Kulturë

Margariti: Sandër Prosi, një prej aktorëve ikonë të filmit dhe teatrit shqiptar

Sandër Prosi, një prej aktorëve ikonë të filmit dhe teatrit shqiptar.

Published

on

 Ministrja e Kulturës, Elva Margariti kujtoi sot Aleksandër Prosin,  një nga aktorët më të mëdhenj të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, që ka lënë pas figura të paarritshme.

Sandër Prosi, një prej aktorëve ikonë të filmit dhe teatrit shqiptar, personazhet e të cilit kanë mbetur në kujtesën e brezave dhe në arkivën e artë të kinematografisë, lindi më 6 janar të vitit 1920 lindi në Shkodër.

Pasi mbaroi shkollën fillore, ai  vazhdoi gjimnazin e Tiranës. Mori pjesë në dramën “Vilhelm Teli”. Shkoi për studime në Austri për dentist, të cilat nuk i mbaroi. Më 1947 merr pjesë në konkursin pranë Teatrit Popullor dhe e fiton atë. Që këtu fillon dhe veprimtaria e tij e gjerë dhe e larmishme artistike.

Sandër Prosi bën pjesë ndër ata aktorë, ndihmesa e të cilëve është e lidhur me krijimin e artit tonë profesionist të skenës dhe ekranit, si dhe me arritjet e tyre më të shënuara. Ai krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve tanë si: A. Z. Çajupi, K. Jakova, B. Levonja, L. Papa, I. Kadare, T. Laço, R. Pulaha, D. Agolli, Dh. Xhuvani dhe të autorëve të huaj si: Shekspiri, Shileri, Çehovi, Karaxhale, Gorki, Brehti etj.

Interpretoi në rreth 30 filma, ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e qëndrueshëm të teatrit dhe kinematografisë tonë.

Për ndihmesën e tij të madhe në zhvillimin e artit tonë skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”, me Çmime të Republikës dhe me urdhra e medalje.

Continue Reading

Magazinë

Zbulohet shkaku i vdekjes së Val Kilmerit, detaje të reja dalin në dritë

Published

on

Pneumonia është shkaku i vdekjes se aktorit të njohur Val Kilmer, ka raportuar TMZ.

Ylli i cili u bë i famshëm me rolet në “Top Gun”, “The Doors” dhe “Batman Forever”, vdiq më 1 prill në Los Angeles, në moshën 65-vjeçare.

Sipas dokumentit shkak ishte pneumonia, janë listuar edhe faktorë tjerë që kontribuuan në vdekjen e tij,

Dështimi akut i frymëmarrjes (acute hypoxemic respiratory failure)

Dështimi kronik i frymëmarrjes

Karcinoma me qeliza skuamoze në bazën e gjuhës (një lloj kanceri që Kilmer e kishte pasur më parë)

Kequshqyerja

Trakeostomia (hapje kirurgjikale në qafë për të ndihmuar në frymëmarrje)

TMZ ka raportuar se aktori është kremuar më 7 prill. Lajmin për shkakun e vdekjes e kishte bërë të ditur vajza, Mercedes Kilmer, për The New York Times, duke konfirmuar se babai i saj ishte diagnostikuar me kancer të fytit më 2014, por më vonë ishte shëruar.

Val Kilmer ka debutuar në ekranin e madh më 1984 me komedinë “Top Secret!”, por fama globale i erdhi me rolet si: Jim Morrison në filmin biografik “The Doors” (1991), Batman në “Batman Forever” (1995), Iceman në “Top Gun” (1986), në “Top Gun: Maverick” (2022), pati moment prekës me Tom Cruise.

Në një intervistë në 2023, Cruise e përshkroi ribashkimin me Kilmerin si “jashtëzakonisht emocional”.

“Ai është një aktor aq i fuqishëm, sa menjëherë u shndërrua në karakterin që i kërkohej ta interpretonte”, pati thënë Cruise.

Continue Reading

Magazinë

Meghan Markle: Në këtë kohë krize, njerëzit kanë nevojë për gëzim

Published

on

Meghan Markle, dukesha e Sussexit, beson se njerëzit kanë nevojë për gjëra që u sjellin gëzim, veçanërisht në kohë të vështira ekonomike, dhe sipas saj, kjo është ajo që sjell brendi i saj i ri, “As Ever”.

Në një intervistë për “Fortune”, Meghan ka treguar se të gjitha produktet e brendit janë të prodhuara në SHBA, ndaj nuk preken nga tarifat doganore të presidentit Donald Trump për importet.

“Aktualisht, të gjitha produktet tona prodhohen në SHBA, kështu që nuk presim që tarifat të na prekin drejtpërdrejt. Por kur e sheh më gjerë, dhe si do ta prekin këto çështje konsumatorin çdo ditë, jam shumë mirënjohëse që e kam menduar këtë që në fillim të brendit”, ka thënë ajo.

Me një ofertë që përfshin reçel, çaj dhe produkte të tjera të stilit të jetesës, Meghan ka theksuar se shumica e artikujve të saj kushtojnë më pak se 20 dollarë.

“Gjatë çdo recesioni, njerëzit sërish kërkojnë rehati. Diçka që i bën të ndihen mirë. Ky brend është ndërtuar për të ofruar atë ndjesi, bukuri dhe qasshmëri, pa çmime të kripura”, ka thënë dukesha.

Ish-aktorja e serilait “Suits”, ka thënë se gjithmonë ka pasur pasion për kombinimin e stilit të saj personal, përmes veshjeve që duken luksoze, por që në të vërtetë janë të përballueshme.

“Gjithmonë më kanë pëlqyer gjërat që duken bukur, por që nuk të zbrazin kuletën. Mendoj se ka një lidhje të qartë mes stilit tim personal dhe filozofisë së këtij brendi”, ka thënë ish-aktorja.

Kjo nuk është përvoja e saj e parë me biznesin. Meghan ka kujtuar se nisja në sipërmarrje filloi në moshën 11-vjeçare, kur bënte lidhëse për flokë me makinën qepëse në shtëpi dhe i shiste në lagje.

Krahas brendit “As Ever”, Meghan ka lansuar këtë javë edhe podcastin e  ri: “Confessions of a Female Founder”, ku ndan përvojat e saj në kohë reale.

“Jam duke folur për çfarë po kaloj, teksa po e kaloj. Jo me reflektim pasi gjithçka ka kaluar, por në moment. Edhe pse është sfiduese për shkak të orarit, ndihet si mënyra më e sinqertë për të treguar historinë”, ka thënë dukesha.

Ajo shpreson që ky podcast do ta ndihmojë audiencën ta njohë më mirë versionin real të personalitetit.

“Kur njerëzit ndihen rehat, sikur janë me ty në një bisedë të zakonshme, atëherë ndodh ndikimi i vërtetë”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Continue Reading

Magazinë

Seriali hit i Netflix “Adolescence” pritet të ketë një sezon të dytë

Published

on

“Adolescence”, i cili nga kjo javë u bë seriali i katërt më i ndjekur në anglisht në servis, së shpejti do të jetë i treti, me 114 milionë shikime.

Deadline raporton se kompania e prodhimit “Plan B” e Brad Pitt është në bisedime me regjisorin Philip Barantini për perspektivat për një sezon të dytë.

“Adolescence” është një mini-serial që ndjek djalin 13-vjeçar Jamie Miller (Owen Cooper), i cili akuzohet për vrasjen e një vajze adoleshente në klasën e tij. Historia zemërthyese tregohet në katër episode, secili i filmuar në një pamje të vetme, duke shtuar një eksperiencë të tensionuar qëllimisht për shikuesin.

Netflix do ta bëjë të disponueshëm serialin përmes shërbimit të tij të transmetimit Into Film+. Organizata bamirëse për marrëdhënie të shëndetshme, Tender, do të krijojë udhëzues dhe burime.

Që nga premiera e tij më 13 mars, seriali ka grumbulluar 24.3 milionë shikime në vetëm katër ditë, duke e bërë atë serialin më të vlerësuar të Netflix për javën 10-16 mars.

Continue Reading

Magazinë

“Kapitull i ri për markën luksoze”-Prada blen Versace për 1.25 miliardë euro

Published

on

Kompania e famshme “Prada” njofton se ka bërë një marrëveshje përfundimtare për të blerë “Vesace” nga Capri Holdings, për një shumë parash prej 1.25 miliardë euro.

“Jemi të lumtur të mirëpresim Versace në Grupin Prada dhe të fillojmë një kapitull të ri për një markë me të cilën ndajmë angazhim të palëkundur ndaj kreativitetit, kujdesit ndaj produktit dhe trashëgimi të fortë kulturore,” deklaroi në një postim Patrizio Bertelli, president dhe drejtor ekzekutiv i grupit Prada.

“Qëllimi ynë është t’i japim vazhdimësi trashëgimisë së Versace, duke festuar dhe rinterpretuar estetikën e saj të guximshme dhe të përjetshme, ne do të ofrojmë një platformë solide, të forcuar me kalimin e viteve nga investimet e vazhdueshme industriale dhe të shpërndarjes. Organizata jonë është e gatshme dhe e pozicionuar mirë për të shkruar një faqe të re në historinë e Versace, duke shfrytëzuar vlerat dhe konfidencën e grupit,” shtoi ai.

“Jam absolutisht e kënaqur që Versace po i bashkohet familjes Prada. Gianni dhe unë kemi pasur gjithmonë admirim të madh për Miuwia, Patrizio dhe familjen e tyre.

Jam i nderuar të lë shtëpinë në duart e biznesit familjar italian të besuar e jam gati të mbështes epokën e re për markën në çdo mënyrë të mundshme,” u shpreh Donatella në një postim në rrjetet sociale.

Continue Reading

Të kërkuara