Shëndeti

Luftoni sëmundjet me banane

Published

on

Banania njihet si një frut që lufton stresin dhe depresionin. Banania përmban tre lloje sheqernash natyralë dhe fibra, të cilat luftojnë edhe një sërë sëmundjesh të tjera. Ajo parandalon apo shëron një numër të konsiderueshëm sëmundjesh.

Depresioni

Sipas një studimi më të fundit, njerëzit që vuajnë nga depresioni mund të ndihen më mirë pasi kanë ngrënë një banane. Harroni ilaçet, hani një banane. Vitamina B6 që ajo përmban rregullon nivelin e glukozës në gjak dhe gjendjen tuaj.

Anemia dhe shtypja e gjakut

E pasur me hekur, banania stimulon prodhimin e hemoglobinës në gjak, e cila ndihmon në rastet e anemisë. Ky frut tropikal unik është i pasur me sasi të mëdha potasiumi, i cili lufton presionin e gjakut.

Funksionimi i trurit

Kërkimet kanë treguar se potasiumi i gjendur në këtë frut mund të ndihmojë gjatë orëve të studimit. Bananet përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës B e cila ju qetëson sistemin nervor.

Prandaj bëni bananet pjesë të dietës suaj të përditshme.

Shëndeti

Të mirat dhe “dëmet” nga konsumimi i fasuleve

Published

on

Fasulet konsiderohen si ushqim i shëndetshëm dhe janë të pasura më shumë vitamina. Por, ato kanë edhe disa efekte jo shumë të këndshme.

Ndër dobitë e fasuleve janë përmbajtja e lartë e hekurit, kaliumit, fibrave, proteinave dhe vitaminës B, transmeton EO.

Gjithashtu fasulet kanë veti kundër kancerit, për shkak të kimikateve që përmbajnë të cilat luftojnë qelizat kancerogjene.

Ndër të tjera parandalojnë sëmundjet e zemrës, ulin kolesterolin dhe ndihmojnë në humbje peshe, për shkak se ngopin dhe nuk shëndoshin.

Të prekurit nga diabeti nuk duhet t’i ndajnë nga tryeza, për shkak se garantojnë një burim të qëndrueshëm të glukozës.

Por krahas dobive fasulet kanë edhe efekte të pakëndshme si gazrat, rritje të presionit të gjakut dhe stimulojnë shkaktimin e migrenë.

Continue Reading

Shëndeti

Ankthi i heshtur: Si manifestohet te gratë dhe pse nuk merret seriozisht?

Published

on

Ajo është vajza që gjithmonë mban situatat nën kontroll. Qesh, është e organizuar, e vëmendshme me të gjithë. Por ajo që nuk shohim është lodhja që ndjen nga brenda, ndjesia e përhershme e ankthit dhe tensionit që nuk shprehet me fjalë.

Shpesh, tek gratë ankthi nuk vjen me panik apo shpërthime emocionale, por me një ndjesi konstante të “mosmjaftueshmërisë”.

Perfeksionizmi, mbingarkesa me përgjegjësi dhe pritshmëritë sociale bëjnë që shumë gra ta fshehin ankthin me një buzëqeshje, madje edhe nga vetja e tyre.

Mjekët dhe rrethi shoqëror mund të mos e kuptojnë fare – sepse gratë kanë mësuar ta mbajnë veten gjithmonë “në rregull”.

Por kjo është pikërisht ajo që e bën ankthin e tyre më të rrezikshëm: fakti që nuk merret seriozisht, as kur ka nevojë urgjente për ndihmë.

Stop ankthit të heshtur!

Continue Reading

Shëndeti

A janë të sigurta pijet me kafeinë për personat me diabet?

Published

on

Personat me diabetë duhet të tregojnë shumë kujdes me ushqimin ashtu si edhe me lëngjet. Ata duhet të heqin dorë nga ëmbëlsirat e përpunuara dhe karbohidratet tjera të rafinuara, që rrisin ndjeshëm nivelet e sheqerit.

Nga ana tjetër ka disa ushqime e pije të përditshme, të cilat është e pamundur t’i shmangesh aq lehtë.

Miliona njerëz në botë tregohen më dorëlëshuar kur vjen puna te pijet me kafeinë, sepse ndryshe nga sheqeri, kafeina supozohet të jetë më pak e dëmshme për personat me diabetë.

A janë të sigurta pijet me kafeinë për personat me diabetë?

Kafeina ul ndjeshmërinë e insulinës dhe rrit nivelin e sheqerit në gjak tek njerëzit e diagnostikuar me diabet të tipit 2, një studim i vitit 2017 shpjegoi se kafeina rrit nivelin e glukozës dhe e mban lart atë për shumë kohë.

Kjo nuk duket diçka e mirë e megjithatë, studimet tjera thonë se disa aspekte të kafeinës janë mirëbërëse për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Nëse nuk vuani nga diabeti, ekspertët thonë se nuk duhet të hiqni dorë nga kafeja.

Pirja e dy filxhanëve në ditë ul rrezikun e diabetit të tipit 2 me 12 përqind, sipas studiuesve si kafeja dhe çaji kanë vlera shtesë për shkak të antioksidantëve të cilat mbrojnë trupin dhe rrisin aftësitë mbrojtëse të sistemit imunitar.

Çaji jeshil mundet të ulë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit dy, është i pasur me antioksidantë. Ky çaj është shumë i mirë për rënien në peshë sepse mbipesha është problem për diabetikët.

Pijet më të mira dhe më të këqija për personat me diabet:

Pijet e gazuara dhe me kafeinë nuk duhen konsumuara, thonë specialistët.

Këto pije kanë më shumë sheqer se sa kafeinë.

Një pije e gazuar ka 37 gramë sheqer ose 9 lugë çaji sheqer dhe vetëm 33 miligram kafeinë.

Pijet me ëmbëlsues artificialë rrisin rrezikun e sëmundjeve të metabolizmit dhe diabetit të tipit 2.

Pijet energjike apo ato pije që pretendojnë të kenë vitamina janë të tmerrshme. Një kanaçe përmban 27 gramë sheqer dhe 28 gramë karbohidrate, duke u kthyer në tmerr të vërtetë për diabetikët dhe jo vetëm.

Vitaminat dhe mineralet merren më mirë nëpërmjet ushqimit e jo pseudo pijeve të shëndetshme.

Sasia e duhur e kafeinës të prekurit me diabet dhe jo vetëm, kur vjen puna tek sasia, ajo nuk është e njëjtë për çdo njeri.

Niveli i sheqerit në gjak rritet ndryshe nga njëri tek tjetri, ndaj i takon njerëzve të mbajnë nën vëzhgim racionet dhe sasitë e pijeve që konsumojnë dhe pasojat që lënë pas. Pirësit e rregullt të kafesë duhet të mbajnë nën kontroll edhe kolesterolin.

Continue Reading

Shëndeti

Shtatë perimet që bëhen më të shëndetshme nëse i gatuani

Published

on

Perimet na bëjnë mirë, është e vërtetë, por mënyra e gatimit ose më saktë, nevoja për gatim ose jo, luan një rol jo pak të rëndësishëm në aspektin e vlerave shëndetësore që ato ofrojnë.

Kohët e sotme, nevoja e gatimit luan një rol kyç në sasinë dhe volumin e ushqyesve që marrim prej perimeve.

Disa prej tyre janë mirë të hahen të pagatuara e disa të tjera bëhen më të shëndetshme nëse gatuhen.

Këto 7 perime bëhen më të shëndetshme nëse i gatuan

Procesi i gatimti është i domosdoshëm për perimet se aktivizon vitaminat e mineralet, i bën të përthithshme prej trupit.

Domatet

Ka pretendime që gjatë gatimit, domatet humbasin shumë prej sasisë së vitaminës C që ofrojnë, gatimi rrit sasinë e likopenit, një prej antioksidantëve më të fuqishëm, i cili ul rrezikun e sëmundjeve kronike si të zemrës dhe tumoret.

Ekspertët thonë se duhet të siguroheni që domaten ta gatuani me një yndyrë të shëndetshme siç është vaji i ullirit.

Shpargu

Plot me vitaminat A, C dhe E. Gatimi e përmirëson aktivitetin e antioksidantëve me 16 deri 25 përqind e rrit nivelet e acidit fenolik që ul rrezikun e kancerit.

Spinaqi

Duhet gatuar në avull të pakësojë acidin oksalik i cili ndërhyn në përthithjen e hekuri me 53%. Avulli ndihmon në ruajtjen e folatit, që luan rol thelbësor tek ADN-ja dhe ul rrezikun e disa sëmundjeve kancerogjene.

Kërpudhat

Janë të mbushura me antioksidantë, aktiviteti i të cilëve zmadhohet drastikisht kur kërpudhat gatuhen, ato përmbajnë shumë kalium, niacinë dhe zink.

Karrotat

Përmbajnë beta karoten të cilin trupi e transformon në vitaminë A. Gatimi i karrotës me lëkurë trefishon fuqinë e antioksidantëve por mënyrat e duhura janë pjekja, zierja dhe mikrovala. Skuqja e karrotës ul sasinë e antioksidantëve .

Patëllxhani

Nëse patëllxhani gatuhet në avull, përbërësit ndërveprojnë mirë me lëngjet biliare duke lejuar mëlçinë të shpërbëjë më mirë përbërësit dhe sidomos kolesterolin. Studimet thonë se nëse patëllxhani gatuhet në skarë, perimja ruan sasi të larta të acidit klorogenik që ngadalëson çlirimin e glukozës në gjak dhe mundet të ulë tensionin e gjakut dhe rrezikun e diabetit.

Kur patëllxhani zihet, ai arrin të ruajë pjesën më të madhe të antioksidantëve.

Argjinarja

Konsiderohet si e plotfuqishme sa i përket antioksidantëve, që përftohen më shumë kur ajo gatuhet me avull. Kjo mënyrë gatimi rrit me 15 herë sasinë e antioksidantëve.  Zierja nuk rekomandohet shumë për argjinaren nëse dëshironi që ajo të ruajë pjesën dërrmuese të vitaminave.

 

Continue Reading

Të kërkuara