Lajmet

Macron do të takohet me Putinin në përpjekje për të zbutur tensionet në Ukrainë

Pas vizitës në Moskë, Macron do të udhëtojë drejt kryeqytetit ukrainas, Kyiv, të martën.

Publikuar

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të udhëtojë drejt Moskës në përpjekje për të siguruar angazhim nga presidenti rus, Vladimir Putin, për zbutjen e tensioneve në Ukrainë.

Para udhëtimit të së hënës, udhëheqësi francez tha se shpreson të “diskutojë kushtet e depërshkallëzimit të situatës” gjatë takimeve të tij me Putinin.

Pas vizitës në Moskë, Macron do të udhëtojë drejt kryeqytetit ukrainas, Kyiv, të martën, për të biseduar me presidentin e vendit, Volodymyr Zelenskyy.

Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa pranë kufijve të saj me Ukrainën, duke kërkuar garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO./UBTNews

Lajmet

Kapiteni i Golden Eagle Yllit flet para finales ndaj Trepçës

Publikuar

nga

Kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina ka folur para duelit të së enjtes ndaj Trepçës në ndeshjen e vlefshme për finale e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll, e cila do të zhvillohet në Mitrovicë.

Seria e finaleve qëndron në rezultat të barabartë 2:2. Skuadra që regjistron tri fitore e para shpallet kampione.

Para finales së pestë, ka folur edhe kapiteni i Golden Eagle Yllit, i cili tha se në Mitrovicë do të shkojnë vetëm për fitore.

Edhe kësaj sezone po i vjen fundi. Ndeshja e pestë finale, e 11-ta në total me Trepçën sivjet. Mendoj që të dy skuadrat kemi treguar lojë të mira dhe gjithë tifozët kanë pasur mundësi të kënaqen me ndeshjet. Normal që në lojën e fundit shkojmë në Mitrovicë për fitore, shpresoj të fitojë më i miri. Forca Ylli”, deklaroi Morina.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Haradinaj-Stublla: Paratë e konfiskuara në veri përdoreshin për interesa të Serbisë

Publikuar

nga

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas mbylljes së filialeve të Bankës Postare Kursimore në veri, ku gjatë aksionit të Policisë së Kosovës janë konfiskuar 1.6 milion euro dhe mbi 74 milionë dinarë.

Në një postim në rrjetin X, ish-ministrja ka thënë se mbyllja e pesë lokacione të degëve të bankave ilegale serbe në veri ndikon në ndalimin e pastrimit masiv të parave për interesat personale të zyrtarëve të lartë të Serbisë – Partia SNS e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Po ashtu, Kosova ka ndërprerë aktivitetet kriminale (‘projektet’) të shpallura nga strukturat ilegale paralele të Serbisë, të financuara me para të gatshme nga dinarë serbë nga Serbia, të blera nga kompanitë në pronësi të kriminelit Milan Radojçiq të sanksionuar nga SHBA/Britania e Bashkuar, por nuk u realizuan kurrë.

“Bllokimi i financimit të drejtpërdrejtë të terrorizmit të sponsorizuar nga shteti i Serbisë nëpërmjet grupeve kriminale të Radojçiq dhe gjithashtu financimi i valëve ekstremiste ruse në kufirin tonë ka thyer ciklin e shantazhit dhe frikësimit ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në komunat veriore”, ka shkruar ajo.

Ajo ka përkujtuar se tri nga pesë objektet/lokacionet e synuara janë uzurpuar ilegalisht nga strukturat ilegale të Serbisë që veprojnë në veri pa paguar qira, dhe thuhet se janë pronë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të gjitha veprimet e mëtejme policore në lidhje me filialet e mbyllura të Bankës Postare Kursimore do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rama: Nga 1 janari do të ketë autobusë e linja të reja

Publikuar

nga

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga 1 janari i vitit 2025 do të ketë autobusë dhe linja të reja të kryeqytet. Por s’e ka treguar numrin e tyre. Rama ka thënë se të mërkurën ka nisur reformimi i sistemit të transportit publik.

“Kryeqyteti sot ka filluar procesin e reformimit të sistemit të transportit publik. Kjo reformë do të sjellë: Më shumë linja të autobusëve sipas nevojave të qytetarëve, mbulim i më shumë rrugëve me transport publik, autobus të rinj nga 1 janari 2025, një biletë për të gjitha linjat në Kryeqytet, sisteme digjitale të pagesës së biletave. Çdo hap i kësaj reforme është bërë në bashkëpunim të ngushtë dhe në konsultim me operatorët privat të linjave të autobusëve, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, përfaqësuesit e bankave në Kosovë dhe të tjerë. Kjo reformë do të përfshijë garantimin e kredive për blerjen e autobusëve privat, dhe rrjedhimisht dhënien e linjave të reja për këta operatorë privat”, njoftoi i pari i Prishtinës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Aksioni në veri, Franca shprehet e shqetësuar pasi mund të rriten tensionet

Publikuar

nga

Pas SHBA-së dhe BE-së ka reaguar edhe Franca lidhur me veprimet e fundit të Policisë së Kosovës në Veri të Kosovës. Parisi në një komunikatë për media ka bërë të ditur se janë të shqetësuar për veprimet e fundit që çuan në mbylljen e zyrave të bankave postare serbe në veri të Kosovës.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, “këto veprime të reja të njëanshme kontribuojnë në përshkallëzimin e tensioneve dhe rrezikojnë diskutimet e vazhdueshme, nën patronazhin e Bashkimit Evropian, që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme për personat e prekur nga zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës”.

Më tej në reagim thuhet se veprimet e Kosovës ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë dhe shkojnë kundër përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, parakusht për realizimin e perspektivës evropiane të dy vendeve.

“Franca u bën thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i njëanshëm. Inkurajon të dyja palët të kthehen në tryezën e negociatave dhe të punojnë në propozimin e fundit të kompromisit të paraqitur nga ndërmjetësimi evropian, e vetmja bazë realiste për arritjen e një marrëveshjeje që lejon përfituesit e kualifikuar të marrin transferta financiare nga Serbia”, përfundon njoftimi.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara