Lajmet

​Marrëveshje 25.5 milionë euro për KOSTT, Murati: Përmirësohet rrjeti i transmisionit

Ky projekt parasheh investime në zëvendësimin e nënstacioneve të linjave kyçe të tensionit për operim të sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit të transmisionit.

Published

on

Në vlerë 25.5 milionë euro është nënshkruar marrëveshja e nën-huazimit mes KOSTT-it dhe Ministrisë së Financave për projektin “Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – Përmirësimi i rrjetit të transmetimit”. Ky projekt parasheh investime në zëvendësimin e nënstacioneve të linjave kyçe të tensionit për operim të sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit të transmisionit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, derisa ka treguar qëllimin e projektit tha se e rëndësishmja e kësaj marrëveshje është se do të vazhdojë të ulet niveli i humbjeve, ani pse sipas tij humbjet janë të vogla.

“Për shkak të procedurave, por edhe për shkak disa vonesave në Kuvend deri me ratifikimin e asaj marrëveshje kishim të pamundur të vinim tek ky nënshkrim…Sot po e nënshkruajmë marrëveshjen e nën huazimit të KOSTT në vlerë prej 25.5 milion euro, pra janë mjete që do të investohen në rrjetin e transmisionit për përmirësimin e tij. Konkretisht me anë të këtij projekti do të bëhet rehabilitimi, zgjerimi dhe modernizimi i rrjetit të transmisionit si dhe do të investohet edhe në shërbimet e konsulences dhe inxhinierisë përkatëse. Projekti parasheh investime në zëvendësimin e nënstacioneve të linjave kyçe të tensionit për operim të sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit të transmisionit dhe më e rëndësishme është që vazhdon të ulet edhe niveli i humbjeve, që megjithatë janë të vogla aktualisht, por rritet efiçienca e rrjetit të transmisionit dhe kësisoj përmirësohet edhe përformanca e ndërmarrjes publike”, tha Murati.

Ai po ashtu tha se zhvillimi i sektorit të energjisë është prioritet kyç për qeverinë.

Ndërsa Matthias Conrad zëvendës Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, është shprehur i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje. Ai tha se përmirësimi i klimës në sektorin e energjisë është një fushë prioritare e bashkëpunimit të Gjermanisë me Kosovën.

“Përmirësimi i klimës është një fushë prioritare e bashkëpunimit të Gjermanisë me Kosovën. Qeveria Gjermane është e zotuar për këto ndryshime që kanë arritur vlerën 222 milionë euro… Ky projekt do të kontribuoj në rritjen e përqindjes së energjisë në Kosovë dhe investimet e tilla në rrjetin e transmisionit të Kosovës janë kruciale për integrimin e Kosovës në tregun e rrymës të rajonit evropian. Me këtë marrëveshje përfshihen investime prioritare siç është përmirësimi i sistemit të telekomunikimit, ndërtimit në stacionet tjera në Dragash, dy në stacionin në Ferizaj, ndërtimi i 110 kË dhe linja me kufirin me Shqipëri si dhe instalimin e transformatorëve të energjisë në disa stacione në Kosovë. Ky projekt do të kontribuoj në uljen e nivelit të energjisë, efikasitetin dhe përmirësimin e furnizimit me rrymë dhe integrimin e tregut kosovarët e energjisë në tregun evropian të energjisë”, tha Conard.

Ndërkaq Evetar Zeqiri, kyeshef ekzekutiv i KOSTT-it ka treguar se ku do të fokusohet ky projekt.

“Projekti fokusohet në katër komponentë kryesore pra ndërtimin e nënstacioneve të reja në zonën e Deçanit ku do të mundësoj integrimin e një kapaciteti të rëndësishme të burimeve të ripërtritshme të cilat kanë potencial në atë pjesë, zëvendësimin e transformatorëve ekzistues me transformator të ri që do të përmirësojnë ngarkesën, ndërrimi i linjave dhe më e rëndësishmja pakoja digjitale që ne i referohemi që ka kuptimin që do të bëjë zëvendësimin e aspektit digjital që do të mundësoj një fuqizim më të mirë të ndërmarrjes sa i përket sigurisë kibernetike e cila është bërë një temë tejet e rëndësishme”, tha ai.

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara