Sport

Martial preferon kalimin te skuadra spanjolle

Tani raportohet se preferenca e tij është t’i bashkohet skuadrës së Sevillas.

Published

on

Sulmuesi francez, Anthony Martial, ka shprehur dëshirën që në afatin kalimtar të transferimeve në janar të largohet nga gjigandi anglez, Manchester United.

Tani raportohet se preferenca e Martial është që të kaloj në La Ligan spanjolle dhe t’i bashkohet skuadrës së Sevillas.

Po ashtu, interesim në shërbimet e yllit francez kanë shprehur edhe dy gjigandët si Barcelona dhe Juventusi, ku së bashku me Sevillan dëshirojnë që ta transferojnë Martial në formë huazimi.

Gjatë ditëve në vazhdim Martial do të ketë bisedime me trajnerin e Manchester United, Ralph Rangnick, mbi të ardhmen e tij.

Që nga transferimi i tij nga skuadra e Monacos te Manchester United, Martial ka arritur të bëjë 268 paraqitje për “Djajtë e Kuq” duke regjistruar 79 gola dhe 50 asistime mbi emrin e tij.

Sport

Fatjona Kasapi i sjell Kosovës medaljen e dytë në “Taranto 2026”

Published

on

By

Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare ka siguruar podiumin në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke i sjellë Kosovës medaljen e parë në xhudo në këtë edicion.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në “Taranto 2026”, pas medaljes së artë të fituar nga boksierja Donjeta Sadiku.

Kosova tani pret edhe paraqitjet e tjera në xhudo, ku disa garues kosovarë janë në luftë për medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova pëson tjetër humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës kanë pësuar edhe një humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të premten, në Fasano, Kosova u mposht bindshëm nga Tunizia me rezultatin 38:10.

Hendbollistet kosovare patën vështirësi të mëdha në sulm, duke realizuar vetëm tre gola gjatë 30 minutave të pjesës së parë.

As në pjesën e dytë situata nuk ndryshoi shumë, pasi Kosova, e drejtuar nga përzgjedhësi kroat Nenad Shoshtariq, nuk arriti të rivalizojë me Tunizinë.

Për Kosovën kjo ishte humbja e katërt rresht në Lojërat Mesdhetare.

Angjelina Krasniqi ishte golashënuesja më e mirë e Kosovës me katër gola. Nga dy gola shënuan Elsa Kongjeli dhe Samanda Konjuhaj, ndërsa nga një gol realizuan Vanesa Kastrati dhe Aurea Konjuvca.

Kosova në “Taranto 2026” po paraqitet me një ekip të përbërë kryesisht nga hendbolliste të reja.

Në ndeshjen e parë të Grupit A, Kosova pësoi humbje 35:20 nga Algjeria. Në duelin e dytë u mposht 40:20 nga Greqia, ndërsa në ndeshjen e tretë humbi 38:21 nga Italia.

Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, Kosova do ta zhvillojë të dielën nga ora 17:30, kur përballet me Maqedoninë e Veriut.

D.L

Continue Reading

Sport

Erza Muminoviq mbetet pa medalje në Taranto

Published

on

By

Erza Muminoviq është mposhtur në luftën për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare, në kategorinë deri në 48 kilogramë, pësoi humbje nga spanjollja Mireia Rodriguez Salvador.

Rodriguez Salvador e siguroi fitoren me “Ippon” pas vetëm 45 sekondash luftë.

Kështu, Muminoviq e përfundon garimin në Taranto pa medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Erza Muminoviq siguron luftën për bronz, pesë xhudistë të Kosovës në garë për medalje

Published

on

By

Plot pesë xhudistë të Kosovës do të kërkojnë medalje të bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

E pesta që ka siguruar një vend në luftën për medaljen e bronztë është Erza Muminoviq, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Muminoviq e mposhti algjerianen Rahma Ghaliman në repesazh, duke siguruar kështu mundësinë për të luftuar për podium.

Për medaljen e bronztë, Erza do të përballet me spanjollen Mireia Rodriguez.

Përveç saj, për medalje të bronztë do të luftojnë edhe Akil Gjakova, Dardan Cena, Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi.

Pesë mundësi për medalje do t’i japin Kosovës shpresë për një pasdite të suksesshme në tatamin e Tarantos.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara