Aktualitet

Mali i kërkon Francës të tërheqë trupat “pa u vonuar”

Trupat franceze do të largohen nga Mali “në mënyrë të rregullt”, tha Presidenti Macron.

Published

on

Qeveria e udhëhequr nga ushtria e Malit i kërkoi Francës sot të tërheqë trupat e saj nga shteti Sahel “pa vonesë”, duke vënë në pikëpyetje planet e Parisit për t’u tërhequr për disa muaj, përcjell UBT News.

Një zëdhënës i qeverisë shtoi në një deklaratë të njoftuar në televizionin publik se rezultatet e angazhimit ushtarak nëntëvjeçar të Francës në Malin e shkatërruar nga konflikti ishin “jo të kënaqshme”.

Trupat franceze do të largohen nga Mali “në mënyrë të rregullt”, tha Presidenti Emmanuel Macron të premten, në përgjigje të kërkesës nga junta qeverisëse e Bamakos për t’u larguar menjëherë.

Macron tha në një konferencë për media pas një samiti në Bruksel se, ndërsa ushtarët francezë do të tërhiqen në përputhje me njoftimin e tij një ditë më parë, ata do ta bëjnë këtë në një mënyrë për të vazhduar sigurimin e mbrojtjes për misionin e stabilizimit të OKB-së në Mali, MINUSMA dhe forcat tjera të huaja në vend.

“Nuk do të bëj kompromis për asnjë sekondë” për sigurinë e tyre, tha Macron.

Të enjten, presidenti francez Emmanuel Macron kishte njoftuar se po tërhiqte trupat nga Mali pas një prishjeje të marrëdhënieve me juntën ushtarake në pushtet të vendit.

Marrëdhëniet midis dy vendeve u përkeqësuan ndjeshëm pasi ushtria e Malit mori pushtetin në një grusht shtet në vitin 2020, dhe më vonë kundërshtoi thirrjet për të rivendosur me shpejtësi sundimin civil.

Macron kishte thënë se tërheqja do të ndodhte për katër deri në gjashtë muaj./UBTNews/

Aktualitet

31 korrik – Dita Botërore e Rojtarëve të zonave të mbrojtura

Published

on

Dita e Ranger-it festohet në mbarë botën më 31 korrik për të përkujtuar Rangers të vrarë ose të plagosur në krye të detyrës dhe për të festuar punën që bëjnë ata për të mbrojtur thesaret natyrore dhe trashëgiminë kulturore të planetit.

Dita Botërore e Ranger është një iniciativë e Federatës Ndërkombëtare të Ranger-it.

Tema e Ditës Botërore të Ranger-it  për këtë vit është “30 me 30”, bazuar në Konventën e Kombeve të Bashkuara për Diversitetin Biologjik, objektivi i 3-të i të cilës ishte, që të paktën 30 % e planetit të ruhet dhe menaxhohet në mënyrë efektive deri në vitin 2030 (“30 me 30”).

Ky objektiv nuk mund të arrihet pa fuqi punëtore me burime adekuate dhe të trajnuar në terren.

Në krye të kësaj fuqie punëtore janë rojtarët dhe punëtorët e zonave të mbrojtura, duke përfshirë personelin e punësuar nga shteti, popujt indigjenë, komunitetin dhe kujdestarët vullnetarë, dhe personelin e zonave të menaxhuara privatisht.

Puna e tyre përfshin mbrojtjen, ruajtjen, monitorimin, shërbimet e vizitorëve, menaxhimin e zjarrit, zbatimin e ligjit, edukimin, mbështetjen e komunitetit dhe rregullimin e përdorimit të qëndrueshëm.

Continue Reading

Bota

Gjysma e tokës në Evropë e prekur nga thatësira, vendet më të goditura

Published

on

Një valë e re thatësire ka përfshirë Evropën dhe rajonin e Mesdheut, me 52% të tokës të prekur në fillim të korrikut, sipas të dhënave të Observatorit Evropian të Thatësirës. Kjo është përqindja më e lartë e regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë që prej 2012.

