Lajmet

​Marrëdhëniet e tensionuara me Putin dhe Netanyahu po pengojnë agjendën e jashtme të Trump

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump nuk i ka gjetur inkurajuese telefonatat e tij të fundit me udhëheqës të përfshirë në luftë.

“Shumë i zhgënjyer”, tha Trump për bisedën e tij të fundit me Presidentin rus Vladimir Putin, lufta e të cilit në Ukrainë po përshkallëzohet vetëm, pavarësisht përpjekjeve të Trump për ta përfunduar atë, transmeton CNN.

“Ishte disi zhgënjyese”, tha Trump të premten për një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, lufta e të cilit në Gaza vazhdon mes një krize të tmerrshme humanitare.

Me këto dy konflikte deri më tani të pazgjidhura -duke penguar shanset e tij për një Çmimin Nobel për Paqen , Trump po zbulon kufizimet e lidhjeve të tij të ndërlikuara personale me Putinin dhe Netanyahun, luftërat përkatëse të të cilëve Trump dikur këmbënguli se mund t’i zgjidhte shpejt.

Ai është qartësisht i frustruar që nuk duket se mund t’i zgjidhë krizat më mirë se ish-Presidenti Joe Biden, të cilin ai e konsideron si një dështim në politikën e jashtme në veçanti.

Ndërkohë, Netanyahu e ka vënë në provë durimin e Trump me sulmet ajrore në Siri dhe Gaza, ku imazhet e fëmijëve të uritur kanë çuar në protesta ndërkombëtare dhe përçarje të reja brenda partisë së Trumpit rreth mbështetjes së Izraelit. Të dy burrat ndajnë një histori të trazuar, me marrëdhënien e tyre që po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, ndërsa Trump kërkon t’i japë fund luftës.

 

Continue Reading

Vendi

Të enjten në UBT, promovohet libri “Rezistenca e Materialeve – 2” nga Prof. Ass. Dr. Naser R. Morina

Published

on

By

Profesori universitar, Prof. Ass. Dr. Naser R. Morina, do të promovojë librin e tij më të ri “Rezistenca e Materialeve – 2”, një botim akademik i dedikuar studentëve, inxhinierëve dhe profesionistëve të fushës së ndërtimtarisë.

Libri paraqet vazhdimësi të angazhimit akademik dhe profesional të autorit, me fokus në pasurimin e literaturës universitare dhe avancimin e dijes në fushën e Rezistencës së Materialeve, duke ofruar përmbajtje të rëndësishme teorike dhe praktike për studentët dhe profesionistët e inxhinierisë.

Në promovim do të marrë pjesë edhe Rektori i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me akademikë, studentë dhe dashamirë të librit.

Ngjarja do të mbahet të enjten, më 28 maj 2026, duke filluar nga ora 13:00, në Kampusin e UBT-së në Lipjan. Autori ka ftuar të gjithë kolegët, studentët dhe të interesuarit e fushës që të bëhen pjesë e këtij promovimi akademik dhe profesional.

Continue Reading

Vendi

Ndalohet në Kllokot një person për transport ilegal të deleve

Published

on

By

Në Policia e Kosovës është raportuar një rast i transportimit ilegal të kafshëve në Kllokot.

Sipas policisë, është ndaluar një i dyshuar i cili po transportonte me traktor dele, për të cilat nuk posedonte dokumentacionin përkatës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa janë liruar edhe traktori dhe kafshët.

Continue Reading

Vendi

Katër raste dhune në familje, disa të arrestuar në Kosovë

Published

on

By

Brenda një dite në Policia e Kosovës janë regjistruar katër raste të dhunës në familje. Rastet janë raportuar në Drenas, Obiliq, Lipjan dhe Gjakovë.

Në rastin e parë në Drenas është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 25 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në Obiliq, ku sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje një grua është sulmuar fizikisht nga një burrë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Lipjan policia ka njoftuar se pas një mosmarrëveshjeje një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i katërt është regjistruar në Gjakovë, ku është arrestuar një burrë i dyshuar se ka sulmuar fizikisht një grua. Sipas policisë, nuk janë raportuar lëndime trupore, ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Continue Reading

Lajmet

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C sot në Kosovë

Published

on

By

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Continue Reading

Të kërkuara