Lajmet

Maqedonci: Ekziston rreziku i përsëritjes së rastit “Banjska”

Published

on

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se ka rrezik potencial që grupe të armatosura të mbështetura nga strukturat në Serbi, mund ta përsërisin sulmin terrorist në Kosovë, me synime politike si ai i Banjskës së viti të kaluar.

Maqedonci në një intervistë ka thënë se kjo mund të ndodh për faktin se grupet terroriste në krye me Milan Radoiçiqin, që kryen sulmin terrorist në Kosovë, enden të lirë, trajnohen e zhvillojnë aktivitete në Serbi. Por ministri thekson se në vend janë krijuar kushte për të parandaluar këto rreziqe, marr parasysh fuqizimin e institucioneve të sigurisë, shtrirjen administrative të vendit në katër komunat veriore e prezencën e shtuar të Policisë së Kosovës më veri.

Maqedonci ka shtuar se së fundi është shtuar edhe numri i trupave të KFOR-it përgjatë vijës kufitare me Serbinë pikërisht për të penguar futjen grupeve terroriste në Kosovë.

“Duke pasur parasysh shtrirjen administrative të vendit tonë tani më edhe në katër komunat veriore të vendit tonë, gjithashtu prezencën e shtuar të Policisë së Kosovës në atë pjesë, ndalimin e aktiviteteve të ndryshme ilegale duke përfshirë edhe zyrat ilegale që funksionin në pjesën veriore të vendit tonë. Duke pasur parasysh që pas sulmit të 24 shtatorit pjesa më e madhe e grupit që drejtohej nga Radoiçiq janë larguar për në Serbi, normalisht rreziku brenda territorit tonë është zvogëluar. Por gjithmonë mbetet rrezik mundësia që grupe si grupi Radoiçiq, dhe vetë grupi Radoiçiq të zhvilloj ndonjë aktivitet të ngjashëm terrorist me synime politike, gjithmonë i mbështetur nga strukturat në Serbi. Përderisa grupi i Radoiçiqit dhe grupet tjera kriminale dhe terroriste qarkullojnë të lira në Serbia, për më tepër trajnohen dhe zhvillojnë aktivitetet atje, vlerësojmë që prapë mund të ketë rreziqe të ngjashëm. Por gjithashtu duhet theksuar edhe fakti që tani më janë krijuar shumë parakushte që kjo të mos ndodh dhe këto parakushte janë krijuar nga institucionet tona por edhe nga prezenca e shtuar e trupave të KFOR përgjatë vijës kufitare me Serbinë. Kohët e fundit është vërejtur një shtim i numrit të KFOR sidomos në brezin kufitar. Kjo është bërë pikërisht për të penguar futjen grupeve të tilla në Kosovë”, ka thënë ai.

Maqedonci ka thënë se Serbia vazhdon që të ketë qasje hegjemoniste në raport me Kosovën e me vendet e tjera fqinje. Sipas tij, Serbia vazhdon të mbajë rreth 70% të kapaciteteve të saj ushtarake në jug dhe 48 baza të ushtrisë dhe gjandarmëris serbe përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

“Thelbi i kërcënimit ushtarak të Serbisë është gjithmonë politik, Serbia po vazhdon të ketë qasje hegjemoniste në raport me Kosovën, por edhe me vendet e tjera fqinje. Kjo qasje shpesh po përkthehet në aktivitete të ndryshme si diplomatike, ekonomike të dezinformimit, gjithashtu edhe atyre ushtarake edhe mbështetjes së njësive jo konvencionale dhe grupeve terroriste siç ishte rasti i grupit të Radoiçiqit. Dhe Serbia Është duke vazhduar që të mbajë rreth 70 për qind të kapaciteteve të tyre në jugë të territorit të saj dhe 48 baza të përparme të ushtrisë dhe gjandarmëris serbe përgjatë vijës kufitare me Kosovën, por edhe vetë furnizimet me armatime që Serbia po pranon nga vendet e lindjes është një tregues i një qasje agresive të Serbisë në raport me fqinjët”, ka thënë ai.

Maqedonci theksoi se aktivitetet ushtarake të Serbisë, përfshirë blerjen e armëve dhe prodhimin e tyre, janë një kërcenim jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë stabilitetin në Ballkan. Ai e lidh këtë militarizim të Serbisë me mbështetje nga Rusia, duke e cilësuar si një përpjekje për të destabilizuar rajonin dhe penguar integrimin e tij në BE dhe NATO. Ministri garantoi se Kosova po forcon kapacitetet e saj ushtarake, jo për të sulmuar, por për të mbrojtur integritetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj dhe sipas tij, ky fuqizim ushtarak bënë që të mos ndjejmë frike përballë këtyre kërcënimeve.

“Një pjesë ë këtyre kapaciteteve që ata po blejnë por edhe që po prodhojnë nuk janë kapacitete për mbrojte të territorit siç thirret shpesh presidenti  Vuçiq. Për shembull aeroplanët luftarak, janë kapacitet sulmues, por edhe dronët vetëvrasës që po prodhohen në fabrikat e Serbisë janë kapacitet sulmues. Normalisht që gjithë ky militarizim paraqet kërcenim jo vetëm për Kosovën, por për gjithë stabilitetin në Ballkan. Ky kërcënim vjen edhe si trimërim që Serbia po e merr nga federata Ruse por edhe miqtë e tjerë të saj më qëllim që të destabilizoj Ballkanin dhe të minoj proceset e integrimit të Ballkanit në BE dhe në NATO. Normalisht që vendi ynë si një vend demokratik nuk ka synim të ndërtoj kapacitet ushtarake për të sulmuar  as kënd dhe në këtë aspekt ne jemi duke u fuqizuar, por gjithmonë për të mbrojtur Kosovën, për të mbrojtur integritetin dhe territorin e saj, për të mbrojtur qytetarët tanë, pavarësisht përkatësisë etnike apo religjioze. Ky fuqizim na bënë që më të vërtet të mos ndjejmë frike përballë këtyre kërcënimeve por gjithmonë të jemi të matur dhe të kujdesshëm që ne të zhvillohemi, organizohemi dhe fuqizohemi për nevojat e mbrojtjes së vendit tonë”, ka thënë ai.

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Lajmet

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Lajmet

Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës

Published

on

By

Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.

Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.

Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.

Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara