredituar – “Matjet, besueshmëria dhe cilësia në sistemet shëndetësore dhe laboratorike”.

Përmes këtyre tematikave, sesioni theksoi rëndësinë e integrimit të standardeve të cilësisë me inovacionin teknologjik, menaxhimin e rrezikut dhe udhëheqjen efektive. Diskutimet nënvizuan gjithashtu rolin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, akademisë dhe sektorit privat në forcimin e besimit, rritjen e qëndrueshmërisë organizative dhe përgatitjen për sfidat e transformimit digjital.

Continue Reading

Lajmet

Inovacioni në mjekësi: UBT sjell ekspertët botërorë në sesionin kyç të Kongresit të 67-të të EOQ-së

Published

on

By

Në kuadër të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), një vëmendje e jashtëzakonshme iu kushtua sesionit mbi shëndetin dhe performancën, i cili shërbeu si një platformë kyçe për të adresuar sfidat globale, rritjen e rezistencës së sistemeve shëndetësore dhe ngritjen e standardeve të cilësisë përmes inovacionit.

Ky sesion i rëndësishëm, i mbështetur dhe promovuar fuqishëm nga UBT, u moderua nga Prof. Dr. Milaim Berisha, duke mbledhur ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë për të sjellë qasje të avancuara në fushën e mjekësisë dhe mirëqenies njerëzore.

Punimet e këtij sesioni u hapën nga Dr. Ardita Baraku, Drejtore Nacionale e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, e cila theksoi rëndësinë e shëndetit publik, parandalimit efikas dhe nevojës parësore për ndërtimin e sistemeve shëndetësore rezistente ndaj sfidave të kohës.

Diskutimet vazhduan me kontributin e Prof. Dr. Norbert Bacht nga Universiteti i Vjenës, i cili u ndal tek aplikimi i teknologjive moderne, duke shpjeguar rolin kyç të inteligjencës artificiale në arritjen e një parandalimi sa më të saktë dhe funksional në mjekësi.

Në fokus të sesionit u sollën gjithashtu dimensionet e specializuara të performancës fizike dhe menaxhimit global. Prof. Dr. Milaim Berisha prezantoi standardet ndërkombëtare për mjekësinë sportive, duke vënë në pah ekselencën e kërkuar për shëndetin dhe performancën e atletëve.

Ky vizion u plotësua nga fjalimi kryesor i Ms. Fatema Z. Sumar nga Qendra e Harvardit për Zhvillim Ndërkombëtar, e cila e lidhi drejtpërdrejt forcimin e institucioneve të cilësisë me zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e qëndrueshëm shoqëror.


Pjesa e dytë e sesionit solli praktika të avancuara nga Azia, ku Assoc. Prof. Dr. Ryoko Shimono nga Universiteti Waseda prezantoi indikatorët gjithëpërfshirës të vlerësimit TQM në kujdesin shëndetësor, duke vizualizuar lidhjen mes qëllimeve dhe aktiviteteve të menaxhimit të cilësisë.

Ndërsa Dr. Shogo Kato nga Universiteti i Tokios shpalosi zhvillimin e një sistemi algoritmik për të ndihmuar në rehabilitimin e pacientëve pas goditjeve në tru në spitalet e rikuperimit, duke dëshmuar ndikimin e drejtpërdrejtë të inovacionit teknik në shërimin dhe përmirësimin e jetës së pacientëve.

Continue Reading

Të kërkuara