Lajmet

Majlinda Kelmendi: Njerëzit nuk do të më harrojnë kurrë

Kelmendi u pensionua si xhudiste në vitin 2021, duke iu bashkuar Driton Kukës si trajnere e ekipit kosovar të xhudos.

Published

on

Legjenda kosovare, Majlinda Kelmendi ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Olympics.com”, ku e ka përshkruar jetën si trajnere e xhudos.

Kelmendi u pensionua si xhudiste në vitin 2021, kështu duke iu bashkuar Driton Kukës si trajnere e ekipit kosovar të xhudos.

“Nganjëherë e kam më të vështirë se sa kur isha një atlete”, tha Kelmendi.

Edhe pas pensionimit të saj në vitin 2021, Kelmendi vazhdon të jetë një figurë ikonë e xhudos dhe veçanërisht e Kosovës.

“Popullariteti im është ende i njëjtë, ndoshta njerëzit më kujtojnë dhe më respektojnë aq shumë sepse unë isha e para që fitova çdo titull për vendin në këtë sport”, tha kampionia olimpike e Rio 2016 dhe dy herë medalja e artë botërore për “Olympic.com” në një video-intervistë ekskluzive nga shtëpia e saj.

“Kishte shumë momente të veçanta gjatë karrierës sime dhe për këtë arsye njerëzit nuk do të më harrojnë kurrë”, tha Kelmendi më tej.

Përballë apartamentit të saj në Pejë, qëndron një statujë e Majlinda Kelmendit. Që prej se u pensionua nga xhudo, ajo më në fund kishte kohë që të reflektonte në dhuratën që i ishte dhënë asaj nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos para tre vitesh.

“Më bën të ndihem krenare. Imagjinoni sa xhudistë ka në botë dhe ata vendosën të bëjnë një statujë për mua në vendin tim”, tha ajo e emocionuar.

Kelmendi u pensionua nga xhudo kur e vërejti se ajo nuk mundet më të stërvitet dhe të garojë në nivelin që ajo dëshironte.

“Ndonjëherë më mungon dhe ndoshta mund të kisha vazhduar edhe dy-tre vjet të tjera, por trupi im nuk e përballon dot më. Edhe nëse dua të stërvitem, trupi im thjesht nuk po më dëgjon”, tha Kelmendi.

Pavarësisht kësaj, xhudo nuk është zhdukur nga jeta e 31 vjeçares. Në fakt, një aventurë e re si trajnere filloi menjëherë kur përfundoi karriera e saj si xhudiste.

“Kam vendosur të jem trajnerë, mendoj, edhe para se të mbaroja karrierën. Do të doja të bëhesha trajnere sepse kur jam në tatami, nuk ka rëndësi se ku, ndihem mirë, jam vetvetja”, tha ajo.

Para një viti, Kelmendi iu bashkua stafit të trajnerëve të mentorit të saj, Driton ‘Toni’ Kuka.

“Ai është bosi, unë jam këtu për ta ndihmuar në çdo gjë, varësisht se çka i nevojitet atij dhe ekipit. Më së shumti punoj në seancat stërvitore të xhudos”, shpjegoi Kelmendi.

“Mendova se do të kisha më shumë kohë kur dola në pension, por kjo është krejtësisht ndryshe sepse tani punoj me fëmijë, me kadetë, me të rinj dhe me të moshuar. Dhe udhëtoj shumë, por më gëzon”, shtoi Kelmendi.

Fillimisht, të ishte trajnere ishte shumë më e vështirë nga sa priste ajo.

“Kur je sportist, mendon vetëm për veten: thjesht stërvitesh, jep maksimumin dhe kaq. Si trajnere, duhet të përballesh me personalitete të ndryshme dhe të përshtatesh me ta, nuk mund t’i trajtosh të gjithë në të njëjtën mënyrë.

Është gjithashtu një përgjegjësi e madhe sepse të gjithë prisnin që unë të isha po aq e mirë sa isha si atlete. Kështu që ka qenë e vështirë, por më në fund gjeta mënyrën time si të jem trajnere”, tha Kelmendi.

Kelmendi është trajnerja e fundit femër që ka marrë një mundësi në nivel të turneut botëror.

lajme

Moti sot në Kosovë

Published

on

By

Moti në Kosovë pritet të jetë kryesisht i vranët, ndërsa në disa zona parashihen edhe reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut.

Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9 gradë Celsius, kurse ato maksimale të ditës pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.

Ndërkaq, do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë. /E.A/

Continue Reading

Live

Ndërprerje globale e shërbimeve të Microsoft-it, preken përdoruesit në 74 shtete

Published

on

By

Gjiganti teknologjik Microsoft po përballet me vështirësi serioze në rregullimin e një ndërprerjeje globale të shërbimeve të tij, e cila ka lënë jashtë funksionit platformat kryesore si Teams, Outlook dhe softuerin e inteligjencës artificiale Copilot, për shkak të problemeve me lidhjen.

Sipas të dhënave nga faqet e monitorimit të rrjetit, kjo rënie e sistemit ka zgjatur për më shumë se 11 orë dhe ka prekur përdoruesit në 74 shtete të botës. Kompania, aplikacionet Microsoft 365 të së cilës përdoren nga mbi 430 milionë njerëz, bëri të ditur se përpjekjet e deritanishme për të zgjidhur problemin nuk po japin rezultatet e pritura.

Nga Microsoft-i kanë sqaruar se kjo ndërprerje nuk është shkaktuar nga ndonjë incident i sigurisë kibernetike. Megjithatë, kjo situatë ka nxitur reagime të ashpra në komunitetin teknologjik.

“Nëse ky nuk është një sulm kibernetik, atëherë është një paaftësi e pabesueshme”, deklaroi një ekspert i teknologjisë për BBC-në.

Pasojat e kësaj rënieje të rrjetit janë ndjerë edhe te kompani të tjera të mëdha të teknologjisë, ku gjigantët e inteligjencës artificiale, OpenAI dhe Anthropic, kanë raportuar po ashtu probleme në funksionimin e shërbimeve të tyre. /BBC/

 

Continue Reading

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara