Magazinë

Mark Sanchez në telashe me ligjin, akuzohet për sulm të dhunshëm

Published

on

Analisti i njohur i Fox Sports NFL, Mark Sanchez, është akuzuar për një vepër penale pas një përleshjeje të dhunshme që ndodhi gjatë fundjavës në Indianapolis, kanë bërë të ditur autoritetet.

Sipas policisë, Sanchez, 38 vjeç, fillimisht u përball me tre akuza — sulm me dëmtime, hyrje e paligjshme në një automjet dhe dehje publike.

Ai u arrestua në një spital lokal, ku po trajtohej për plagë me thikë, disa orë pas një përleshjeje me një shofer kamioni 69-vjeçar në një rrugicë të qendrës së qytetit.

Megjithatë, të hënën, akuza për sulm u riklasifikua si vepër penale, ka konfirmuar shefi i policisë së Indianapolis, Chris Bailey.

“Pavarësisht kush je, çfarë bën apo nga vjen — nëse vjen në qytetin tonë dhe shkakton dhunë, do të mbahesh përgjegjës,” tha Bailey në një konferencë për shtyp më 6 tetor.

Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga TMZ, shoferi i kamionit i cili ndodhet në spital me lëndime serioze — ka deklaruar se e ka therur Sanchezin në vetëmbrojtje. Incidenti ndodhi pak para mesnatës, kur Sanchez iu afrua derës së një kamioni të parkuar midis hoteleve Westin dhe Marriott dhe filloi të fliste me shoferin.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë regjistruar momentet para përleshjes, të cilat tashmë po hetohen nga autoritetet. /A.Z/UBT News/

Magazinë

Një kapitull i ri për fëmijët, një sfidë emocionale për Jennifer Lopez

Published

on

Jennifer Lopez ka folur hapur për emocionet që po përjeton ndërsa binjakët e saj 17-vjeçarë, Max dhe Emme, fëmijët që ajo ka me ish-bashkëshortin Marc Anthony, po përgatiten të nisin një kapitull të ri të jetës – studimet universitare.

Në një intervistë për emisionin “Live with Kelly and Mark”, këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare tregoi se, përveç promovimit të filmit të saj më të ri “Kiss of the Spider Woman”, po shfrytëzon kohën e lirë për të vizituar kolegje së bashku me fëmijët.

“Po, është e çmendur,” – tha ajo me buzëqeshje. “Mes promovimeve dhe premierave, po vizitojmë kolegje. Është duke ndodhur – po ikin, po largohen, dhe është e pabesueshme.”

Edhe pse ndjen trishtim për largimin e tyre, Lopez e sheh këtë periudhë si një hap të natyrshëm dhe të bukur për fëmijët:

“Jam e lumtur, sepse më kujtohet sa emocionuese ishte ajo periudhë për mua, kur pyesja veten ‘Çfarë dua të bëj me jetën time?’ Është një aventurë e bukur, dhe dua ta përjetojnë edhe ata. Por, nga ana tjetër, mendoj: ‘Oh, do të jem vetëm.’”

E pyetur nëse është gati për këtë fazë të re, Lopez pranoi se ndjen përzierje emocionesh, por shpreson që Max dhe Emme të ndihen gjithmonë të tërhequr për t’u kthyer në shtëpi.

“Gjithmonë kam dashur të krijoj një shtëpi ku ata duan të kthehen,” tha ajo. “Një vend ku thonë: ‘Kur shkoj në shtëpi, ndihem mirë.’ Ka aromën, shijen dhe ndjesinë e shtëpisë. Këtë kam dashur të ndërtoj me ta – dhe besoj se e kemi arritur.”

Lopez pranoi se marrëdhënia e saj me fëmijët nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, por sot janë më të afërt se kurrë:

“Para disa vitesh kaluam një periudhë të vështirë,” rrëfeu ajo. “Por tani janë 17 vjeç, do të bëhen 18 në shkurt, diplomohen në qershor, dhe ndiej se kemi krijuar një lidhje shumë të fortë – një treshe e bashkuar. Kemi kaluar shumë bashkë, dhe kjo na ka ndryshuar për mirë.”

Pavarësisht karrierës së saj të suksesshme në muzikë, film dhe biznes, Jennifer Lopez theksoi se roli i nënës mbetet më i rëndësishmi për të – ai që e mban me këmbë në tokë dhe i jep kuptim çdo gjëje tjetër. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Magazinë

Britney Spears rrëzohet nga shkallët, lëndon gjurin

Published

on

Ylli botëror, Britney Spears, pësoi një aksident duke rënë nga shkallët në shtëpinë e një shoqeje, duke dëmtuar gjurin e saj.

Ajo vetë ndau lajmin përmes Instagramit, ku publikoi një video të re duke kërcyer, pavarësisht dhimbjes.

“Rashë nga shkallët në shtëpinë e shoqes sime dhe ishte tmerrësisht keq… Nuk jam e sigurt nëse e kam thyer, por për momentin nuk ndjej dhimbje. Faleminderit Zotit”, shkroi ajo.

Në video shihet gjuri i saj i djathtë i mbështjellë, por Britney nuk ndalet dhe vazhdon të kërcënojë energjikisht. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Zbulohet portofoli i pasurive të Nicole Kidman

Published

on

Nicole Kidman dhe Keith Urban ishin të martuar për gati 20 vjet, por javën e kaluar aktorja paraqiti kërkesë për divorc.

Sipas mediave amerikane, këngëtari thuhet se ka ndarë rrugët me Kidman dhe madje ka gjetur një grua të re.

Dokumentet zyrtare të divorcit tregojnë se data e ndarjes është 30 shtator 2025. Eksistojnë plane prindërimi që rregullojnë kujdestarinë e përbashkët të vajzave të tyre, Sunday Rose dhe Faith Margaret. Financat e ish-çiftit janë të ndara, ku secili ruan pasuritë që i përkasin.

Sipas dokumenteve, Kidman dhe Urban zotërojnë së bashku një portofol të madh pasurish të patundshme me vlerë rreth 50 milionë dollarë (afërsisht 40 milionë franga zvicerane).

Ky portofol përfshin:

Ish-shtëpinë e tyre në Nashville, vlera 3.4 milionë dollarë

Një shtëpi në Beverly Hills, vlera 6.77 milionë dollarë

Një dupleks në New York, vlera 13.5 milionë dollarë

Një apartament në Manhattan, vlera 3.5 milionë dollarë

Një vendpushim historik në New South Wales, Australi, vlera 6.5 milionë dollarë

Një apartament në Sydney, vlera 6 milionë dollarë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Përplasje e heshtur, Charlize Theron Injoron Johnny Depp në Paris

Published

on

Charlize Theron duket se e ka mbajtur distancën nga Johnny Depp gjatë një eventi të Dior në Javën e Modës në Paris.

Aktorja, e cila bashkëpunoi me të në filmin The Astronaut’s Wife në vitin 1999, u duk se e injoroi atë gjatë sfilatës, duke shkaktuar komente të shumta në rrjetet sociale.

Të dy nuk kanë pasur më bashkëpunime që nga ajo kohë dhe duket se nuk ruajnë një marrëdhënie personale, me qëndrimin e Charlize Theron që konfirmon se kontaktet janë ndërprerë prej vitesh.

Edhe pse të dy janë fytyra të njohura të Dior — Johnny Depp për aromën meshkuj Sauvage dhe Charlize Theron për J’Adore për më shumë se dy dekada — distanca mes tyre nuk kaloi pa u vënë re.

Momenti i sikletshëm u kap në video dhe u postua në Twitter me mbishkrimin: “Charlize Theron injoron Johnny Depp (bashkëpunuesin e saj në The Astronaut’s Wife) në sfilatën e Dior”.

Fansat kujtuan një artikull të Times nga 2023, që kritikon rikthimin kinematografik të Depp pas mosmarrëveshjes ligjore me Amber Heard.

Pas fitores në padinë për shpifje kundër Amber Heard në 2022, Johnny Depp po përpiqet të rikthehet gradualisht në qendër të vëmendjes.

Ai u shfaq me filmin francez Jeanne du Barry në Festivalin e Filmit në Kanë, ku mori duartrokitje të ngrohta, dhe rikonfirmoi bashkëpunimin e tij me Dior. Përveç kinemasë, Depp vazhdon aktivitetet muzikore me grupin e tij, Hollywood Vampires.

Gjatë shfaqjes, aktori u duk i relaksuar në xhaketë gri, këmishë dhe xhinse, ndërsa u fotografua edhe me Brigitte Macron, duke treguar përpjekjet për të rifituar vendin në skenën publike pas periudhës problematike që e shënjoi karrierën e tij. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara