Sport

Mane reflekton pas largimit nga Liverpooli: Do të jem tifozi numër një i ekipit

Published

on

Para pak çastesh u konfirmua se Sadio Mane është larguar nga Liverpooli duke iu bashkuar Bayern Munichut në një marrëveshje tre vjeçare.

Mane do të vazhdojë të ardhmen e tij në Bundesliga, dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me kampionin gjerman.

Tani, ylli senegalez, në një intervistë të fundit për Liverpoolin, reflektoi për vitet e tij te gjiganti anglez, duke treguar se do të jetë tifozi numër një i “Të Kuqve”.

Kushdo që largohet nga Liverpooli, mendoj se do t’i mungojnë tifozët, sepse janë më të mirët në botë, e kam thënë gjithmonë. Sidomos kur këndojnë emrin tim ‘Mane, running down the wing’. E kam shijuar këtë kohë me të vërtetë, të luash në ‘Anfield’ të jep shumë më tepër fuqi shkaku i tifozëve”, tha Mane.

Kështu që me siguri do të më mungoni shumë, ju dua njerëz, unë ende e kam shtëpinë dhe gjithçka në Liverpool, kështu që do të vijë këtu për t’i përshëndetur tifozët dhe ta shikoj Liverpoolin duke luajtur Sepse unë do të jem tifozi numër një i ekipit, shtoi më tej ylli senegalez“, shtoi ai.

Ndërkaq, Mane ka folur edhe për momentin më të mirë dhe golin më të mirë në karrierën e tij si futbollist i Liverpoolit.

Kam arritur diçka te pabesueshme te ky klub dhe jam mirënjohës për mundësinë. Momenti im i preferuar është fitorja 4:0 ndaj Barcelonës në vitin 2019, ndërsa goli im i preferuar duhet të jetë në debutimin ndaj Arsenal, ndërsa i dyti i preferuari ndaj Bayern. Më falni Bayern (qesh)”, tha Mane.

Për fund, Mane foli edhe për dyshen e sulmit, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah, me të cilët arriti të kishte paraqitje dhe statistika fantastike te Liverpooli.

“Firmino dhe Salah – wow, çfarë lojtarë. Liverpool ende ka lojtare të mrekullueshëm, janë ekipi më i mirë në botë me tifozët më të mire në bote padyshim. Sezoni i fundit ishte i pafat për ne pasi ishim afër t’i fitonim katër trofe por përsëri mund te them se e kam shijuar çdo edicion këtu“, tha Mane.

Nga 269 paraqitjet e tij për klubin, Mane shënoi 120 gola, 38 asistime ndërsa fitoi të gjithë trofetë e mundshëm si Premier Ligën, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Super Kupën e Evropës, FA Cup dhe Carabao Cup.

Sport

Irlanda paralajmëron tifozët para ndeshjes me Kosovën

Published

on

By

Irlanda pritet të ketë mbështetjen e një numri të konsiderueshëm tifozësh në ndeshjen ndaj Kosovës, e cila zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Federata e Futbollit të Irlandës ka publikuar udhëzimet dhe informacionet e nevojshme për tifozët që do të udhëtojnë drejt Kosovës, duke përfshirë edhe disa këshilla për qëndrimin e tyre në Prishtinë.

Në njoftimin e saj, federata irlandeze e përshkruan Prishtinën si qytet përgjithësisht të sigurt dhe mikpritës për tifozët mysafirë, ndërsa u ka bërë thirrje atyre që të jenë të kujdesshëm me gjërat personale në zonat me shumë njerëz.

Vëmendje e veçantë u është kushtuar edhe flamujve.

“Flamuri i Kosovës dhe ai i vendit simotër, Shqipërisë, janë shumë të dukshëm në Prishtinë. Këshillohet të mos shfaqen flamuj të tjerë të rajonit, aktual apo nga e kaluara”, thuhet në udhëzimin e Federatës së Futbollit të Irlandës.

Ndeshja Kosovë–Irlandë pritet të zhvillohet para tribunave të mbushura, me stadiumin “Fadil Vokrri” që pritet të jetë në kapacitet të plotë për duelin e së enjtes mbrëma.

D.L

Continue Reading

Sport

Donjeta Sadiku synon medaljen në Kampionatin Evropian

Published

on

By

Donjeta Sadiku do të ngjitet sot në ring në Kampionatin Evropian të Boksit “Sofia 2026”, në një përballje vendimtare për sigurimin e medaljes.

Kampionia mesdhetare e Kosovës do të garojë në kategorinë deri në 60 kilogramë, ndërsa në çerekfinale do të përballet me boksieren holandeze Maund van der Toorn.

Dueli do të zhvillohet nga ora 13:30, në ringun “B”, në Sofje të Bullgarisë.

Një fitore ndaj holandezes do t’i siguronte Sadikut kualifikimin në gjysmëfinale dhe, njëkohësisht, medaljen në këtë Kampionat Evropian.

Selektorja e Kosovës, Marjola Sallauka, shpreson që Sadiku ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt podiumit.

Kampionati Evropian i Boksit “Sofia 2026” po zhvillohet nga 15 deri më 26 shtator në Bullgari.

D.L

Continue Reading

Sport

Kastrioti mëson kundërshtarin në Kupën Evropiane

Published

on

By

Kampioni në fuqi i Kosovës në hendboll, Kastrioti i Ferizajt, ka mësuar kundërshtarin për raundin e dytë të Kupës Evropiane.

Skuadra ferizajase do të përballet me ekipin italian Raimond Sassari, pas shortit të tërhequr të martën në Vjenë.

Kastrioti do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi, më 17 ose 18 tetor, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet në Itali më 24 ose 25 tetor.

Në raundin e dytë të garës marrin pjesë gjithsej 64 skuadra, 19 prej të cilave kanë avancuar nga raundi i parë.

Në raundin e parë të Kupës Evropiane, Kosovën e përfaqësuan edhe Besa Famgas dhe Vëllaznimi i Gjakovës, por të dyja skuadrat u eliminuan.

D.L

Continue Reading

Sport

Formula 1 shkurton garat nga viti 2027, ndryshojnë edhe njësitë e fuqisë

Published

on

By

Garat e Formula 1 do të jenë më të shkurtra nga sezoni 2027, si pasojë e ndryshimeve të planifikuara në njësitë e fuqisë dhe rritjes së rrjedhës së karburantit.

Komisioni i Formula 1 ka miratuar propozimin që distanca standarde minimale e një gare të reduktohet nga 305 në 290 kilometra.

Ky ndryshim lidhet me gjeneratën e re të njësive të fuqisë, e cila do të hyjë në fuqi nga viti 2027. FIA synon të rrisë rolin e motorit me djegie të brendshme përmes rritjes së rrjedhës së karburantit.

Sipas rregullave të reja, motori V6 do të prodhojë deri në 420 kW, ndërsa fuqia maksimale e sistemit elektrik MGU-K do të reduktohet në 300 kW. Përjashtim do të ketë në modalitetin e parakalimit, ku fuqia e MGU-K do të arrijë në 350 kW.

Për të mundësuar rritjen e fuqisë së motorit me djegie të brendshme, rrjedha e karburantit do të rritet me rreth pesë për qind.

Si rezultat, në vitin 2027 raporti i fuqisë së njësisë do të jetë 58:42 në favor të motorit me djegie të brendshme, ndërsa në vitin 2028 pritet të shkojë në 60:40.

Fillimisht ishte diskutuar mundësia e rritjes së kapacitetit të rezervuarit të karburantit, por kjo do të sillte edhe rritje të peshës së makinave. Për këtë arsye, është zgjedhur alternativa e shkurtimit të distancës së garave me 15 kilometra.

Në varësi të karakteristikave të pistës, kjo pritet të nënkuptojë rreth dy deri në tri xhiro më pak për garë.

Ndryshimi do të zbatohet për distancën standarde të garave të Formula 1. Përjashtim do të vazhdojë të jetë Grand Prix i Monakos, i cili tashmë zhvillohet në një distancë më të shkurtër dhe i nënshtrohet rregullave specifike.

Vendimi i Komisionit të F1 duhet të marrë ende miratimin formal të Këshillit Botëror të Sportit Motorik të FIA-s. Pas këtij miratimi, ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi nga sezoni 2027.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara