

Bota
Lutnick mbështet luftën tregtare të Trump: Ia vlen, edhe po krijoi recesion
Published
6 months agoon
By
UBTnewsSekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, ka deklaruar se politikat ekonomike dhe lufta tregtare e nisur prej Donald Trump janë tepër të vlefshme, edhe nëse ato mund të çojnë në një recesion.
“Këto politika janë gjëja më e rëndësishme që Amerika ka pasur ndonjëherë,” tha Lutnick. “E vetmja arsye pse mund të ketë recesion është janë marrëzitë e bëra prej Bidenit, me të cilat duhej të jetonim. Politikat e Trump prodhojnë të ardhura. Ato prodhojnë rritje. Ato prodhojnë fabrika që ndërtohen këtu,” tha Lutnick.
Duke mbrojtur politikat ekonomike të presidentit, Lutnick e mohoi idenë se përdorimi i tarifave nga Trump po shkakton kaos. “Nuk janë aspak kaotike, ata që mendojnë se do shkaktojnë kaos, po tregohen budallenj,” shtoi ai.
Komentet e Lutnick vijnë pas intervistës së Trump në Fox Neës, ku ai u pyet nëse ekonomia amerikane po përballej me një recesion ose rritje të çmimeve si pasojë e vendimeve të tij për tarifat. Trump e mohoi recesionin ën SHBA dhe tha se vendi ishte thejsht në një “periudhë tranzicioni”.
“Ajo që po bëjmë është shumë e madhe. Ne po e kthejmë pasurinë në Amerikë. Kjo është një gjë e madhe, dhe gjithmonë ka periudha, kërkon pak kohë. Duhet pak kohë, por mendoj se do të jetë e mrekullueshme për ne,” tha Trump.
Bota
Rubio takon Netanyahun për të diskutuar pasojat e sulmit të Izraelit në Katar
Published
3 hours agoon
September 15, 2025By
UBTnews
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, po takohet me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Jerusalem, me pasojat e sulmit të Izraelit në Katar që pritet të jenë një nga temat kryesore të diskutimit, raporton BBC.
Sulmi i javës së kaluar, i cili goditi udhëheqës të lartë të Hamasit në territorin e aleatit të ngushtë të SHBA-së, shkaktoi indinjatë ndërkombëtare dhe u kritikua nga Presidenti Donald Trump.
Rubio më herët tha: “Natyrisht që nuk jemi të kënaqur me këtë. Presidenti nuk ishte i kënaqur me këtë. Tani duhet të ecim përpara dhe të kuptojmë se çfarë vjen më pas.”
Takimi vjen ndërsa liderët arabë mbajnë një samit për të treguar mbështetje për Katarin. Kryeministri i tij i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë përdorimin e “standardeve të dyfishta” dhe të ndëshkojë Izraelin.
Shteti i Gjirit hoston një bazë të madhe amerikane dhe ka luajtur një rol kyç në ndërmjetësimin diplomatik për të përfunduar luftën në Gaza, duke shërbyer si ndërmjetës në negociatat indirekte midis Hamasit dhe Izraelit.
Të dielën, Netanyahu i tha gazetarëve se marrëdhënia SHBA-Izrael ishte po aq e qëndrueshme sa gurët e Murit Perëndimor, ndërsa ai dhe Rubio bënë një vizitë të shkurtër në vendin e shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.
Gjatë vizitës – ku i shoqëruan ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee – Rubio shkroi një shënim dhe e vendosi atë në mur. Të dy shmangën pyetjet e gazetarëve që fokusoheshin në sulmin e Izraelit në Katar.
Gjithashtu pritet që të diskutohet midis tyre për planet ushtarake izraelite për të zënë qytetin e Gazës dhe për zgjerimin e vazhdueshëm të vendbanimeve në Bregun Perëndimor të okupuar.
Gjatë fundjavës, ushtria izraelite vazhdoi shkatërrimin e ndërtesave banimi në qytetin e Gazës dhe – sipas mediave izraelite – tani është gati të fillojë operacione tokësore në lagjet perëndimore të qytetit.
Ushtria izraelite ka kërkuar që banorët e qytetit të Gazës të largohen dhe të shkojnë në jug, në një zonë qendrore të shiritit. Ajo ka vlerësuar se rreth 250,000 palestinezë kanë ikur, megjithëse besohet se qindra mijëra mbeten ende në zonë.
Disa banorë thonë se nuk kanë mundësi të shkojnë në jug, ndërsa të tjerë thonë se jugu i Gazës nuk është i sigurt pasi Izraeli ka kryer sulme ajrore edhe atje. Disa kanë thënë se kanë përpjekur të shkojnë në jug, por nuk kanë mundur të ngrinin tendat, kështu që janë kthyer në qytetin e Gazës.
Takimi vjen para një mbledhjeje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme, ku disa nga aleatët kryesorë të SHBA-së – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Kanadanë, Australinë dhe Belgjikën – pritet të njohin Shtetin e Palestinës./D.B/KP
Aktualitet
Papa shpreh shqetësime rreth pabarazive ekonomike, përmend edhe Elon Musk
Published
8 hours agoon
September 15, 2025By
UBT News
Papa thekson se nëse arritja e këtij statusi është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe.
“Lexova lajmin se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Çfarë do të thotë kjo dhe për çfarë bëhet fjalë? Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe.”, tha ai.
Këto komente vijnë në kuadër të një interviste të gjatë për librin “León XIV: qyteti i botës, misioneri i shekullit XXI”, ku Papa diskuton një sërë temash, duke përfshirë nevojën për paqe, rolin e OKB-së, dhe sfidat e demokracisë.
Papa Leo XIV vë në dukje hendekun gjithnjë e në rritje midis niveleve të të ardhurave të klasës punëtore dhe atyre të më të pasurve, duke krahasuar fitimet e drejtorëve ekzekutivë të sotëm me ato të punëtorëve, të cilat sipas tij, janë gjashtëqind herë më të mëdha. Ai gjithashtu shpreh rezerva për demokracinë si një zgjidhje universale, duke sugjeruar se demokracia nuk është domosdoshmërisht një zgjidhje e përsosur për gjithçka.
Duke folur për konfliktin në Ukrainë, Papa u bëri thirrje aktorëve të ndryshëm të ushtrojnë presion për t’i dhënë fund luftës dhe për të gjetur mënyra paqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, transmeton RTSH.
Pastaj Leo XIV shton drejtpërdrejt: “Njerëzit duhet të zgjohen dhe të thonë: ka një mënyrë tjetër për ta bërë këtë”, domethënë, t’i japin fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës”.
“Unë besoj se aktorë të ndryshëm duhet të ushtrojnë presion të mjaftueshëm që palët në konflikt të thonë: mjaft, le të gjejmë një mënyrë tjetër për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona.”
Ai gjithashtu pranoi se ende ka shumë për të mësuar në rolin e tij si Papë, veçanërisht në aspektin e udhëheqjes botërore.
Në fund të intervistës, Papa shprehu mbështetjen e tij për Perunë në Kupën e Botës, megjithëse është tifoz i Italisë./S.K/KP/
Aktualitet
Studentët e PMF: Policia në Novi Sad përdori gazin e rrezikshëm CN në kampusin e universitetit
Published
8 hours agoon
September 15, 2025By
UBT News
Studentët në bllokadën e PMF-së njoftuan në rrjetet sociale se rezultatet e analizave laboratorike konfirmuan se policia përdori gazra CS (2-klorobenziliden malononitril) dhe CN (kloroacetofenon).
Ata deklaruan se gazi CN mund të jetë i rrezikshëm për sytë, të shkaktojë dëmtime në kornea dhe gjithashtu në mushkëri sepse është më toksik, prandaj është hequr nga përdorimi në pothuajse të gjitha vendet. U sintetizua për herë të parë në vitin 1871 në Gjermani, Japonia e përdori atë kundër kinezëve gjatë pushtimit të Tajvanit në vitin 1930 dhe më pas, për shkak të toksicitetit të tij të lartë, u zëvendësua nga gazi CS, shkruan N1.
“Për shkak të toksicitetit të lartë dhe pasojave serioze shëndetësore, gazi CN u zëvendësua plotësisht nga gazi CS në vitet 1970, i cili u bë një mjet standard i kontrollit masiv në praktikën policore dhe ushtri. Mesazhi ynë është i qartë: përdorimi i gazit CN nuk është një mjet kontrolli, por helmim i qytetarëve të vet”, thuhet në deklaratë.
Prandaj, studentët kërkojnë një hetim dhe përgjegjësi penale të atyre që lejuan përdorimin e një gazi kaq të rrezikshëm, dhe u rekomanduan qytetarëve dhe oficerëve të policisë të përdorin maska me filtra, sepse vetëm ato ofrojnë mbrojtje kundër gazrave CN dhe CS.
“Ne u themi anëtarëve të MUP-it dhe të gjitha autoriteteve përkatëse se jemi gati të dorëzojmë një pjesë të mostrave tona të mbledhura për analiza shtesë. Ne nuk kemi frikë nga e vërteta dhe qëndrojmë pas rezultateve tona. A do të tregoni më në fund guxim dhe transparencë apo do të vazhdoni të fshihni atë që publiku ka të drejtë të dijë?”, pyetën studentët në njoftim.
Studentët dyshuan se diçka e pazakontë po ndodhte pasi panë anëtarë të policisë, pas protestës dhe përdorimit të forcës më 5 shtator, duke përdorur fenerë për të mbledhur bombola të shkrepura me agjentë kimikë, thanë studentët e PMF-së.
Ata shtuan se për shkak të kësaj, u vendos që të mblidhen të gjitha provat e disponueshme në mënyrë të organizuar, përfshirë bombolat e gjetura të agjentëve kimikë të hedhur, në mënyrë që t’i nënshtrohen një analize të pavarur dhe në këtë mënyrë të sqarohet nëse është përdorur gaz lotsjellës i zakonshëm apo mjete të tjera me qëllime të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme.
U mblodhën disa dhjetëra bombola pa shenja, disa bombola tregojnë qartë gjurmë të heqjes së shenjave, specifikuan ata në njoftim.
Ata shtuan se të gjitha analizat u kryen duke përdorur të njëjtën metodë të përdorur në të gjitha laboratorët e akredituar në të gjithë botën, duke përdorur kromatografinë e gazit me spektrometri masive (GC-MS).
Gjatë protestës në mbrëmjen e 5 shtatorit, policia ndërhyri brutalisht kundër demonstruesve në kampusin e universitetit në Novi Sad, dhe përveç demonstruesve, disa policë u panë gjithashtu duke vjellë pas gazit lotsjellës. /S.K/KP/
Bota
Ukraina sulmon me dronë rafinerinë kryesore ruse
Published
8 hours agoon
September 15, 2025By
UBT News
Ukraina ka nisur një sulm të madh me të paktën 361 dronë që synonin Rusinë gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr të shkurtër në rafinerinë e madhe të naftës Kirishi në veriperëndim të Rusisë, thanë zyrtarët rusë të dielën.
Ata kanë raportuar se nuk ka të lënduar, por Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se të paktën 361 dronë ishin rrëzuar nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, duke përfshirë katër bomba ajrore të drejtuara dhe një raketë HIMARS të prodhuar në SHBA.
Ndërsa fuqitë botërore flasin se si t’i japin fund konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, lufta e dronëve është përshkallëzuar, me dronë rusë të rrëzuar në Poloninë anëtare të NATO-s dhe sulme nga Ukraina kundër rafinerive dhe tubacioneve të naftës në Rusi, eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë.
Guvernatori i rajonit të Leningradit, Aleksandër Drozdenko, tha se tre dronë u shkatërruan në zonën Kirishi dhe një zjarr i shkaktuar nga rënia e mbeturinave ishte shuar.
Komanda e dronëve të Ukrainës konfirmoi se sulmoi rafinerinë dhe tha se kishte kryer një sulm të suksesshëm, shkruan Reuters./S.K/EO/

Renditje interesante në Superligë pas katër xhirove

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Kur mund të jetë e rrezikshme “kërcitja” në qafë?

Kryesuesja e OSBE-së nesër në Prishtinë

The Rolling Stones gati për albumin e ri, mund të rikthehen me turne europian

Ancelotti i jep ultimatum Neymarit

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

Noti nuk është vetëm për trupin, ndihmon edhe trurin!

Liga e Kampionëve rikthehet me duele të zjarrta
Të kërkuara
-
Aktualitet3 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26