Lajmet

LVV akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog

Published

on

Një ditë pas takimit në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, po akuzon Serbinë për qasje destruktive në dialog. Sipas tyre, pavarësisht takimeve në kuadër të dialogut progresi do të jetë i vogël për shkak të sabotimit të Serbisë të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Në anën tjetër, edhe njohësit e procesit të dialogut thonë se zbatimi i marrëveshjes do të jetë i vështirë gjatë këtij viti, kur dihet se Kosova është në vit zgjedhor kurse Bashkimi Evropian është në fazën e tranzicionit të zgjedhjes së strukturave të reja udhëheqëse.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, thotë se arsyeja që s’ka pasur sukses takimi i djeshëm i kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi me homologun e tij nga Serbia, Petar Petkoviq është për shkak se Serbia nuk po dëshiron të zbatojë marrëveshjen bazë në tërësi, por kërkon vetëm themelimin e Asociacionit. Ai kërkon nga Bashkimi Evropian që të bindin Serbinë që ajo të zbatojë marrëveshjen e Brukselit mbi bazën e një sekuencimi të balancuar.

“Ajo çka kemi parë dje ka qenë se s’ka pasur ndonjë përparim drejt arritjes së sekuencimit të mundshëm të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Unë uroj që Serbia të bindet, ndërmjetësuesit evropian të bindin Serbinë me qëllim që ajo të zbatojë marrëveshjen e arritur. Të kemi sekuencim të marrëveshjes por edhe zbatim të ujdisë që nga neni i parë deri tek neni i fundit i saj”, deklaron ai.

Ndërkaq, ish-diplomati Blerim Canaj, thotë se me takimin e djeshëm në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel kanë rënë kushtet e kryeministrit Albin Kurti të paraqitura javën e kaluar. Sipas tij, tashmë mund të ketë takime edhe të nivelit të lartë, mirëpo progresi do të jetë minimal për shkak se asnjëra palë nuk dëshiron të zbatojë marrëveshjen.

“Me takimin (e kryenegociatorëve) ato tri kushtet ranë poshtë dhe kjo nënkupton se do të ketë takime të radhës. Sa i përket pritjes nga takimet, posaçërisht këtë vit nuk e besoj. Pala serbe por as ajo kosovare nuk ka ndonjë interesim të stabilizimit të situatës, pasi kur prek sentimentin nacional atëherë ka ngritje në votë, kur dihet se ne jemi në një vit zgjedhor. Në anën tjetër palës serbe i konvenon status-qou, pasi paraqitja e Kosovës si çështje e sigurisë natyrisht se është ajo çka ka dashur gjithmonë Serbia por edhe Rusia. Ne jemi në një formë të futur në grackën e Vuçiq, pasi ai e ka arritur atë çka ka dashur deri tash”, tha Canaj.

Të mërkurën në Bruksel është zhvilluar takimi në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut. Pavarësisht takimeve të stërgjatura palët nuk patën pajtim për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Pas takimit, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi tha se është e nevojshme formalizmi i marrëveshjes përmes nënshkrimit të saj. Ai akuzoi se Serbinë se nuk dëshironte të fliste për sekuencimin e ujdisë së Brukselit dhe Ohrit, por insistonte vetëm në themelimin e Asociacionit.

Javën e kaluar u zhvilluan takime të ndara në nivel të lartë politik në Bruksel, mirëpo s’pati takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Kurti paraqiti tri kushte, nënshkrimin e marrëveshjes bazë, tërheqjen e letrës së ish kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq drejtuar BE-së si dhe dorëzimin e Radoiçiq në Kosovë. Këto sipas kreut qeveritar janë garanci për mirëbesim në procesin e dialogut.

Lajmet

Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të nisë menjëherë mbikëqyrjen e shtuar të tregut për të parandaluar shtrenjtimet abuzive të produkteve bazë gjatë muajve në vijim.

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, Nagavci bëri të ditur se puna për funksionalizimin e Ligjit për çmime tavan ka filluar dhe se institucionet duhet të jenë të gatshme të veprojnë me kohë ndaj çdo shkeljeje nga tregtarët.

“Ligji për çmime tavan është miratuar, puna për funksionalizimin e tij ka filluar. Mbikëqyrja e tregut tash duhet të forcohet menjëherë në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë me kohë kur paraqiten shkelje ose kushte për masa të përkohshme. Me Ligjin kemi krijuar edhe mundësinë që në rast të destabilizimit të tregut, të ndërhyhet për mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimet abuzive të produkteve themelore nga buka, mielli, vaji, qumështi, vezët, mishi, pemët e perimet deri te ushqimet për fëmijë, produktet e higjienës personale dhe lëndët me burim nga druri për ngrohje”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo theksoi se rritja e të ardhurave të qytetarëve duhet të mbrohet përmes kontrollit të marzhave tregtare nga importi deri te shitja me pakicë, si dhe duke hetuar dyshimet për marrëveshje të fshehta mes tregtarëve që dëmtojnë konkurrencën.

Duke folur për ndikimin e konflikteve globale në ekonominë e vendit, Nagavci vlerësoi se krizat ndërkombëtare po rëndojnë koston e jetesës, por shtoi se ato nuk guxojnë të keqpërdoren nga tregtarët.

“Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë, por ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit dhe cilat çmime rriten në mënyrë abuzive. Shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë, por jo të gjitha familjet i rëndon njësoj”, përfundoi ajo. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për trafikim me njerëz në Gjakovë

Published

on

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur fajtor të pandehurin me inicialet A.P. për veprën penale “Trafikimi me njerëz”, duke e dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë.

Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtari Samedin Cena, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

Sipas aktakuzës, A.P. dyshohet se nga marsi i vitit 2021 deri më 30 janar 2024, në Gjakovë dhe në disa qytete të tjera, ka trafikuar një grua me inicialet A.V. nga Prishtina, përmes kanosjes, përdorimit të forcës, punës së detyruar dhe formave të tjera të kontrollit e dhunës fizike dhe psikike.

Sipas përshkrimit të rastit, i pandehuri fillimisht kishte krijuar kontakt me të dëmtuarën përmes rrjeteve sociale dhe më pas e kishte punësuar në lokalet e tij në Deçan, Gjakovë, Pejë dhe Klinë.

Gjatë kësaj periudhe, e dëmtuara dyshohet se ishte detyruar të punonte kundër vullnetit të saj, ndërsa të ardhurat nga puna i merrte i pandehuri. Po ashtu, sipas aktakuzës, ajo ishte detyruar të mbulonte edhe obligimet financiare të tij, përfshirë qiranë e lokaleve, pagat e punëtorëve dhe këstet e kredive.

Dënimi me gjobë prej 3 mijë eurosh do të ekzekutohet 30 ditë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i vendimit në formë të shkruar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nën masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e gjykatës të datës 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Intervenuese e ka sjellë Sylajn në gjykatë, nën masa të larta sigurie.

Sylaj akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ligji për Specialen futet në rend dite me 79 vota për

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot futjen në rend të ditës të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si pikë e fundit e seancës së sotme plenare. Nga 84 deputetë të pranishëm në sallë, 79 votuan pro këtij propozimi.

Kërkesa erdhi përmes një mocioni procedural nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila bëri të ditur se pavarësisht mospajtimeve procedurale, PDK-ja ka arritur pajtim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket përmbajtjes së ndryshimeve ligjore.

“Na janë dhënë disa këshilla dhe rekomandime, të cilat ne besojmë që ligjin do ta bëjnë edhe më të fuqishëm e të qëndrueshëm juridikisht”, deklaroi Çitaku para deputetëve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara