Kuriozitete

Mary Ann, nëna që për hir të fëmijëve pranoi të quhet “gruaja më e shëmtuar në botë”

Published

on

Mary Ann Webster, nënë e katër fëmijëve, ishte në skenë midis garueseve të tjera. Shumë gra, disa të shëndosha, disa me mustaqe dhe disa me shtat të shkurtër, morën pjesë në “Konkursin e gruas më të shëmtuar në botë”, në mënyrë që të merrnin paratë e mëdha të çmimit.

Mary vështroi përreth me nervozizëm. Publiku i cili mbushi sallën, po qeshte me të madhe me gratë në skenë.

Ajo ishte në siklet të madh. Uli kokën, heshti dhe desh të zbresi nga skena. Sapo kishte bërë një hap drejt prapaskenës, iu kujtuan fëmijët e uritur që e prisnin në shtëpi. Paratë që do të merrte nga ky konkurs ishin shumë të rëndësishme për të. Ajo nuk ia dilte dot të mbante fëmijët pasi i kishte vdekur i shoqi.

Pavarësisht thirrjeve dhe të qeshurave, vazhdoi të priste në skenë.

“Gjithçka për fëmijët e mi”, tha me zë të ulët.

Gruaja me mustaqe pranë saj tha: “Nuk e kuptova, mos the diçka?”

“Asgjë”, tha Mary.

Mary mbylli sytë dhe e kujtoi të kaluarën. Para se të sëmurej kishte qenë një grua shumë e bukur. Migrena, dhimbjet e muskujve dhe të kyçeve filluan pasi u martua me Thomas Bevanin. Në moshën 29 vjeçare kishte katër fëmijë. Mjekët nuk mund ta kuptonin se çfarë po ndodhte. Atëherë u kuptua që sëmundja ishte “Akromegalia”. Kjo sëmundje ndryshoi formën e fytyrës së saj, duke e bërë atë të mos njihej më. Fatkeqësisht, kur Mary po luftonte me sëmundjen, një ditë burri i saj vdiq papritmas.

Teksa Mary po mendonte për këto, papritmas dëgjoi duartrokitjet dhe hapi sytë. Po, ajo ishte fituese e konkursit “Gruaja më e shëmtuar në Botë”.

Kur e merr çmimin, lotët ranë nga sytë e saj. Ajo ishte bërë “gruaja më e shëmtuar në botë” për fëmijët e saj. Për shkak të pamjes askush nuk e merrte në punë.

Që nga ajo ditë, nisi të punonte në cirk. Ajo me të cilën njerëzit talleshin dhe qeshnin, ishte nënë e katër fëmijëve. Askush nuk e shikonte nga ky aspekt; askush nuk donte t’ia dinte se ishte nënë. Sepse njerëzit kishin nevojë të argëtoheshin, të lavdëronin veten e tyre duke nënçmuar dhe përbuzur të tjerët.

Nëna e përkushtuar Mary vdiq në moshën 59 vjeçare. Punoi në cirk si “gruaja më e shëmtuar në botë”, derisa vdiq. Shqetësimi i saj i vetëm ishte që fëmijët e saj mos të ishin të varur nga askush.

Në një botë ku gratë me botoks, me grim, qerpikë të rremë e flokë false konsiderohen “të bukura”, natyrisht, gratë si Mary do të konsiderohen gjithmonë “të shëmtuara”.

Por, mos harroni, gruaja më e bukur në botë është nëna.

Burimi: Telegrafi

Kuriozitete

Një përqafim i vogël, lehtësim i madh! Si ndihmon përkëdhelja në dhimbjet e foshnjave?

Published

on

Përkëdhelja e lehtë e foshnjave ulë aktivitetin në trurin e tyre që lidhet me eksperienca të dhimbshme, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Hulumtuesit nga Universiteti Oxford dhe Liverpool John Moores, kanë monitoruar aktivitetin e trurit të 32 foshnjave përderisa ishin duke bërë testimet e gjakut.

Gjysma prej tyre ishin përkëdhelur gjatë këtij procesi dhe kanë treguar rreth 40% me pak aktivitet të dhimbjes në tru.

Studimi ka gjetur se shpejtësia optimale e përkëdheljeve që ju lirojnë nga dhimbjet ishte rreth 3cm për sekondë.

Kjo shpejtësi aktivizon një klasë të neuroneve të ndjesisë në lëkurë që quhen C-tactile afferents, të cilat më parë kanë treguar se ulin dhimbjen tek të rriturit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

E pabesueshme! Punoi 2 turne për AI, humbi punën dhe u zëvendësua nga makinat që i krijoi

Published

on

Donald King, 26 vjeç, është bërë simbol i mënyrës se si kompanitë e mëdha po përdorin inteligjencën artificiale, shpesh në dëm të punonjësve të tyre.

I diplomuar në Universitetin e Teksasit në Austin në vitin 2021, King u punësua në PëC në Nju Jork si bashkëpunëtor në konsulencën teknologjike, duke punuar me klientë të rëndësishëm si Oracle.

Pasi kompania njoftoi një investim prej 1 miliard dollarësh në IA, King u bashkua me një ekip kërkimi që punonte 60–80 orë në javë.

I talentuar dhe ambicioz, ai programonte dhe drejtonte ekipe brenda dhe jashtë SHBA-së, duke u përfshirë në zhvillimin e agjentëve AI që mund të automatizonin procese të tëra pune, madje edhe departamente të kompletuara.

“Na u desh të pyesnim: çfarë po ndërtojmë? Ishte si t’i trajtoje makinat si njerëz,” rrëfen ai për Fortune.

Tetë muaj pas marrjes së rolit të ri, King prezantoi projektin e tij fitues në “hackathon”-in e OpenAI: një flotë agjentësh AI që realizonin automatikisht punët më të lodhshme të njerëzve.

I bindur se ky sukses do t’i sillte ngrritje në detyrë, ai nuk e priste surprizën që do të vinte. Vetëm dy orë pas prezantimit, nga PëC e kontaktuan me një njoftim të papritur: “Je i pushuar!”

I tronditur, King regjistroi momentin dhe e publikoi në TikTok, ku videoja u bë virale me mbi 2 milionë shikime.

“Ishte e pamundur të besoja se do të humbisja punën pikërisht për teknologjinë që unë e krijova. Mendova se isha i sigurt, sidomos pasi fitova vendin e parë. Më kapi krejt papritur,” thotë ai. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

A e keni ditur si përdoret dera emergjente për të shpëtuar jetët në aeroplan?

Published

on

Përveç hyrjeve standarde, çdo aeroplan është i pajisur me një ose dyer emergjente, të dizajnuara për të siguruar evakuim të shpejtë dhe të sigurt të pasagjerëve në raste rreziku.

Këto dyer aktivizohen vetëm në situata emergjente, si zjarr në kabinë, aksidente gjatë ngritjes ose uljes, humbje kontrolli gjatë fluturimit, apo incidente të tjera të paparashikuara.

Si funksionon dera emergjente?

Ajo ka një mekanizëm të veçantë dhe nuk mund të hapet pa urdhër të ekuipazhit.

Në rast emergjence, ekuipazhi jep komandën “evakuohuni”, dhe vetëm atëherë dera hapet për të nisur procesin e shpëtimit.

Pranë çdo dere emergjente ulet një person i përzgjedhur nga stafi, i aftë fizikisht dhe mendërisht, që udhëzon pasagjerët drejt daljes.

Procesi i evakuimit:

Pasagjerët duhet të ndjekin rreptësisht udhëzimet e ekuipazhit.

Dera emergjente nuk është për t’u hedhur nga lartësia, por për t’i drejtuar pasagjerët drejt rrëshqitësve specialë të evakuimit.

Evakuimi parashikohet të përfundojë brenda 90 sekondave. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Një monedhë e humbur për shekuj, tani shitet për 3.4 milionë dollarë

Published

on

Një monedhë floriri e vitit 1609 tani konsiderohet si monedha më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në Europë.

Ajo u shit të hënën në një ankand në Gjenevë për 3.4 milionë dollarë.

Monedha peshon 339 gramë dhe u emetua në Spanjë, gjatë sundimit të mbretit Filip i Tretë. Ish-monedha spanjolle, e quajtur Centen, u prodhua në Segovia nga ari i sjellë nga pushtuesit spanjollë në Amerikë.

Kjo monedhë u krijua si një demonstrim i pasurisë dhe pushtetit mbretëror, duke pasur vlerën e disa pagave vjetore.

Sipas themeluesit të Numismatica Genevensis, ku u zhvillua ankandi, kjo është monedha më e madhe në historinë moderne evropiane.

E humbur për disa shekuj, monedha u shfaq përsëri në Shtetet e Bashkuara në vitet 1950, ku një koleksionist nga Nju Jorku e bleu përpara se ta shiste një blerësi spanjoll një dekadë më vonë.

Rekordin e mëparshëm për vlerën e një monedhe evropiane e mbante 100 dukatëshi i Perandorit të Shenjtë Romak, Ferdinand III, i cili ishte shitur për 2.42 milionë dollarë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara