Aktualitet

Manastirliu në Kuvend: Objektivi i ri, të arrijmë 1 milion vaksinime në Shqipëri

Published

on

Paraditen e kësaj të marte ka nisur Kuvendi i Shqipërisë për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku janë mbledhur deputetët aktual, shumica e të cilëve do të ulen për herë të fundit në parlament, ndërsa 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të betohen në shtator.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka deklaruar se mbi 100 mijë qytetarë i kanë kryer tashmë të dy dozat e vaksinës, teksa tha se do të vijojë furnizimi me vaksinat antiCOVID në ditët e ardhshme.

“Kemi mbërritur në objektivin tonë të parë prej 500 mijë vaksinimesh të kryera në ditët e para të majit dhe jemi të vendosur të ecim me shpejtësi drejt objektivit të ri, për kryerjen e 1 milion vaksinimeve. Sot janë rreth 100 mijë qytetarë që i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, duke siguruar një mbrojtje më të mirë nga virusi i rrezikshëm”, deklaroi Manastirliu.

Duke folur për kalendarin e mbërritjes së vaksinave, Manastirliu tha: “Kemi mbi 730 mijë doza vaksinash që kanë mbërritur në vend. Dhe përgjatë kësaj jave do të kemi edhe 11 mijë e 700 doza vaksine Pfizer, të cilat priten të vijnë. Sikundër vijojmë të furnizohemi përgjatë muajit maj me 99 mijë doza vaksine nga kontrata jonë me Pfizer, instrumentin e Covax, si dhe me një instrument të ri të mbështetjes së Bashkimit Europian, për alokimin e vaksinave për vendet e Ballkanit”.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se situata epidemiologjike në vend paraqitet e kontrolluar, por bëri apel për qytetarët që të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID, shkruan TopChannel.

“Është fakt se tashmë kemi një përgjysmim të incidencës dy javore për 100 mijë banorë dhe ka një rënie të ndjeshme të shtrimeve në spitale nga javët që lamë pas. Edhe pozitiviteti është ulur dhe është tashmë 4% mesatarisht. Ekspertët tanë të Komitetit Teknik janë duke vlerësuar në mënyrë dinamike masat, por gjithçka do të varet nga ecuria e epidemisë. Çlirimi gradual i jetës social-ekonomike duhet medoemos të shoqërohet nga masat e distancimit fizik, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e higjienës, në mënyrë që të mos bëjmë hapa mbrapa dhe të vijojmë të vendosur përpara në këtë kilometër të fundit drejt kthimit në normalitetin aq shumë të dëshiruar”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu i ka kërkuar qytetarëve të dëgjojnë autoritetet shëndetësore, për të kryer sa më parë vaksinën anticovid që ju ofrohet.

“Është e rëndësishme që të dëgjoni autoritetet shëndetësore. Fakti që sot janë mbi 400 mijë gjyshe, gjyshër, prindër të vaksinuar, të çliruar nga barra e rëndë e izolimit të këtyre muajve, duhet të na bëjë të gjithëve akoma më të përgjegjshëm, për rëndësinë që ka vaksinimi i shpejtë, për të siguruar mbrojtjen ndaj virusit të rrezikshëm; për të marrë pa mëdyshje, vaksinën e parë që ju ofrohet. Sepse çdo kohë e fituar, është një jetë e shpëtuar”, tha Manastirliu.

Sot pritet të miratohen në Kuvend disa akte normative, përsa i përket amendimit të marrëveshjes me distributorin e autorizuar të Coronavac në Republikën e Turqisë, për të rritur më tej sasinë e vaksinave të Sinovac, për të pasur më shumë disponibilitet për vaksinat që administrohen në vend dhe për të vijuar me vaksinimin masiv.

Vaksinimi masiv ka vijuar me kalendar të kombinuar në të gjithë vendin për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 518,679 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave mbi 419,246 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Live

Lituania do të vendosë shërbimin universal ushtarak nga viti 2032

Published

on

By

Lituania planifikon ta shndërrojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në një sistem universal nga viti 2032, duke rritur numrin e rekrutëve vjetorë nga 5,000 në rreth 7,500. Vendimi u miratua nga Këshilli Shtetëror i Mbrojtjes dhe u konfirmua nga Presidenti Gitanas Nausėda, me synim forcimin e gatishmërisë ushtarake përballë kërcënimeve në rritje të sigurisë në rajon.

Modeli i ri do të përfshijë të gjithë të rinjtë që plotësojnë kriteret ligjore dhe pritet të kushtojë mes 100 e 120 milionë euro. Krahas kësaj, vendi synon që deri në vitin 2040 ta rrisë rezervën aktive ushtarake nga 50,000 në 74,000 personel. Kryeministri Mindaugas Sinkevicius sqaroi se afati deri në vitin 2032 i është lënë ushtrisë për përgatitjen e infrastrukturës, akomodimit dhe trajnimit të rreth 300 instruktorëve shtesë.

Lituania kishte rikthyer shërbimin ushtarak në formë të pjesshme në vitin 2015 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia. Ky hap i ri përkon me shqetësimet e shteteve baltike dhe Polonisë për kërcënimet hibride dhe agresionin e mundshëm nga Rusia, veçanërisht pas incidenteve të fundit me dronë të hyrë nga hapësira ajrore e Bjellorusisë. /The Geopost/

Continue Reading

Lajmet

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara