Lajmet

LVV kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, opozita pro

Nga VV-ja thonë se tërheqja e mjeteve nga Trusti e rrit inflacionin.

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje, sot u deklarua kundër Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensionale të Kosovës, i cili do të mundësonte tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti. Mirëpo, partitë opozitare kërkuan që i njëjti të miratohet në Kuvend.

Deputeti i mazhorancës, Armend Muja, në seancën e sotme të Kuvendit, tha se nga tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk e lufton inflacionin, përkundrazi e rrit atë. Ai tha se nga kjo nismë përfitojnë vetëm pesë për qind e shtresës më mesme dhe të lartë, kurse rreth 95 për qind e qytetarëve të aftë për punë nuk përfitojnë asgjë.

“Është detyrim i rregullores së Kuvendit që propozime të tilla duhet të kenë një deklaratë të ndikimit buxhetor. Deputetë të nderuar, ne kur e kemi marrë këtë propozim nuk ka asnjë specifik dhe deklaratë se çfarë nënkupton ky ligj. E dyta, ekziston një justifikim dy faqe, ku thuhet se ky projektligj synon që të luftohet inflacioni dhe rritja e çmimeve duke mos ditur se është e njëjta gjë. Për shkak të gabimeve drejtshkrimore është e vështirë të kuptohet edhe thelbi i argumentit. Megjithatë, ri propozimi nuk ndihmon asgjë, pasi ky kuvend e ka dhënë verdiktin gjatë vitit 2022 dhe nuk ka justifikime shtesë pos asaj që kemi trajtuar vitin e kaluar”, tha ai.

Ai argumentoi se kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti janë edhe BQK-ja, FMN-ja, Banka Botërore dhe vet Bashkimi Evropian.

“BQK-ja ka argumentuar se ky propozim nuk ndihmon në luftimin e inflacionit, përkundrazi guvernatori Mehmeti thotë se e përkeqëson inflacionin në vend. E dyta, FMN-ja dhe Banka Botërore dhe BE-ja janë kundër me argumentimin që e cungojnë zhvillimin e tregjeve kapitale dhe mundësinë e qeverisë për të financuar tregje kapitale në vazhdim”, tha ai.

Mirëpo, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti kërkoi që të mbështetet tërheqja e mjeteve nga trusti pensional, pasi në këtë krizë ekonomike po mungon mbështetja e Qeverisë.

“Me gjithë këto kriza dhe kur mbështetja e Qeverisë mungon është e natyrshme opozita të propozoj masa siç është tërheqja e kursime pensionale nga Trusi, kjo nuk është zgjidhja e duhur sigurisht gjithkush e ka të qartë se nuk mund të tejkalohet kriza me tërheqje të mjeteve nga trusi pensional por është zgjidhja e vetëm që ka mbetur në dispozicion të qytetarëve….në këtë situatë ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të mbështesim plotësisht këtë projektligj dhe të ftojmë gjithë deputetët të mbështesin këtë projektligj”, tha Hoti.

Tërheqje të mjeteve nga Trusti kërkoi edhe shefi i deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Mohimi i qasjes dhe shfrytëzimit të një përqindje nga vet kontributdhënësit është një qasje nënshtruese, përbuzshme ndaj dhe në emër të barazisë dhe sigurisë sociale….Po bëhen dy vite prej kur nuk ka asnjë veprim më të voglin me zbut varfërinë dhe krizën sociale. Po ashtu edhe me adresu çështjen që tash e sa kohë janë ngritur”, u shpreh ai.

Në seancën e sotme të Kuvendit po shqyrtohet tërheqja e Trustit.

Vendi

Ursula von der Leyen pritet në Prishtinë nga Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë, ku është pritur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Pas takimit me Haxhiun, shefja e ekzekutivit evropian u prit nga kryeministri Albin Kurti.

Dy krerët kanë zhvilluar  një takim dypalësh, pas takimeve Ursula von der Leyen ka mabjtur një konferencë të përbashkët për media me kryeminstrin Kurti.

 

Foto: Ekonomia online

Continue Reading

Vendi

Foda me ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Izraelit: Rikthehet Avdullahu, mbetet në dyshim Muriq

Published

on

By

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e përditësuar të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e sontme përballë Izraelit.

Në listën zyrtare të dorëzuar në UEFA është përfshirë mesfushaari Leon Avdullahu, i cili është rikthyer me ekip pas një shkëputjeje të përkohshme për arsye familjare. Po ashtu, në listë janë përfshirë Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu, ndërsa jashtë grumbullimit për këtë sfidë kanë mbetur Baton Zabërgja, Vesel Demaku dhe Leard Sadriu.

Në dyshim për këtë përballje mbetet portieri Arijanet Muriq, i cili pësoi një lëndim gjatë ndeshjes së kaluar ndaj Austrisë.

Kosova zhvillon sonte ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit B3 në Ligën e Kombeve kundër Izraelit, në stadiumin e Debrecenit në Hungari, nga ora 20:45. Pasi e nisën edicionin me fitore 1:0 ndaj Irlandës dhe pësuan humbje 3:1 ndaj Austrisë në Vjenë, “Dardanët” do të presin Austrinë në Prishtinë më 4 tetor.

Continue Reading

Vendi

Mbyllen përkohësisht disa rrugë në Prishtinë për shkak të protestës për UÇK-në

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga ora 15:00 do të mbyllen përkohësisht për qarkullim rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymeri” në kryeqytet, për shkak të protestës gjithpopullore që do të mbahet sot nga ora 16:00.

Protesta organizohet në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, varësisht nga zhvillimet në terren dhe lëvizja e pjesëmarrësve, mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të trafikut edhe në rrugë të tjera ndërlidhëse.

“Sipas planifikimeve policore, prej orës 15:00 rrugët të cilat do të mbyllen përkohësisht për qarkullim në kryeqytet janë: ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Enver Zymeri’, por varësisht nevojës operative mund të ketë edhe rrugë të tjera në të cilat mund të ndërpritet qarkullimi përkohësisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, Policia e Kosovës bën të ditur se zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar mbarëvajtjen e protestës, rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve

Continue Reading

Lajmet

Sot shënohet 29-vjetori i protestave studentore të 1 Tetorit 1997

Published

on

By

Sot shënohet 29-vjetori i protestave të Lëvizjes Studentore, të cilat vlerësohen si një nga kthesat më të mëdha historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Protesta paqësore e 1 tetorit të vitit 1997 u organizua si përgjigje ndaj masave të dhunshme të regjimit të Slobodan Milosheviqit, i cili kishte dëbuar studentët dhe profesorët shqiptarë nga objektet universitare, duke imponuar me forcë plan-programin serb.

E prirë nga rektori i atëhershëm, Ejup Statovci, së bashku me drejtuesit e Lëvizjes Studentore si Bujar Dugolli, Albin Kurti, Driton Lajçi e Muhamet Mavraj, marshimi paqësor u ndërpre dhe u shpërnda me dhunë brutale nga policia serbe. Si pasojë e ndërhyrjes policore, dhjetëra studentë dhe profesorë mbetën të lënduar e të arrestuar.

Akti i guximshëm i studentëve mori një jehonë të jashtëzakonshme në mediat vendore dhe ato ndërkombëtare, duke tejkaluar çdo zhvillim tjetër politik të asaj periudhe. Kjo ngjarje historike konsiderohet si një pikë kthese që vendosi çështjen e Kosovës në krye të agjendës diplomacisë ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara