Vendi

LVV e PDK përplasen për Fondin e Sigurisë për FSK-në

Enver Dugolli kërkoi nga PDK-ja që të mos e pengojë këtë fond

Published

on

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës janë përplasur sot në Kuvendin e Kosovës për Fondin e Sigurisë për FSK-në.

Në debatin parlamentar për gjendjen e sigurisë në vend, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli kërkoi nga PDK-ja që të mos e pengojë këtë fond.

“Kolegë nga PDK, nëse keni dyshime mund të ngrehni edhe komision hetimor qysh e pëlqeni të thoni, por nëse nuk jeni të gatshëm të kontribuoni, mos bëni thirrje që të pengoni, pasi është një fond, i cili do të ndihmojë infrastrukturën e FSK-së dhe sigurisë komplet në Kosovë”, theksoi ai.

Mirëpo, deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica tha se nuk e pengojnë asnjë fond, mirëpo ushtria duhet të ngrihet me buxhet të Kosovës dhe mbështetje të aleatëve.

“PDK nuk e pengon asnjë fond, por mendon se ushtria ngritët me buxhet të Kosovës dhe mbështetjen e SHBA-së dhe aleatëve të saj. Kjo është mundësia më e mirë për të ecur në këtë drejtim”, tha ai.

Aktualitet

PDK thërret konferencë për media

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar një konferencë për media që do të mbahet sot në selinë qendrore të partisë.

Sipas njoftimit për media nga ky subjekt politik, konferenca pritet të nisë në orën 11:00.

Megjithatë, nuk janë dhënë detaje lidhur me temën apo arsyen e kësaj konference.

Continue Reading

Aktualitet

Sot mblidhen sërish deputetët, “episodi” i 22-të i Kuvendit të Kosovës

Published

on

Deputetët e Kosovës sërish do të mblidhen sot në ora 11:00, në tentativën e 22-të për konstituim të Kuvendit.

Partitë politike nuk po gjejnë zgjidhje për ngërçin politik tash e disa muaj.

Lëvizja Vetëvendosje që i takon propozimi për kryeparlamentare ka vendosur emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, por për partitë tjera emri i saj është i papranueshme për të parën e Kuvendit.

PDK dhe AAK kanë deklaruar se Vetëvendosje duhet ta ndërrojë emrin e kandidatit, ndërsa nga LDK kanë deklaruar se nuk do të votojnë asnjë kandidat.

Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje i vetmi emër për pozitën e kryetarit është ai i deputetes Albulena Haxhiu.

Lexo po ashtuAnalistët japin opsionet se si politika mund t’i japë fund ngërçit politik

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje tha të hënën se zgjidhja për të dalë nga ngërçi në Kuvendin e Kosovës është votimi i fshehtë, për të cilin, sipas tij, opozita padrejtësisht dhe duke dëmtuar shtetin e Kosovës po e pamundëson kuorumin.

Pasi që është pyetur disa herë, Kurti pranoi të flasë për mediat, duke thënë se Albulena Haxhiu nuk është në pyetje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. E përgjigjja është votimi i fshehtë, për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po e pamundësoj kuorumin”, tha Kurti

Continue Reading

Lajmet

PDK mban sot konferencë për media

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media.

Arsyeja e thirrjes së kësaj konference nuk u bë e ditur, megjithëse u njoftua të mbahej nga ora 11:00 në selinë qendrore të PDK-së.

Continue Reading

Lajmet

Dështimi i 21-të, konstituimi i Kuvendit nuk bëhet as këtë herë

Published

on

Dështoi edhe vazhdimi i sotëm i seancës, përpjekja e 21-të me radhë për konstituimin e këtij institucioni ligjvënës.

Vazhdimi i sotëm ishte i njëjtë me vazhdimet e mëparshme: përsëri tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.

Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.

Nga 90 deputetët e pranishëm, 53 vota ishin për, një kundër dhe asnjë abstenim.

Dehari bëri të ditur se seanca ndërprehet dhe se do të vazhdojë më 27 maj, në orën 11:00.

Continue Reading

Të kërkuara