Evropa Lindore është më e prekur, me Kosovën, Serbinë dhe Bullgarinë që përjetojnë ndikimin më të madh, në disa zona deri në 100% të territorit.

Në Bullgari, thatësira ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë për mbi 156 mijë banorë.

Në Hungari, 47% e tokës është në nivel paralajmërimi, në Mesdheun Lindor, si në Armeni (95%) dhe Turqi (77%), situata është rënduar edhe nga zjarret.

Në Siri, thatësira kërcënon prodhimin e grurit, duke vënë në rrezik ushqimor mbi 16 milionë njerëz, ndërsa Perëndimi i Evropës përjeton një situatë më të përzier, Franca, Britania dhe Italia kanë raportuar rritje të ndjeshme të tokës së prekur, ndryshe nga Spanja dhe Portugalia, ku përqindjet mbeten minimale.

Kjo valë e re ngre sërish alarmin për ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe pasojat e tyre në sigurinë ushqimore dhe furnizimin me ujë.

Continue Reading

Bota

Kanada do të njohë Palestinën

Published

on

By

Kryeministri Mark Carney ka thënë se Kanadaja planifikon të njohë një shtet palestinez në shtator, duke u bërë vendi i tretë i G7 që bën një njoftim të tillë ditët e fundit.

Carney tha se ky veprim varet nga reformat demokratike, duke përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve nga Autoriteti Palestinez vitin e ardhshëm pa Hamasin.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të njihte një shtet palestinez në shtator nëse Izraeli nuk pranon një armëpushim dhe kushte të tjera dhe një javë pasi Franca zbuloi një plan të ngjashëm, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Ministria e jashtme e Izraelit e hodhi poshtë njoftimin e Kanadasë, duke e quajtur atë “një shpërblim për Hamasin”. Shumica e vendeve – 147 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së – e njohin zyrtarisht një shtet palestinez.

Carney tha se Kanadaja do ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet së shpejti.

Ai përmendi zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza dhe sulmet e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi si arsye për ndryshimin dramatik të politikës së jashtme të Kanadasë.

Niveli i vuajtjeve njerëzore në Gaza është i patolerueshëm dhe po përkeqësohet me shpejtësi“, u tha Carney gazetarëve të mërkurën.

Ai tha se njohja e shtetësisë palestineze do të varet nga angazhimet e Autoritetit Palestinez për të reformuar rrënjësisht qeverisjen e tij dhe për të demilitarizuar territorin.

Perspektiva e një shteti palestinez po gërryhet para syve tanë“, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Ambasadori francez: Manipulimi i informacionit po bëhet sistematik

Published

on

Politizimi i dërgimit të njësiteve të kërkim-shpëtimit të FSK-së në Liqenin e Ujmanit për të ndihmuar në gjetjen e një personi të zhdukur ka nxitur reagime të forta nga ambasadorët ndërkombëtar.

Ambasadori francez, Olivier Guerot, dënoi ashpër veprimin e qeverisë në detyrë. Ai shtoi se Franca do t’i ofrojë mbështetjen e nevojshme misionit paqëruajtes në Kosovës në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike.”

Geurot shprehu gjithashtu respekt për mediat “që kanë raportuar saktë për rolin e KFOR-it në përpjekjet për gjetjen e trupit të personit të zhdukur nga Liqeni i Gazivodës.”

Franca e mbështet plotësisht KFOR-in dhe Komandantin e tij. Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në sigurimin e sigurisë për të gjithë. Ai meriton respektin dhe mirënjohjen e të gjithë aktorëve në rajon. Franca do të vazhdojë t’i ofrojë atij gjithë mbështetjen e nevojshme në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike. Po ashtu, i bëj nder mediave që kanë raportuar saktë për rolin e KFOR-it në përpjekjet për gjetjen e trupit të personit të zhdukur nga Liqeni i Gazivodës.” – tha Geurot.

Continue Reading

Të kërkuara