Kuriozitete

Machu Picchu është quajtur gabimisht për 100 vjet, historianët zbulojnë emrin e vërtetë

Kështu u bë e ditur sipas një raporti të publikuar në Ñawpa Pacha: Journal of the Institute of Andean Studies.

Publikuar

Për më shumë se 100 vjet, një nga vendet arkeologjike më të njohura në botë, Machu Picchu, është njohur me emrin e gabuar. Kështu u bë e ditur sipas një raporti të publikuar në Ñawpa Pacha: Journal of the Institute of Andean Studies.

Sipas raportit, inkasit që ndërtuan qytetin antik ka të ngjarë ta quanin atë Huayna Picchu. Huayna përkthehet ‘e re’, ndërsa Picchu do të thotë ‘majë mali’ në gjuhën indigjene Keçua, sipas Emily Dean, profesoreshë e antropologjisë në Universitetin e Jutas Jugore në Cedar City. Ajo nuk ishte e përfshirë në raport. Kurse fjala Machu do të thotë ‘e vjetër’, prandaj njihet si maja e malit të vjetër.

Sipas autorit të raportit, Brian Bauer, profesor i antropologjisë në Universitetin e Illinois në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendbanimi inkas besohej të ishte ndërtuar rreth vitit 1420 si një pronë për inkat mbretërore që jetonin në Cuzco, kryeqyteti i perandorisë inkase.

Sipas raportit, kur spanjollët më vonë pushtuan Incat, Huayna Picchu u braktis. Ai ishte fshehur për shekuj thellë në malet e Andeve derisa eksploruesi amerikan Hiram Bingham e rizbuloi atë në vitin 1911.

Në shënimet e tij në terren, Bingham vendosi ta quante qytetin antik Machu Picchu, bazuar në informacionin e dhënë nga udhëzuesi i tij Melchor Arteaga, një fermer që jetonte në zonë, tha Bauer.

Gjatë hulumtimit të Bauer në Machu Picchu, ai gjeti prova se emri i tij origjinal ishte ndryshe. Autori i raportit, Donato Amado Gonzales — një historian në Ministrinë e Kulturës në Peru — zbuloi po të njëjtin model, kështu që ata vendosën të bashkoheshin dhe të zbulonin së bashku emrin e vërtetë.

Studiuesit filluan duke i analizuar shënimet e Binghamit, i cili tha se ishte i pasigurt për emrin origjinal kur për herë të parë e vizitoi atë vend. Nga ajo, Bauer dhe Amado Gonzales i rishikuan hartat dhe atlaset e printuara para dhe pas vizitës së Binghamit.

Një nga dokumentet më mahnitëse ishte një raport i vitit 1588 që thoshte se njerëzit indigjenë të rajonit Vilcabamba po shqyrtonin mundësinë të ktheheshin në Huayna Picchu, tha Bauer.

Gabimi i emrit nuk është befasues, tha Dean, sepse shumë arkeologë të huaj nuk bënë shumë përpjekje për të hulumtuar emrat e vendeve dhe nuk e kuptonin plotësisht Keçuan./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Rikonstruktohet fytyra e gruas 75 mijëvjeçare të Neandertalit

Publikuar

nga

Arkeologët kanë arritur të bashkojnë kafkën e një skeleti 75 mijëvjeçar të Neandertalit.

Studiues nga Universiteti i Kembrixhit dhe Liverpulit zbuluan kafkën në shpellën Shanidar, 500 milje në veri të Bagdadit në Irak.

Në kuadër të një dokumentari të ri të Netflixit, Sekretet e Neandertalëve, ata arritën të vendosin sërish kafkën dhe të rikrijojnë fytyrën e gruas të cilës dikur i përkiste.

Kafka u gjet për herë të parë në vitin 2018, ku ishte rrafshuar në rreth dy centimetra të trashë. Ai ishte grimcuar, ndoshta nga rënia e gurëve, menjëherë pas vdekjes dhe ishte ngjeshur më tej nga dhjetëra mijëra vjet sediment.

Arkeologët e quajtën skeletin Shanidar Z./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara