Kulturë

Margot Robbie: Harley Quinn nuk ka më nevojë për ndihmën e Joker

Published

on

Margot Robbie thotë se Harley Quinn është një personazh më i pavarur në ‘The Suicide Squad’.

Aktorja 30-vjeçare do të përsërit rolin e saj në vazhdimin e DC Extended Universe (DCEU) dhe ndjen se personazhi ka ndryshuar nga filmat e mëparshëm pasi ajo nuk është aq e varur nga Joker.
Margot i tha gazetës Toronto Sun: “Për mua, ajo ka kaq shumë aspekte për personalitetin e saj, sa është një gjë e pafund për të eksploruar”.

Margot Robbie dhe Jared Leto në Suicide Squad.

“Unë mendoj se në filmin e parë të “Suicide Squad” ajo kishte një farë besimi, duke ditur që ajo kishte mbrojtjen e Joker. Ajo ishte si,” Unë do të shkojë në këtë mision, dhe ai do të më nxjerrë këtu në një sekondë ‘… kjo ishte disi një privilegj i saj në atë film. Pastaj në ‘Birds of Prey’ [Harley Quinn] ishte si, “Oh në djall, është një botë e frikshme dhe e ftohtë… mbase nuk mund t’ia dalë”, shtoi ajo.

Margot Robbie në filmin Birds of Prey.

Ylli i ‘Once Upon a Time in Hollywood’ mendon se filmi i ri do të tregojë se sa alter egoja e saj është rritur në konfidencë.

Ajo shtoi: “Në këtë film, koha ka kaluar, nuk lidhet drejtpërdrejt me asnjërin nga ata filma, por nuk është diçka me të cilën Harley po lufton më. Ajo nuk po pret që Joker të shfaqet dhe nuk po dyshon nëse mund ta bëjë vetë. Ajo e di”.

Margot Robbie – Suicide Squad.

Margot i është bashkuar filmit të James Gunn në kastin që përfshin Idris Elba, Sylvester Stallone dhe Joel Kinnaman – të cilët kohët e fundit e përshkruan filmin si “të çmendur”.

(Përktheu dhe përshtati UBT News)

Rajoni

Koncert Koral në kuadër të Ditëve të Artit dhe të Dizajnit dhe 25-vjetorit të UBT-së

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe të Dizajnit dhe shënimit të 25-vjetorit të themelimit të UBT-së, u mbajt një koncert koral i veçantë, i cili solli para publikut fuqinë e muzikës, artit dhe bashkëpunimit artistik.

Të pranishmit patën kënaqësinë të shijojnë performancën e Korit të Fakultetit të Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhmentit në UBT, nën dirigjimin e profesoreshës dhe dirigjentes, Lindita Isufi. Me përkushtimin dhe profesionalizmin e saj, kori prezantoi një program të pasur artistik, rezultat i punës së vazhdueshme, disiplinës dhe dashurisë së studentëve për muzikën.

Pjesa e parë e koncertit iu kushtua krijimtarisë shqiptare, duke sjellë interpretime të veprave:

  • Dashnor tu bana – Shime Deshpali
  • Ishin dy kunata – Rafet Rudi
  • Po vijnë krushqit – Tish Daija
  • Unë biri yt Kosovë – Feim Ibrahimi

Përmes këtyre veprave u pasqyruan tradita, kultura dhe identiteti ynë muzikor, duke përcjellë emocione të veçanta te publiku.

Në pjesën e dytë, kori solli disa nga këngët më të njohura të repertorit ndërkombëtar:

  • Creep – nga Radiohead
  • Mamma Mia – nga ABBA
  • Siyahamba
  • Shkon djali termale – Çesk Zadeja

Koncerti dëshmoi edhe një herë rëndësinë e artit dhe muzikës si ura komunikimi ndërmjet kulturave, duke bashkuar zërat, emocionet dhe shpirtin krijues në një harmoni të vetme.

Continue Reading

Aktualitet

Liqeni i Shkodrës përfshihet në UNESCO

Published

on

By

Një lajm i rëndësishëm ka ardhur për trashëgiminë natyrore të Shqipërisë, me përfshirjen zyrtare të Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës. Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm për mbrojtjen dhe promovimin ndërkombëtar të kësaj pasurie të jashtëzakonshme natyrore.

Këtë arritje e ka ndarë me publikun edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përmes një mesazhi u shpreh se ky është një sukses i angazhimit institucional dhe diplomatik të vendit.

“Me kënaqesinë e një tjetër lajmi të bukur për Shqipërinë e Gjelbër dhe trashëgiminë tonë natyrore, futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës, rezultat i punës sonë diplomatike po edhe i kujdesit me përgjegjësi për këtë pasuri shqiptare që i shtohet thesareve të botës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një javë të mbarë”, ka njoftuar Rama.

Continue Reading

Vendi

Përzgjidhet projekti fitues për Memorialin e Adem Jasharit në Prishtinë, “Zâni i Lirisë” merr vendin e parë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është përzgjedhur projekti fitues për “Memorialin Përkujtimor Adem Jashari”, ku vendin e parë e ka zënë koncepti “Zâni i Lirisë”.

Sipas Ramës, projekti fitues është përzgjedhur nga komisioni profesional vlerësues dhe do të realizohet në kryeqytet, duke bartur peshën historike, kombëtare dhe emocionale që përfaqëson figura e Adem Jasharit dhe familjes Jashari.

“Zâni i Lirisë” synon të jetë më shumë se një monument përkujtimor. Koncepti është menduar si simbol i sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

I frymëzuar nga fjalët e njohura të Adem Jasharit, memoriali do ta shndërrojë zërin e tij në një simbol të përhershëm të lirisë, duke ruajtur kujtesën historike dhe duke përcjellë mesazhin e sakrificës ndër breza.

Sipas Komunës së Prishtinës, memoriali do të jetë një hapësirë që do të nderojë figurën e Komandantit Legjendar dhe do të shërbejë si pikë referimi për kujtesën kolektive të qytetarëve.

Continue Reading

Lajmet

Miratohet Plani i Menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës

Published

on

Është miratuar Plani i Menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës, një dokument i rëndësishëm që synon mbrojtjen, ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone me vlera të veçanta kulturore dhe historike.

Pas investimeve të realizuara në revitalizimin e qytetit të vjetër, ky plan përcakton mekanizmat dhe masat konkrete për mbrojtjen e trashëgimisë historike, arkitektonike dhe peizazhit kulturor të Janjevës, duke siguruar që këto vlera të mbeten pjesë aktive e jetës së komunitetit.

Janjeva konsiderohet një nga qendrat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë, me histori dhe identitet të pasur. Përmes këtij plani synohet mirëmbajtja, aktivizimi dhe menaxhimi afatgjatë i trashëgimisë së saj, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për zhvillimin lokal.

Po ashtu, plani parasheh zhvillimin e turizmit kulturor në harmoni me ruajtjen e vlerave historike, duke e shndërruar trashëgiminë në një faktor të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të zonës.

Miratimi i këtij plani vlerësohet si një tjetër hap i rëndësishëm në procesin e rijetësimit dhe promovimit të Janjevës si një qendër me rëndësi të veçantë kulturore dhe historike.

Continue Reading

Të kërkuara