Lajmet

Mark Rute: NATO qëndron me Ukrainën

Published

on

Shefi i NATO-s, Mark Rutte siguroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy se qëllimi i tij si kreu i aleancës ushtarake është të sigurojë mbështetjen që Ukraina të fitojë.

Rutte vizitoi në kryeqytetin ukrainas në udhëtimin e tij të parë si sekretar i përgjithshëm i aleancës. Ai tha se ai zgjodhi Kievin si udhëtimin e tij të parë “për t’jua bërë të qartë Ukrainës, popullit të Ukrainës dhe të gjithëve se NATO qëndron me Ukrainën”.

Nga ana tjetër Zelenskyy kritikoi tha se Perëndimi nuk duhet të vonojë, por duhet të ndihmojë Ukrainën për furnizimin e armëve me rreze të gjatë.

Shefi i NATO-s Mark Rutte siguroi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, se qëllimi i tij si kreu i aleancës ushtarake është të sigurojë mbështetjen që Ukraina të fitojë.

Rutte vizitoi në kryeqytetin ukrainas në udhëtimin e tij të parë si sekretar i përgjithshëm i aleancës. Ai tha se ai zgjodhi Kievin si udhëtimin e tij të parë “për t’jua bërë të qartë Ukrainës, popullit të Ukrainës dhe të gjithëve se NATO qëndron me Ukrainën”.

Nga ana tjetër Zelenskyy kritikoi tha se Perëndimi nuk duhet të vonojë, por duhet të ndihmojë Ukrainën për furnizimin e armëve me rreze të gjatë.

“Ne kemi nevojë për sasi dhe cilësi të mjaftueshme të armëve, duke përfshirë armë me rreze të gjatë, që për mendimin tim partnerët tanë tashmë po e zvarritin”, tha Zelenskyy.

Udhëheqësi ukrainas u bëri thirrje gjithashtu anëtarëve të NATO-s që të marrin një rol më aktiv për të ndihmuar vendin e tij për të shmangur sulmet ajrore ruse.

“Ne do të vazhdojmë të bindim partnerët tanë për nevojën për të rrëzuar raketat dhe dronët rusë”, tha më tej Zelensky.

Lajmet

​Osmani e liderët politikë po diskutojnë mbi datën e zgjedhjeve lokale

Published

on

By

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit e partive politike po mbajnë sot takim mbi caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Të parët që erdhën në takim ishin nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe liderët e disa prej partive të komuniteteve jo shumicë.

Lëvizja Vetëvendosje në këtë takim përfaqësohet nga nënkryetarja, Albulena Haxhiu dhe jo nga kryetari Albin Kurti.

Në takim ka ardhur edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ndërkaq, në këtë takim nuk u panë zyrtarë të Listës Serbe.

Continue Reading

Lajmet

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

Published

on

By

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027, konfirmuan nga Shërbimi danez i Burgjeve për Radion Evropa e Lirë.

Ky shërbim tha se institucioneve të Kosovës u janë dorëzuar kërkesa specifike për renovimin dhe përshtatjen e burgut të Gjilanit.

…duke përfshirë një ndërtesë të re për punësim dhe ambiente të reja për vizitorë. Ne presim që puna të nisë këtë verë, kurse gjatë gjysmës se parë të vitit 2027, pritet që burgu të vihet në përdorim”, tha Shërbimi danez i Burgjeve.

Danimarka tha se kjo është një detyrë komplekse, pasi bëhet fjalë për një burg të Kosovës që duhet të funksionojë sipas rregullave daneze.

Shërbimi i Burgjeve tha se kjo është një detyrë sfiduese, duke nisur me renovimin e ndërtesave dhe përshtatjen e tyre sipas nevojave të Danimarkës. Po ashtu, përfaqësuesit danezë kanë zhvilluar vizita të rregullta në objektin e burgut në Gjilan, me qëllim që të planifikohen punët që do të realizohen.

Një gjë e tillë, më 23 maj është konfirmuar për REL-in edhe nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, i cili ka deklaruar se “të burgosurit nga shteti danez pritet të vendosen në burgun e qytetit të Gjilanit në prillin e 2027-s”.

Megjithatë, ai ka thënë se procesi i renovimeve ende nuk ka nisur.

Transferimi i të burgosurve është pjesë e një marrëveshjeje dhjetëvjeçare mes Kosovës dhe Danimarkës, e cila parasheh shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez.

Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen më 23 maj 2024, dy vjet pasi ajo ishte nënshkruar.

Sipas marrëveshjes, personat që do të transferohen nuk do të jenë shtetas të Danimarkës.

Më herët, Ministria e Drejtësisë e Danimarkës kishte deklaruar për REL-in se të burgosurit të cilët do t’i dërgojë në burgun e Gjilanit janë persona të dënuar me dëbim nga Danimarka.

Megjithatë, shteti danez është zotuar se nuk do të sjellë të burgosur me rrezikshmëri të lartë.

Ata nuk do të jenë të dënuar për krime lufte, terrorizëm, apo persona me çrregullime të rënda mendore.

Në këmbim të këtij transferimi, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro.

Një pjesë do të investohet në Shërbimin Korrektues, ndërsa pjesa tjetër në energji të ripërtërishme.

Sipas marrëveshjes, Danimarka ka premtuar një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh për të mbuluar periudhën e tranzicionit, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes deri në funksionalizimin e plotë të burgut.

Shërbimi i danez i Burgjeve konfirmoi për REL-in se tashmë kanë paguar shumën fillestare.

Pas kësaj, pagesat do të bëhen çdo tre muaj, në varësi të numrit të të burgosurve të pranishëm në institucion./rel

Continue Reading

Lajmet

Limaj: Zgjidhja përfundimtare nuk varet vetëm nga ne

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se zgjidhja përfundimtare nuk varet vetëm nga partia e tij, por edhe nga të tjerët. Ai u shpreh i bindur se shpejt do të formohen institucionet, por shtoi se duhet të ketë marrëveshje politike.

Kreu i Nismës tha se secili subjekt politik e ka përgjegjësinë dhe se “secili subjekt politik e ka në agjendë të shterojë alternativa të ndryshme”.

Tani më, tash e sa kohë janë zhvillimet e njëjta. S’ka dilemë që qytetarët e Kosovës presin sa më shpejt formimin e institucioneve. Unë besoj që dalëngadalë po afrohet koha dhe besoj shumë shpejt Kosova do t’i ketë institucionet e veta. Shpresoj secili subjekt politik e ka një agjendë të vetën për t’i shteruar alternativat e ndryshme. Ajo që është e qartë është se duhet të ketë një marrëveshjeve politike, e cila do t’i jap Kosovës institucionet, edhe në parlament edhe në qeveri.” është shprehur Limaj.

Ndërsa përmendi edhe takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani për zgjedhjet lokale.

Takimet kanë ndodhur dhe do të ndodhin. Sot e kemi edhe me presidenten dhe besoj që takimet e tilla janë lajme të mira kudo që ndodhin, pavarësisht se nga kush thirren. Për faktin që shihet që është një përpjekje për të gjetur zgjidhjen, besoj që do të ketë pjekuri të mjaftueshme që në një moment të caktuar të vijmë edhe te zgjidhja. Nisma është e gatshme për të dhënë kontributin e vet dhe të jetë e përgjegjshme, të ofrojë zgjidhje mbi bazën e fuqisë politike dhe mundësisë tonë politike, secili subjekt merr përgjegjësinë e vet, ne si parti politike jemi pozicionuar kemi dëshirë që të ofrojmë zgjidhje duke parë nevojën që të kalohet kjo krizë. Edhe a do të jetë kjo zgjidhje përfundimtare, nuk varet më nga vetëm ne, varet edhe nga të tjerët”, shtoi Limaj.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Kurti po e ushtron kundërligjshëm rolin e kryeministrit

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti “po qëndron kundërligjshëm në këtë pozitë”.

Kemi bërë diçka shumë më shumë se sa vetë edhe zotëri Kurti në të kaluarën që ka ofruar për kryetaren e Kuvendit. Pra, është më e rëndësishme për zotëri Kurtin, Albulena në këtë rast, se sa konstituimi i Kuvendit. Mendoj që kemi qeveri kundërligjshëm, një njeri që i mban dy pozita edhe vjen deputet edhe ushtron rolin e kryeministrit është e kundërligjshme, gabim është çfarë po ndodhë po çfarë të bëjmë”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj tha se e vlerëson deputeten Albulena Haxhiu, por qëndrimi i tyre është i njëjtë.

Ne kemi ofruar propozimin para se të nominohet zonja Haxhiu. Kush e mban mend seancën e parë, të datës 15, ne kemi thënë që jemi të gatshëm të votojmë dy kandidatet. Me kalimin e kohës kjo është bllokuar në pozicionin e zonjës Haxhiu, por personalisht unë e vlerësoj edhe si njeri edhe si familje, por ne e kemi bërë një ofertë dhe i qëndrojmë asaj oferte. Ne jemi të gatshëm sot të votojmë nëse e ndërrojnë emrin e kandidatit”, shtoi ai.

Continue Reading

Të kërkuara