Lajmet

Marrëveshja e Ohrit, Kurti pret nga faktori ndërkombëtar ta dënojë sjelljen e Serbisë

Ai ka thënë se zbatimi i marrëveshjes do të duhej të fillonte që dje.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se përgjegjësia tani është në anën e Serbisë se pse nuk po e nënshkruan marrëveshjen e dakorduar në Ohër, më 18 mars. Për këtë, ai ka potencuar se pret nga faktori ndërkombëtar që të gjykojnë dhe dënojnë sjelljen e Serbisë edhe për moszbatim të aneksit të marrëveshjes.

Në një prononcim para gazetarëve, Kurti ka thënë se zbatimi i marrëveshjes do të duhej të fillonte që dje, pasi siç ka thënë, nuk ka një afat se kur duhet të fillojë zbatimi.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të fillojë qysh dje, për shkak se edhe plani i zbatimit thotë që nuk ka një afat në të ardhmen kur duhet të fillojë zbatimi i marrëveshjes. Marrëveshjen bazë dhe planin e zbatimit tashmë i kemi të dakorduara. Për neve kjo është e një marrëveshje, por unë pres nga faktorët ndërkombëtar që të gjykojnë, dënojnë sjelljen e Serbisë e cila kur zhvillohen takimet thotë se nuk nënshkruaj, ndërmjet takimeve thotë se nuk zbatojë asgjë. Nuk mund të flas kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Kombet e Bashkuara. Nuk mund të flasë se kurrë nuk do të njoh Kosovës, pasi marrëveshja bazë është njohje de-facto”, ka thënë ai.

Derisa ka folur për mundësitë që marrëveshjen pa nënshkrim me Serbinë të dërgon në Kuvend për ratifikim, Kurti është shprehur se kjo do të diskutohet edhe me deputetët të enjten, por ka shtuar se tani e gjithë përgjegjësia për mosnënshkrim të ujdisë duhet të jetë te Serbia.

“Besoj se edhe në Kuvend kjo duhet të diskutohet, mirëpo duhet të keni parasysh se ne kot nënshkruajmë se ne marrëveshje vetë me veti s’mundemi të bëjmë, marrëveshja duhet të bëhet me palën tjetër. Nëse e keni parasysh në krye të tekstit të marrëveshjes bazë që i tha po edhe pala tjetër, ndonëse nuk e nënshkruajti është palët kontraktuese. Unë nuk mund të bëjë nënshkrim me vetveten. Ne mund të bëmë edhe ratifikim në Kuvendin e Republikës, por unë besoj se tani topi nuk duhet të jetë te Kosova, kërkojë kontributin e të gjithë, pasi topi është në anën e Serbisë pse nuk po nënshkruan ajo. Pra në vend që të diskutojmë pse s’po nënshkruan Serbia, kur do të themelosh Asociacionin. Është e rëndësishme ti qëndrojmë besnik interesave të Kosovës”, ka nënvizuar ai.

Sa i përket nenin shtatë të marrëveshjes bazë, ku flitet për vetë menaxhim të komunitetit serb në Kosovë, Kurti është shprehur se ai formulim i përket Konventës Kornizës për mbrojtjen e pakicave kombëtare të Këshillit të Evropës.

“Do të duhej që atë formulimin për vetë menaxhimin e komunitetit serb të adresohen çështjet që neve na paskan ngelur pa u përmbushur. Për neve bëhet fjalë për një formulim që i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë Konventës Kornizës për mbrojtjen e pakicave kombëtare të Këshillit të Evropës”, ka shtuar Kurti.

Më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, pas më shumë se 12 orë negociatash mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është arritur marrëveshje mbi Aneksin e implementimit të Planit evropian për dialogun, por pa nënshkrim të palëve. Megjithatë, shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell, ka thënë se marrëveshja dhe aneksi për zbatimin e saj konsiderohen të aprovuara.

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Aktualitet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara