Lajmet

Korporatat “ekzagjerojnë” luftën kundër ndryshimeve klimatike

Sipas raportit të Institutit Klima e Re, këto kompani vazhdimisht ekzagjerojnë apo nuk raportojnë si duhet për përparimin e tyre.

Published

on

Disa prej kompanive më të mëdha në botë, nuk janë duke përmbushur pritshmëritë për luftim të ndryshimeve klimatike, është thënë në një studim që përfshin 25 korporata.

Sipas raportit të Institutit Klima e Re, këto kompani vazhdimisht ekzagjerojnë apo nuk raportojnë si duhet për përparimin e tyre.

Google, Amazon, Ikea, Apple dhe Nestle janë në mesin e kompanive që nuk kanë bërë ndryshimet kur është kërkuar, supozohet në raport.

Korporatat janë nën presion për të zvogëluar ndikimin e tyre në ambient, pasi secilën herë më shumë konsumatorë duan produkte që nuk dëmtojnë natyrën.

Disa prej këtyre kompanive kanë thënë për transmetuesin britanik, BBC se nuk pajtohen me metodat e përdorura në raport dhe se janë të përkushtuara për të marrë hapa për luftim të ndryshimeve klimatike.

Sipas raportit, kompanitë e analizuara janë përgjegjëse për 5 për qind të emetimeve globale të gazrave serrë, çka nënkupton se ndonëse ato kanë gjurmë të mëdha karboni, ato po ashtu kanë potencial të madh për të udhëhequr përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike.

Autori i studimit, Thomas Day, ka thënë për BBC-në se ekipi i tij ka synuar të zbulojë praktika të mira në korporatat në botë, mirëpo ata janë “befasuar dhe zhgënjyer nga integriteti i pretendimeve të kompanisë”.

Amazon ka thënë përmes një deklarate se ka vendosur synime ambicioze sepse e di që ndryshimet klimatike përbëjnë problem serioz dhe se duhet vepruar më shumë se kurrë.

“Në kuadër të synimit tonë për të arritur në nivele zero të karbonit më 2040, Amazon është në rrugë për të furnizuar operacionet veta me 100 për qind energji të ripërtrishme deri më 2025”.

Nestle ka thënë se mirëpret analizimin e veprimeve dhe angazhimeve të kompanisë ndaj çështjeve të klimës.

“Megjithatë, raporti i Institutit Klima e Re, nuk e kupton qasjen tonë dhe përmban pasaktësi të konsiderueshme.”

Në raport janë analizuar strategjitë e publikuara nga kompanitë që synojnë të ndalin plotësisht emetimet e karbonit.

Shkencëtarët besojnë se emetimet duhet të ndalen plotësisht deri më 2050 për të kufizuar rritjen e temperaturës globale.

Emetimet krijohen duket nisur nga transportimi i mallrave e deri të energjia e përdorur në fabrika dhe dyqane.

Në studim, secilës kompani i është dhënë vlerësimi për “integritet”.

Aty është parë se disa kompani janë duke punuar drejt zvogëlimit të emetimeve, mirëpo të gjitha korporatat mund të bëjnë më mirë.

Asnjëra nuk është vlerësuar me “integritet të lartë”.

Sipas përpiluesve të raportit, nëse zbatohen strategjitë ekzistuese, ato mund të zvogëlojnë për 40 për qind dhe jo 100 për qind emetimet e karbonit.

Vetëm tri prej 25 kompanive janë të përkushtuara për të zvogëluar 90 për qind të emetimeve të karbonit nga prodhimi dhe zinxhiri i furnizimit.

Ato janë Maersk, Vodafone dhe Deutsche Telekom.

Mënyra sesi bizneset flasin për zotimet e tyre ndaj klimës është po ashtu problem i madh, është thënë në studim.

Ka hapësirë të madhe në mes të asaj të deklarojnë dhe asaj që bëjnë kompanitë, ka thënë Day.

Sipas tij, konsumatorët e kanë të vështirë që të përcaktojnë të vërtetën.

“Ambiciet e kompanive shpesh kanë mungesë të substancës reale”, ka sqaruar ai.

“Edhe kompanitë që janë duke vepruar me sukses, ka mundësi që të ekzagjerojnë veprimet e tyre”.

Instituti ka thënë se do të vazhdojë të analizojë zotimet e kompanive, duke publikuar raporte në baza vjetore.

Në listën e plotë të kompanive të analizuara janë:

Maersk, Apple, Sony, Vodafone, Amazon, Deutsche Telekom, Enel, GlaxoSmithKline, Google, Hitachi, Ikea, Vale, Volksëagen, Ëalmart, Accenture, BMË Group, Carrefour, CVS Health, Deutsche Post DHL, E.On SE, JBS, Nestle, Novartis, Saint-Gobain, Unilever./REL

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara