Kuriozitete
Maca ‘këngëtare’ bëhet virale në rrjetet sociale
Published
3 years agoon
By
UBT newsJo çdo zë që përpunohet nga producentët e muzikës, mund të pëlqehet nga të gjithë dhe të bëhet hit. Megjithatë, kështu nuk ndodhi me macen tani të njohur në rrjetet sociale, Alugalug Cat.
Zëri i macës në fjalë shoqërohet me beat të The Kiffness, i cili njihet për eksperimente të tilla në llogarinë e tij në YouTube. Kjo e fundit është bërë senzacion kohëve të fundit, pasi u sollë në jetë pas shpërndarjes në rrjetet sociale dhe TikTok.
Verzionit iu bashkuan edhe instrumentalistë të tjerë.
Video ka arritur rreth 2 milion e 500 mijë klikime dhe 114 mijë pëlqime, vetëm në YouTube./UBTNews
Kuriozitete
Çfarë tregon ngjyra e syve për personalitetin tuaj?
Published
3 hours agoon
November 4, 2024Mund të keni dëgjuar shpesh kur thuhet se sytë janë pasqyra e shpirtit të një njeriu, por a mund të jetë e vërtetë kjo? Ndoshta edhe juve ju ka shtyrë kureshtja të shihni përtej ngjyrës së syve të dikujt. Prandaj, në artikullin e mëposhtëm, do t’i kuptoni disa karakteristika të karakterit të personave bazuar në ngjyrën e syve të tyre.
Ngjyra blu, është ngjyra e syve e dytë në radhë, sa i përket përhapjes në botë e thuhet se personat e tillë, kanë një fuqi speciale për t’i joshur të tjerët. Ndoshta është për shkak të zgjuarsisë së tyre që nuk mungon, për shkak të paqes së valëve të detit që duket sikur të shpaloset përpara syve kur sheh një person me sy bojëqielli, por ajo që ka rëndësi është që kurrë mos guxo të konkurosh për të fituar zemrën e dikujt me një person me sy bojëqielli. Ke për të humbur!
Ngjyra jeshil, gjithçka që dihet për personat me sy të tillë, është se janë specialë. Është ngjyra më e rrallë më e përhapur në botë. Persona të tillë janë enigmatikë. mund të kalosh shumë kohë me ta e mos të arrish t’u nxjerrësh ndonjë informacion që vetë nuk duan ta tregojnë. E rëndësishme është që, nëse pranë vetes mban persona me sy në ngjyrë jeshile, dije se ata do të të ndryshojnë botëkuptimin tënd në debatet me ta. Duket sikur të bëjnë magji me sytë e tyre.
Ngjyra kafe e errët, ngjyra kafe e syve është më e përhapura në botë, 55% e popullatës e ka, por kjo nuk do të thotë se duke pasur sy kafë, nuk je special. Ata janë të zakonshëm në këtë aspekt, përpiqen të jenë sa më ndryshe në aspektet tjera të karakterit, kanë aftësi të mira flirtimi dhe janë persona me stil në të veshur.
Ngjyra kafe e hapur, ngjyrë e përhapur, nuk arrihet të bëhet dallimi mes dy formave të ngjyrës kafe. Ajo që ka rëndësi, është se persona të tilla kanë shpirt të mirë dhe mbahen si bindës. Femrat me sy kafë të çelët kanë fuqinë t’i bëjnë meshkujt të gjunjëzohen para tyre për shkak të vetëbesimit të lartë që kanë.
Ngjyra e zezë, persona të tillë do të donte t’i kishte kushdo në familje, apo në grupin e vetë shoqëror. Janë personat më besnikë që ekzistojnë. Këshillat që do të merrni prej tyre, janë të gjitha pjesë e eksperiencave jetësore që ata kanë. Ata kanë fuqinë që kurrë të mos ju mërzisin me shoqërinë e tyre. /UBT News/
Kuriozitete
Pastroni vaskën me vetëm dy përbërës të thjeshtë
Published
9 hours agoon
November 4, 2024Vaska është një nga pjesët më delikate të banjos, dhe pastrimi i saj shpesh bëhet një sfidë për shumë nga ne. Një nga arsyet kryesore për këtë është mungesa e mjeteve të duhura për pastrim.
Megjithatë, sot do t’ju prezantojmë një metodë të thjeshtë pastrimi që kërkon vetëm dy përbërës: detergjent për larje të enëve dhe uthull të ngrohtë.
Merrni sasi të barabarta të detergjentit dhe uthullës, duke përdorur një shishe me spërkatëse për ta bërë procesin më të lehtë. Spërkatni vaskën nëpër pjesët e ndotura me përzierjen e krijuar, duke u siguruar që të mbuloni mirë të gjithë sipërfaqen. Pas spërkatjes, thjesht fshini vaskën me një leckë të pastër. Do të habiteni nga rezultati, vaska juaj do të shkëlqejë si e re!
Kjo metodë është jo vetëm e lehtë, por edhe mjaft efektive, duke përdorur përbërës të zakonshëm që i kemi në shtëpi. Provojeni dhe shihni se si mund të transformoni vaskën tuaj në pak minuta! Pastrimi i vaskës kurrë nuk ka qenë më i lehtë! /UBTNews/
Kuriozitete
Të thonë ‘Je shëndoshur’, çfarë përgjjigje duhet t’u japësh atyre?
Published
10 hours agoon
November 4, 2024Shtimi në peshë është një fenomen që ndodh në mënyrë natyrale, ku kilogramët mund të fitohen ose humbin për shumë arsye. Këto arsye mund të jenë shëndetësore, por gjithashtu mund të lidhen edhe me përdorimin e medikamenteve të ndryshme.
Por, dikush edhe mund të ndihet rehat që të jetë me disa kile më shumë.
E keni parasysh kur personat pranë jush japin komente si “je shëndoshur”, “uaaa, e paske lëshu’ veten”, “sa i/ e mirë ke qenë”, etj.
Ne nuk mund t’i ndalim njerëzit pa takt, ama kemi disa përgjigje që do t’i bëjnë të mendohen dy herë para se të flasin.
“Po, e di, kam pasqyrë”, nëse shëndoshem e di më mirë se të gjithë. Fundja është trupi im, pasqyrë kam, e shoh gjithçka, edhe më mirë se ti.
“Më hahet një trileçe”, kjo ndodh kur ti po më flet.
Buzëqesh dhe shikoje drejt e në sy, ky është një truk psikologjik që e bën personin përballë të heshtë dhe të mendojë se ka diçka që nuk shkon me të.
“Mirë unë, por edhe ti”, po po, nëse ata tregohen të pasjellshëm, kthejua me të njëjtën monedhë.
“Po të ha gjë vaktet?”, nëse je shëndoshur, është trupi dhe përgjegjësia jote dhe personi përballë duhet ta marrë vesh njëherë e mirë.
“Je mirë?”, kështu do ta kuptojnë që po e teprojnë.
“Ëhë, edhe?”, çfarë ka anormale?
Mbushu me vetëbesim e kujto që kilogramët nuk janë njësi matëse e vlerave, inteligjencës dhe bukurisë tënde. /UBT News/
Furça juaj e dhëmbëve nuk qenka edhe aq e pafajshme. Në të ndodhen viruse të shumta e studiuesit kanë zbuluar diçka befasuese që mund të kthejë në kokë perceptimet që kemi për higjienën e përditshme.
Në një furçë ndodhen 600 viruse, por mos u shqetësoni, pasi realiteti nuk është aq alarmues, shumica e tyre janë më shumë të dobishme sesa të dëmshme.
Zbulimet
Udhëheqësja e studimit, mikrobiologia Erica Hartmann, thotë se ky zbulim ishte sa i papritur aq edhe mbresëlënës.
“Ka kaq shumë gjëra në botën rreth nesh që mbeten të pakuptueshme, edhe në objekte që i marrim si të mirëqena”, thekson ajo.
Bakteret e gjetura në furçat e dhëmbëve, megjithëse më shumë se 600 viruse ndryshonin mes tyre, ekzistonte një lloj i veçantë që ishte më i zakonshmi: virusi që shkatërron mykobakteret, të cilat mund të shkaktojnë infeksione serioze si lebra dhe tuberkulozi.
“Lajmi i mirë është se këto viruse, të njohur si bakteriofagë, janë në furçën tuaj të dhëmbëve dhe kanë potencialin për të eliminuar bakteret patogjene”, thotë Hartmann.
Çfarë janë saktësisht bakteriofagët?
Gjëja më emocionuese është se këta bakteriofagë nuk janë vizitorë të pazakontë në banjën tonë, kohët e fundit kanë gjetur aplikim në trajtimet e infeksioneve bakteriale, veçanërisht në rastet që janë rezistente ndaj antibiotikëve e siç thekson Hartmann, “ndoshta antibiotiku tjetër i madh vjen nga diçka që rritet në furçën tuaj të dhëmbëve”.
Mendimi i të gjithëve është se furçat e dhëmbëve përmbajnë viruse të tilla nuk është i këndshëm, mundësia për të luftuar infeksionet serioze falë këtyre “armëve” të vogla është një aspekt i rëndësishëm që ia vlen të mbahet mend. /UBT News/
Kryeministri britanik: Do të shkatërrojmë bandat e kontrabandës së njerëzve
Lavrov: Të hapur për dialog me Perëndimin
Google Messages po përparon, ja tre ndryshimet e radhës!
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, zhvilloi në UBT një ligjëratë tematike me studentët për Sigurinë Nacionale
Gërvalla për zgjedhjet në SHBA: Nuk shoh sinjal për ndryshim të mbështetjes për Kosovën
Çfarë tregon ngjyra e syve për personalitetin tuaj?
Urtësia e pajtimtarit: Një kapitull i shkruar nga Anton Çetta!
Gjermania i bën thirrje Izraelit të rrisë aksesin e ndihmave në Gazën veriore
Tryezë shkencore ndërkombëtare “Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane, origjina dhe lashtësia e saj”
Të kërkuara
-
Lajmet3 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman