Lajmet

Lukashenko thotë se Bjellorusia nuk po planifikon mobilizim

Putin tha të mërkurën se 300 mijë rezervistë rusë do të dërgohen në Ukrainë.

Published

on

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha se ai nuk po planifikon mobilizimin e rezervistëve të tij.

Deklarata e tij erdhi pas asaj të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili tha të mërkurën se 300 mijë rezervistë rusë do të dërgohen në Ukrainë.

“Mobilizimi është në Rusi… Këtu nuk do të ketë mobilizim”, raporton media shtetërore që citon Lukashenkon.

Rusia është mbështetësja kryesore e Bjellorusisë./UBTNews/

Aktualitet

112 vjet nga Konferenca e Londrës

Published

on

Janë bërë 112 vjet që kur përfundoi punimet Konferenca e Londrës, në të cilën u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare dhe fati i saj. Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane, duke e copëtuar edhe njëherë dhe duke marrë dy të tretat e trojeve shqiptare.

Nga kjo konferencë Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj. Konferenca u diktua prej shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike ku morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i Perandorisë Otomane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe Greqisë.

Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë Perandorisë Otomane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre, por mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918).

Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë, por harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria.

Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane, duke e copëtuar edhe njëherë dhe duke marrë dy të tretat e trojeve shqiptare.

Harta me propozimet e Qeverisë së përkohshme të Vlorës për hartën e Shqipërisë, propozimet e Francës, Rusisë dhe ligës së Ballkanit ( Serbia, Bullgaria dhe Greqia) si dhe kufijtë e tanishëm të propozuar dhe miratuar nga konferenca e Londrës  që tani quhet Shqipëri.

Konferenca e Ambasadorëve filloi punimet në dhjetor 1912, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913.

Continue Reading

Kulturë

​Sopranoja me famë botërore Marigona Qerkezi performon në kryeqytet

Published

on

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë vazhdoi festivali ndërkombëtar i operës Rame Lahaj, ku nën tingujt e pianistes amerikane Jess Rucinski, sopranoja me famë botërore Marigona Qerkezi performoi vepra nga kompozitorë të mëdhenj.

Veprat ishin nga kompozitorë si Vincenzo Bellini, Giacomo Puccini dhe Giuseppe Verdi, por edhe kompozitorë shqiptarë si Prenk Jakova.

Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj, do të vijojë më 29 korrik tek Universiteti i Arteve në Prishtinë, 30 korrik te hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Eventi kryesor Gala Night “Rame Lahaj & Friends” mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, më datë 2 gusht 2025.

Continue Reading

Bota

​Zbulohet shkaktari i përmbytjes së trenit në Gjermani

Published

on

Tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë pasi një bosht i tej mbushur i ujërave të zeza shkaktoi një rrëshqitje dheu që nxori nga binarët një tren pasagjerësh në Gjermani, thanë autoritetet lokale.

Prokurorët thanë se treni u përmbys midis Riedlingen dhe Munderkingen pranë Stuttgartit pas shirave të rrëmbyeshëm në zonë.

Besohet se përmbytja ka shkaktuar një tejmbushje, duke shkaktuar një rrëshqitje dheu në brigjet që shtrihen pranë shinave.

Policia e Ulmit tha se treni ishte në një rrugë 90 km midis Sigmaringen dhe Ulmit kur doli nga binarët.

Ata thanë se hetimi për shkakun e aksidentit ishte duke vazhduar dhe vendi i incidentit do të mbetej i mbyllur.

 

Continue Reading

Aktualitet

​Daçiq e quan marrëveshjen e Brukselit mashtrim

Published

on

Vetëm një ditë pasi deklaroi se bashkësia ndërkombëtare e kishte “mashtruar” Serbinë me marrëveshjen e Brukselit, shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq është tërhequr nga kjo deklaratë, duke e mohuar një qëndrim të tillë.

“Ishte një mashtrim. Ne i lidhëm të gjitha ato marrëveshje me mirëbesim, vetëm për të arritur kompromise që do të ishin në interes të të gjithëve në Kosovë,” kishte deklaruar Daçiq.

Por vetëm një ditë më pas, ai demantoi veten, duke thënë se “kurrë nuk ka thënë, e as nuk do të thoshte” se Serbia, presidenti Aleksandar Vuçiq apo ai vetë janë mashtruar gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit.

“Nuk kam thënë kurrë, e as nuk do të thosha, se ne Serbia, Aleksandar Vuçiq apo unë jemi mashtruar për të nënshkruar marrëveshjen e Brukselit. Një formulim i tillë do të nënkuptonte se nuk e dinim çfarë po firmosnim, se nuk e kuptonim rëndësinë e dokumentit apo se ishim të paaftë për të vlerësuar realitetin politik,” tha Daçiq.

Sipas tij, ajo që kishte nënkuptuar në deklaratën e tij të mëhershme lidhej me zbatimin e marrëveshjes dhe jo me procesin e nënshkrimit,

Continue Reading

Të kërkuara