Aktualitet

Masat ”zero Covid-19” godasin ekonominë e Kinës

Tregtia e jashtme ra me 9,5%.

Publikuar

Kërkesa e dobët globale dhe masat e izolimit të koronavirusit në Kinë kanë shkaktuar një rënie masive në tregtinë e jashtme kineze.

Eksportet, të llogaritura në dollarë amerikanë, ranë me 8,7% në nëntor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke shënuar një rënie drastike që nga fillimi i pandemisë.

Kjo ishte rënia e dytë mujore radhazi.

Autoritetet në Pekin gjithashtu raportuan një rënie të importeve me 10,6%, më shumë se sa pritej.

Tregtia e jashtme ra me 9,5%.

Rënia e eksporteve u ndikua nga kërkesa e dobët globale për shkak të inflacionit të lartë dhe çmimeve në rritje të energjisë për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit në Kinë për shkak të kufizimeve të vendosura më parë si rezultat i politikës së rreptë të Kinës “zero Covid-19” pengoi gjithashtu prodhimin në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Jens Hildebrandt, anëtar i bordit ekzekutiv të Dhomës Gjermane të Tregtisë (AHK), në Pekin tha se, bllokimet e nëntorit kishin ndërprerë zinxhirët e furnizimit dhe kishin ndikuar në konsumin e produkteve, duke shkaktuar një rënie të mprehtë të importeve. /DPA/ 

Aktualitet

Begaj: Austria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Kështu deklaroi ai gjatë vizitës së presidentit të Austrisë.

Publikuar

nga

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj deklaroi sot se vizita e presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen në Tiranë është dëshmi e angazhimit serioz të Austrisë në procesin integrues të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor “si një vend me arritje të shumta në këtë rajon me vëmendje dhe angazhim të vazhdueshëm që rajoni ynë të jetë pjesë e familjes evropiane”.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun austriak, Begaj tha se “kjo vizitë është një tregues i marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë”.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të një rëndësie të veçantë. Austria është partner dhe mik historik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndamë pikëpamjen e përbashkët se marrëdhëniet shqiptaro-austriake përjetojnë një klimë të mirë bashkëpunimi dhe se dialogu politik është intensifikuar përfshirë nivelin e vizitave”, tha ai.

Begaj tregoi se presidentin austriak e informoi për përparimin e bërë në zbatimin e reformave në integrimin evropian dhe të rezultateve konkrete në plotësimin e kritereve në këtë drejtim.

“I konfirmova vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar me ritme të shpejta angazhimin për të përmbushur të gjitha detyrimet si një vend kandidat për anëtar në BE. E sigurova që Shqipëria mbetet e dedikuar në të gjithë nivelet për rezultate të dukshme në reformën në drejtësi. Brenda kompetencave kushtetuese mbetem tërësisht i angazhuar për mbështetjen e ecurisë së reformës në drejtësi që të gjitha institucionet e larta të drejtësisë të arrijnë standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian, që Shqipëria të forcojë shtetin e të drejtës , garant të cilësisë së demokracisë dhe një sistem drejtësie që gëzon besimin e plotë të shtetasve tanë dhe respekt ndërkombëtar”, nënvizoi Begaj, shkruan Atsh.

Presidenti shqiptar, duke folur për Kosovën tha se “shumë e rëndësishme është mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Polonia arreston spiunin e dyshuar rus

Varshava thotë se është shpesh objekt i spiunazhit dhe dezinformimit të Moskës.

Publikuar

nga

Polonia ka arrestuar një shtetas të huaj me akuzën e spiunimit për Rusinë, thanë prokurorët të hënën.

Vendi më i madh në krahun lindor të NATO-s është gjetur gjithnjë e më shumë në shënjestër të shërbimeve të inteligjencës së Moskës që nga shpërthimi i luftës.

Varshava thotë se është shpesh objekt i spiunazhit dhe dezinformimit të Moskës./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Ministri i Jashtëm saudit dhe iranian planifikojnë të takohen gjatë Ramazanit

Kjo për të zbatuar një marrëveshje të rëndësishme pajtimi.

Publikuar

nga

Ministri i jashtëm saudit dhe ai iranian janë zotuar se do të takohen para fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit për të zbatuar një marrëveshje të rëndësishme pajtimi, thanë të dy vendet të hënën.

Princi saudit Faisal bin Farhan dhe homologu i tij iranian, Hossein Amir-Abdollahian, mbajtën telefonatën e tyre të dytë në më pak se një javë dhe diskutuan “një numër çështjesh të përbashkëta”, njoftoi Agjencia saudite e Shtypit .

“Të dy ministrat ranë dakord edhe për një takim dypalësh mes tyre gjatë muajit aktual të Ramazanit”, i cili përfundon në javën e tretë të prillit, tha SPA.

Ministria e Jashtme e Iranit tha se të dy burrat “diskutuan statusin e fundit të marrëveshjes midis dy vendeve” dhe “folën për një takim të përbashkët në muajin e shenjtë të Ramazanit”.

“Ata diskutuan gjithashtu rrugën konstruktive të marrëdhënieve midis dy vendeve”, thuhet në deklaratën iraniane./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

FSK pjesë e konferencës së nënoficerëve të Kartës së Adriatikut në Slloveni

Ngjarja është mbajtur në NATO Montain Warfare Center for Exellence.

Publikuar

nga

Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka ka marrë pjesë në Konferencën e nënoficerëve të Kartës së Adriatikut (A5), të udhëhequr nga Rreshter Majori i ushtrisë sllovene Kovaç. Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.

Ngjarja është mbajtur në NATO Montain Warfare Center for Exellence, me ç’rast rreshter major Zuka ka prezantuar të arriturat e korit të nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sukseset, sfidat dhe rekrutimin në ushtrinë e Kosovës.

“Gjithashtu në kuadër të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë, në Kampin e 16-të Dimëror, në mesin e 22 shteteve anëtare të NATO-s, Forcën e Sigurisë së Kosovës është duke e përfaqësuar, OR5 Besnik Nebihu i cili në aktivitetet e realizuara nga data 17-24 mars, ka treguar suksese të larta, duke përfaqësuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhet tutje në postim.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara