Lajmet

Macron thotë se të drejtat e grave duhet të jenë kusht për talibanët

Talibanët kanë thënë se tani do të qeverisin në mënyrë më të moderuar sesa në vitet 1996-2001.

Published

on

Franca thotë se grupi i vendeve që bëjnë pjesë në G20-ën duhet të vendosin kushte për njohjen e legjitimitetit të qeverisë së udhëhequr nga talibanët, duke përfshirë edhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave.

Talibanët kanë thënë se tani do të qeverisin në mënyrë më të moderuar sesa në vitet 1996-2001. Atëbotë ata patën kufizuar ashpër të drejtat dhe liritë e grave duke u ndaluar punën dhe daljen jashtë shtëpisë pa një shoqërues mashkull.

Në muajin gusht talibanët rrëzuan qeverinë e njohur ndërkombëtarisht në Afganistan derisa forcat e huaja, të udhëhequra nga amerikanët, po tërhiqeshin pas 20 vjetësh të prezencën ushtarake në këtë vend.

Megjithë premtimet, talibanët javët e fundit nuk kanë dhënë shenja se po qeverisin ndryshe pasi shumë vajzave u është ndaluar kthimi në shkollat e mesme dhe shumica dërrmuese e grave janë urdhëruar të mos kthehen në punë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha në një intervistë për radion France-Inter më 5 tetor se G20-ta duhet t’u thotë talibanëve: “Ju duhet t’iu ofroni një të ardhme vajzave të reja në vendin tuaj në mënyrë absolute. Kjo do të jetë një nga gjërat që do të marrim parasysh para se t’ju njohim”.

Sipas tij, një kusht tjetër i komunitetit ndërkombëtar për talibanët duhet të jetë lejimi i operacioneve humanitare dhe që ata të refuzojnë të bashkëpunojnë me “grupet terroriste islamike” në rajon.

Sipas tij, në këto kushte duhet të bashkohen edhe vendet tjera dhe jo vetëm ato perëndimore. G20 do të mbajë një samit për Afganistanin më vonë gjatë muajit tetor në Romë të Italisë.

Në grupin e 20 vendeve më të industrializuara bëjnë pjesë: Argjentina, Australia, Brazili, Kanada, Kina, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania, India, Indonezia, Italia, Japonia, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara./REL

Lajmet

Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve

Published

on

By

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit. Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri tash janë rinumëruar më shumë se rreth 88 për qind e vendvotimeve apo 2.244 nga 2557 sa janë në total.

Rinumërimi i plotë u ndërmor pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë. Në secilën parti ka kandidatë që ka rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për falsifikim të dokumenteve

Published

on

By

Një shtetas kosovar me inicialet F.V. është ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së vendit.

Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua më 28 janar 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë, si dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane.

I dyshuari ishte arrestuar në Itali dhe kërkohej për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa thuhet se i ishte shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ai u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore. Policia bëri të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar do të vazhdojë me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Continue Reading

Lajmet

PDK thirr konferencë për media sot në orën 14:00

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konferencë për media.

Në komunikatën për media, ata kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrat e selisë, por nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së saj.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas serb në Aeroportin “Adem Jashari”

Published

on

By

Është arrestuar një shtetas i Serbisë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasditen e së mërkurës pasi që dyshohet të ketë prezantuar dokumente të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Continue Reading

Të kërkuara