Lajmet

Lumezi i bindur se me kthimin e besimit të ndërkombëtarëve rritet integriteti e profesionaliteti

Lumezi tha se Kosova është prijëse në rajon sa i përket legjislacionit për mbrojtjen e viktimave.

Published

on

Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, është mbajtur “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”.

Lumezi me këtë rast tha se Kosova është prijëse në rajon sa i përket legjislacionit për mbrojtjen e viktimave, duke shtuar se në vazhdimësi po marrin hapat konkret në këtë drejtim.

“Jam i lumtur të shoh përparimin e dukshëm në çështjen e rasteve të dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës ndaj tyre. Republika e Kosovës është prijëse në rajon ndaj politikave dhe legjislacionit për mbrojtjen e viktimave. Andaj ngadalë dhe sigurt po i marrim hapat e duhur për t’u mbrojtur nga dhuna”, deklaroi ai.

Tutje Lumezi tha se nuk duhet të ketë neglizhencë ndaj garantimit të të drejtave të viktimave dhe se krimet nuk duhet të anashkalohen.

“Nuk duhet të ketë asnjëherë neglizhencë ndaj garantimit të të drejtave ndaj viktimave, dhe ne nuk duhet të lejojmë që krimet të anashkalohen, por përkundrazi të gjithë duhet të jetojnë të lirë. Gjatë këtyre nëntë muajve punë kemi pasur 1 584 raste të dhunës, ku 1 396 ishin dhunë në familje, ndërsa 445 kërkesa për urdhër mbrojtje. Madhështia e një populli gjykohet me atë se si i trajton qytetarët e vet andaj ne duhet të angazhohemi sa më shumë në mbrojtjen e viktimave”, deklaroi Lumezi.

Kryeprokurori tha se po punojnë në rritjen e besimit të qytetarëve, por edhe të ndërkombëtarëve, sepse kështu rritet integriteti dhe profesionaliteti, raporton EO.

“Ne si institucion jemi duke punuar shumë si në rritjen e besimit të qytetarëve, por edhe të ndërkombëtarëve, sepse kështu rritet integriteti dhe profesionaliteti. Ju siguroj që si Kryeprokuror i Shtetit do të jap mbështetje të kësaj rruge dhe forcimin e procesit ligjor”, shtoi ai.

Ndërkaq, nga nesër, do të mbahen sesionet, të cilat do të zhvillohen online nëpërmjet platformës Zoom, ku do të diskutohen tema të ndryshme, si: Reagimi institucional, koordinimi dhe zbatimi i dispozitave dhe politikave kundër dhunës në familje; Konfidencialiteti dhe ruajtja e privatësisë së viktimave të krimit; Reagimi institucional, koordinimi dhe zbatimi i dispozitave dhe politikave kundër trafikimit të njerëzve dhe Trajtimi i kryesve të dhunshëm me varësi nga droga, alkooli dhe me probleme të shëndetit mendor.

Vendi

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Të kërkuara