Vendi

LVV e PDK përplasen për Fondin e Sigurisë për FSK-në

Enver Dugolli kërkoi nga PDK-ja që të mos e pengojë këtë fond

Publikuar

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës janë përplasur sot në Kuvendin e Kosovës për Fondin e Sigurisë për FSK-në.

Në debatin parlamentar për gjendjen e sigurisë në vend, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli kërkoi nga PDK-ja që të mos e pengojë këtë fond.

“Kolegë nga PDK, nëse keni dyshime mund të ngrehni edhe komision hetimor qysh e pëlqeni të thoni, por nëse nuk jeni të gatshëm të kontribuoni, mos bëni thirrje që të pengoni, pasi është një fond, i cili do të ndihmojë infrastrukturën e FSK-së dhe sigurisë komplet në Kosovë”, theksoi ai.

Mirëpo, deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica tha se nuk e pengojnë asnjë fond, mirëpo ushtria duhet të ngrihet me buxhet të Kosovës dhe mbështetje të aleatëve.

“PDK nuk e pengon asnjë fond, por mendon se ushtria ngritët me buxhet të Kosovës dhe mbështetjen e SHBA-së dhe aleatëve të saj. Kjo është mundësia më e mirë për të ecur në këtë drejtim”, tha ai.

Aktualitet

Qeveria mban mbledhje elektronike

Merr dy vendime.

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë dy vendime.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Qeveria ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – Neni 1.

Qeveria po ashtu ka themeluar Komisionin e Pranimit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas konkursit të shpallur me datën 14.03.2024.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​Vdes ish-gazetari Arben Rugova

AGK-ja i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit. 

Publikuar

nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Arben Rugova. Në njoftim thuhet se ai ka punuar në sektorin e arsimit dhe të politikës në disa media si Koha Ditore, Gazeta Express, Telegrafi, Gazeta Lajmi e të tjera.

Rugova punonte së fundi si Zyrtar për Qasje në Dokumente Publike në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës. Për vdekjen e gazetarit Rugova, kanë njoftuar familjarët e të ndjerit në rrjetet sociale.

AGK-ja i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​Haxhiu kujton dëshmoren Elfete Humolli në 34-vjetorin e rënies: Ishte mishërim i ëndrrës për liri

Haxhiu tha se Elfete Humolli ishte mishërimi i të rinjve e të rejave të viteve ‘90 që ishin rritur me ëndrrën për lirinë e atdheut.

Publikuar

nga

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar dëshmoren Elfete Humolli në 34-vjetorin e rënies së saj, përderisa po protestonte për shkak të pozitës së vështirë të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu tha se Elfete Humolli ishte mishërimi i të rinjve e të rejave të viteve ‘90 që ishin rritur me ëndrrën për lirinë e atdheut.

“Ishte vetëm 16 vjet kur u vra në fshatin e saj të lindjes, nga forcat agresore serbe. Ajo ishte pjesëmarrëse në shumë demostrata e protesta për të shprehur vullnetin e saj për lirinë e Kosovës dhe kundër Serbisë pushtuese, por në protestën e 30 shkurtit 1990 u qëllua me automatik nga forcat ushtarake policore të Serbisë”, tha Haxhiu.

“Vdekja e Elfetes, ngjalli revoltë të madhe dhe mobilizim të madh për popullin, e në shenjë respekti për të, për dashurinë dhe guximin e saj, varrimi i saj ishte masiv dhe u shëndrrua në demonstrate”, shtoi Haxhiu.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​Kosova dhe Kanadaja zhvillojnë konsultime politike në Otava

Në njoftim thuhet se gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet e konsoliduara mes Republikës së Kosovës dhe Kanadasë.

Publikuar

nga

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi po qëndron për vizitë zyrtare në Kanada, ku gjatë takimeve bilaterale, bashkërisht me Drejtorin e Përgjithshëm për Byronë e Çështjeve të Arktikut, Euroazisë dhe Evropës, Robert Sincliar, drejtuan konsultimet politike mes delegacioneve të të dyja vendeve.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet e konsoliduara mes Republikës së Kosovës dhe Kanadasë, u diskutua për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe zhvillimin ndërkombëtar, çështjet e sigurisë rajonale, ato të ekonomisë dhe tregtisë, si dhe bashkëpunimi kulturor mes dy vendeve.

Zëvendësministrja Gashi theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të qëndruar krah shteteve demokratike, duke krijuar njëherit mundësi të reja për qytetarët e vendit si dhe për të kontribuar në paqen globale.

Palët nga të dyja vendet u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin e afërt dhe në shërbim të fuqizimit më tej të marrëdhënieve bilaterale. Ndërsa në një takim ndaras me Sekretarin Parlamentar të Ministrisë së Jashtme të Kanadasë, z. Robert Oliphant, u theksua rëndësia dhe roli i diplomacisë parlamentare për të ndërtuar më tej bashkëpunimin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, si dhe tema të tjera me interes të ndërsjelltë.

Në kuadër të konsultimeve politike, zëvendësministrja Gashi u takua edhe me zëvendësministrin për Politika Strategjike dhe Çështjet Globale të Kanadasë, Alexandre Lévêque, me të cilin ka diskutuar për tema me interes të përbashkët, gjendjen e sigurisë dhe realitetin aktual në Europë dhe Ballkanin Perëndimor.

Në njoftim gjithashtu thuhet se Gashi do të zhvillojë takime të tjera, ku do të pritet edhe nga deputetë, senatorë dhe udhëheqës të komisioneve parlamentare në kuadër të Parlamentit dhe Senatit Kanadez.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara