Lajmet

Maqedonci takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për intensifikimin e patrullimit kufitar pas Banjskës

Maqedonci ka thënë se me Ulutas kanë folur për situatën e sigurisë në vend.

Published

on

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim Komandantin e KFOR-it, Ozcan Ulutas. Maqedonci ka thënë se me Ulutas kanë folur për situatën e sigurisë në vend dhe intensifikimin e patrullimit kufitar nga KFOR pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

“Ishte kënaqësi të takoj komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özcan Ulutaş. Temë qëndrore e takimit ishte situata e sigurisë në vend, intesifikimi i patrullimit kufitar nga ana e trupave të KFOR-it duke marrur për shkas sulmin e 24 shtatorit, e po ashtu rritja e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës në çështje të mbrojtjes. Ruajtja e kufirit do të thotë ngritje e nivelit të sigurisë, mbyllje e rrugëve ilegale dhe luftim i grupeve kriminale nga ana e Policisë së Kosovës. Ky bashkëpunim Polici e Kosovës, KFOR, FSK, ofron siguri dhe stabilitet për gjithë qytetarët dhe vendin tonë”, ka shkruar Maqedonci.

Lajmet

Arsyeja e vërtetë pse “Spice Girls” u ribashkuan pa Victoria Beckham

Published

on

Victoria Beckham u shfaq për herë të fundit si pjesë e “Spice Girls”, në skenën e ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike të Londrës, në vitin 2012. Që nga ajo kohë dëshira më e madhe e të gjithëve ka qenë të shohin sërish grupin të performojë së bashku.

Nga ana tjetër, duket se edhe vetë vajzat e grupit muzikor duan të ribashkohen e madje kanë bërë përpjekje për t’u shfaqur në skenë, ndërsa grupi punon shumë për të organizuar një tjetër turne ribashkimi, ende mungon një emër në program: Victoria Beckham, ajo që konsiderohet më e famshmja.

Cila është arsyeja që ajo u la jashtë projektit aktual të grupit, i cili shpreson të korr sukses me një seri koncertesh anembanë botës vitin e ardhshëm?

“Arsyeja mund të përmblidhet në dy fjalë të thjeshta: Simon Fuller”, raporton Daily Mail.

Pas dekadash tensioni dhe armiqësie, katër anëtaret e tjera të “Spice Girls”.  Mel B, Mel C, Geri Horner dhe Emma Bunton, po punojnë me ish-menaxherin Simon Fuller, 64 vjeç. I gjithë organizimi po bëhet me shpresën se katërshja do të jetë në gjendje të nisë turne fitimprurës që shënon 30-vjetorin e këngës së tyre debutuese të vitit 1996, “Wannabe”, vitin e ardhshëm.

Ndërsa pjesa tjetër ia ka dalë t’i lërë pas mosmarrëveshjet, Victoria dhe bashkëshorti, David Beckham, mbajnë ende mëri me menaxherin e grupit muzikor. Në fakt, marrëdhëniet midis tyre u përkeqësuan aq shumë sa dyshja ndërprenë kontratat me “Simon’s XIX Entertainment” në vitin 2018.

“Bashkëpunimi i Spice Girls me Fuller do të thotë se nuk ka absolutisht asnjë shans që Victoria të jetë e përfshirë”, tha një burim pranë grupit.

Prishja e partneritetit Beckham-Fuller

Më 2018 ishte e qartë (dhe ndodhi) se David Beckham dhe menaxheri Fuller ndaheshin, pas 15 vitesh bashkëpunimi, vazhdon raporti. David dhe Victoria shpenzuan 38 milionë paund për të blerë 33% të aksioneve të Fuller në bizneset e futbollistit për të fituar kontrollin e plotë të “Beckham Brand Holdings”.

Burimet pohuan në atë kohë se kishte probleme midis tyre, gjë e cila solli dhe fundin e partneritetit.

Victoria ndoqi shembullin e bashkëshortit dhe i dha fund bashkëpunimit me Fuller në gusht 2019. Ai ende zotëron aksione në kompaninë e saj të modës, por marrëdhënia e ngushtë që kishte me familjen Beckham nuk ekziston më. Në fakt, thuhet se dyshja zgjodhën menaxherin e Justin Bieber dhe Ariana Grande-s, Scooter Braun, kur djali i tyre Cruz donte të bëhej yll i muzikës pop, duke e refuzuar Fuller-in pavarësisht karrierës së tij të shkëlqyer.

Pra, pavarësisht përpjekjeve, Victoria nuk do të jetë pjesë e turneut, si pasojë e konflikteve me menaxherin e grupit muzikor “Spice Girls”.

Continue Reading

Lajmet

Deputetët mblidhen për të njëmbëdhjetën herë për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në përpjekjen e njëmbëdhjetë për ta konstituar përbërjen e re të dalë nga zgjedhjet parlamentare të shkurtit.

Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.

Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), por në gjashtë votime, kandidatja e saj, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme, përkatësisht 61.

Më 3 maj, deputetët, për të dytën herë me radhë, refuzuan që të formohet një komision për votim të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës, i cili u propozua nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, gjatë përpjekjes së nëntë për konstituim të Kuvendit.

Në vazhdimin e dhjetë të seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Deputetë të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë thanë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë.

Para përpjekjes së nëntë për konstituimin e Kuvendit, më 1 maj, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ftoi në takim udhëheqësit e PDK-së dhe të LDK-së.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, pranoi ftesën, por pas takimit ai nuk njoftoi për një ujdi se si të shkohet përpara.

Partitë që po kundërshtojnë emrin e Haxhiut për kryeparlamentare i kanë kërkuar LVV-së të ndryshojë propozimin për postin, në mënyrë që procesi të zhbllokohet./REL/

Continue Reading

Lajmet

Krimet kundër njerëzimit nuk falen, përkujtohet masakra në Studime të Vushtrrisë

Published

on

By

Në 26-vjetorin e masakrës serbe në Studime të Vushtrrisë u kërkua drejtësi për 116 shqiptarët e vrarë më 2 maj 1999.

Në akademinë përkujtimore, të organizuar nga Komuna e Vushtrrisë, u kërkua edhe unitet politik.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se strategjia gjenocidale serbe përfshiu edhe fshatrat e Vushtrrisë ku mbeten të vrarë 116 civilë.  Ai theksoi se vetëm me dënim për ata që kryen këtë masakër familjarët do të gjejnë prehje, dhe paqja do të jetë e qëndrueshme.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi tha se masakra e 2 majit ka lënë gjurmë të mëdha e te pashlyeshme, ndërsa kriminelët serbë që kryen këtë masakër ende nuk janë dënuar.

Në këtë akademi përkujtimore i pranishëm ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tha se i paharruar është kujtimi për të gjithë të rënët për liri.

Sokol Gjata, në emër të familjarëve, kërkoi që amaneti i martirëve dhe të rënëve për liri mos të harrohet në zyrat e shtetit.

26 vjet më parë, më 2 maj të vitit 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 116 civilë të pafajshëm shqiptarë. Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri. Dëshmitarët kishin deklaruar se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.

Continue Reading

Lajmet

Hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Malajzi

Published

on

By

Sot hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi, duke shënuar një moment të veçantë dhe një hap të rëndësishëm në angazhimet e Kosovës për forcimin e lidhjeve me vendet e Azisë Juglindore dhe zgjerimin e pranisë së saj diplomatike në këtë rajon strategjik.

Kështu thuhet në një komunikatë për media të Ministrisë së Punëve të jashtme, ku theksohet se Malajzia ka qenë një ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe hapja e ambasadës në kryeqytetin e saj përfaqëson një dëshmi të përkushtimit të ndërsjellë për të avancuar bashkëpunimin dhe për të thelluar marrëdhëniet e ndërtuara mbi respektin dhe mirëkuptimin reciprok.

Hapja e Ambasadës në Kuala Lumpur nuk është vetëm një zgjerim i pranisë sonë diplomatike, por edhe një shprehje konkrete e vullnetit tonë për të ndërtuar ura miqësie, bashkëpunimi dhe zhvillimi me një nga rajonet më dinamike në botë. Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Malajzisë dhe të përkushtuar për ta çuar këtë partneritet në nivele të reja,”deklaroi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur synon të shërbejë si një urë e re bashkëpunimi në fushat e diplomacisë, tregtisë, shkëmbimeve kulturore dhe përkrahjes së qytetarëve të Kosovës në këtë pjesë të botës. Kjo hapje është rezultat i punës së vazhdueshme institucionale dhe përkushtimit strategjik për afirmimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara