Lajmet

Luftime të ashpra në rajonet Donetsk dhe Luhansk, 42 vendbanime nën kontrollin rus

42 vendbanime të tjera kishin rënë nën kontrollin rus në rajonin e Donetskut.

Published

on

Zyrtarët ukrainas përshkruan luftime të rënda në të gjithë rajonet Donetsk dhe Luhansk në mes të një ofensive ruse në Donbas.

Olena Symonenko, një këshilltare e Zëvendës Shefit të Zyrës së Presidentit, tha në komentet televizive të enjten vonë se gjatë periudhës së fundit 24-orëshe, 42 vendbanime të tjera kishin rënë nën kontrollin rus në rajonin e Donetskut.

“Kjo ka ndodhur sot, kështu që mund të ndodhë që forcat tona të armatosura t’i kthejnë nën kontrollin tonë nesër. Por që nga sot, ne e kuptojmë se armiqësitë e ashpra po vazhdojnë në këto vendbanime. Dhe njerëzit që qëndruan atje qëndrojnë në strehimore apo bodrume” tha ajo.

Serhii Haidai, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut, tha se forcat ruse po përparonin në tre drejtime drejt qyteteve Rubizhne, Popasna dhe Novotoshkivske./UBTNews/

Bota

Të paktën 21,000 fëmijë me aftësi të kufizuara në Gaza që nga fillimi i luftës

Published

on

By

Të paktën 21,000 fëmijë në Gaza kanë mbetur të paaftë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor 2023, tha të mërkurën një komitet i Kombeve të Bashkuara.

Rreth 40,500 fëmijë kanë pësuar “lëndime të reja të lidhura me luftën” në gati dy vitet që nga fillimi i luftës, me më shumë se gjysmën e tyre të mbetur të paaftë, tha Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Ushtria izraelite u zhvendos më thellë në Qytetin e Gazës të mërkurën, me ushtarë dhe tanke që shtynë Sheikh Radwan, një nga lagjet më të mëdha dhe më të mbushura me njerëz të qendrës urbane, shkruan TheGuardian.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë të mërkurën se do të vazhdojë të veprojë kundër “organizatave terroriste” në Gaza dhe të “eliminojë çdo kërcënim” që i paraqitet Izraelit./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Kim Jong-un premton të bëjë gjithçka për të ndihmuar Moskën pas takimit me Putinin

Published

on

By

Presidenti rus Vladimir Putin e ka ftuar Kim Jong-un e Koresë së Veriut të vizitojë Rusinë gjatë një takimi të gjatë në Pekin, në prag të paradës më të madhe ushtarake të Kinës, ndërsa Kim premtoi të bëjë “gjithçka që mundet për të ndihmuar” Moskën.

Ftesa, e bërë nëpërmjet përkthyesve dhe e shfaqur në një video të publikuar nga Kremlini, erdhi ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, akuzoi Putinin se po demonstronte “pandëshkueshmërinë” e tij me sulme të reja ndaj Ukrainës gjatë natës, shkruan BBC.

Putin dhe Kim, udhëheqësit autoritarë të Rusisë dhe Koresë së Veriut, ishin në kryeqytetin kinez si të ftuar të presidenti Xi Jinping për një ceremoni që shënonte 80-vjetorin e përfundimit të luftës së dytë botërore, e njohur në Kinë si lufta e rezistencës kundër agresionit japonez.

Koreja e Veriut e ka mbështetur Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës me armë dhe trupa.

Të dy udhëheqësit u shfaqën përkrah Xi në hapjen e ceremonisë të së mërkurës, duke folur ndërsa ecnin krah për krah në tapetin e kuq në sheshin Tiananmen. Besohet të jetë hera e parë që të tre udhëheqësit kanë qenë në të njëjtin vend së bashku.

Në një takim dypalësh që zgjati më shumë se dy orë, Kim u incizua duke i thënë Putinit “shihemi së shpejti” dhe duke e përqafuar për lamtumirë.

“Po ju presim, ejani të na vizitoni”, u përgjigj Putin.

Një vizitë në Rusi do të ishte vetëm hera e tretë që Kim udhëton jashtë vendit në gjashtë vjet. E para ishte në lindjen e largët të Rusisë në vitin 2023 dhe e dyta vizita e kësaj jave në Pekin, duke mbërritur me një tren të blinduar.

Koreja e Veriut është bërë një mbështetje kyçe ruse që kur vendi pushtoi Ukrainën në vitin 2022. Pheniani dërgoi armë, përfshirë predha artilerie dhe raketa në Rusi për luftën dhe mijëra trupa për të luftuar në rajonin Kursk të Rusisë, ku forcat ukrainase kishin bërë një inkursion ndërkufitar, megjithëse vendosja fillimisht u refuzua.

Rusia dhe Koreja e Veriut vitin e kaluar nënshkruan një marrëveshje që i detyron ato reciprokisht të ofrojnë “ndihmë ushtarake dhe të tjera” në rast se tjetra sulmohet.

Putin falënderoi Korenë e Veriut për dërgimin e trupave për të luftuar kundër Ukrainës, duke i përshkruar si luftues “me guxim dhe heroik” në rajonin Kursk./D.B/EO

Continue Reading

Bota

​Çekia blen 44 tanke nga Gjermania

Published

on

By

Qeveria çeke miratoi sot planin për blerjen e 44 tankeve Leopard 2A8 të prodhuara në Gjermani për të modernizuar forcat e tij të armatosura duke blerë armë perëndimore si helikopterë dhe radarë.

Ministrja e Mbrojtjes Jana Chernochova tha se në fazën e parë Republika Çeke do të blejë 44 tanke në vlerë rreth 1.4 miliardë euro. Ato do të dorëzohen në periudhën nga viti 2028-2031.

Praga ka rënë dakord për një opsion për të blerë 14 tanke të tjera të tilla, dhe porosia do të konfirmohet në javët e ardhshme.

Çekia po porosit veçmas 19 versione të specializuara të 2A8, duke e çuar totalin në 77.

Vitin e kaluar, ajo miratoi blerjen e tankeve të vjetra Leopard 2A4 dhe mori tanke shtesë si pjesë e një marrëveshjeje në të cilën Gjermania kompensoi për tanket që Praga i dërgoi Ukrainës.

Chernochova njoftoi sot se ministria e Mbrojtjes po vazhdon me planin e saj për të blerë armë të vogla nga prodhuesi vendas Çeska Zbrojovka. Gjithashtu do të jetë e armatosur me 18 automjete të motorizuara Supacat Extenda nga LPP Çeke./D.B/KP

Continue Reading

Aktualitet

Osmani takohet me ambasadorin gjerman, Rohde shpreh shqetësim për situatën politike në vend

Published

on

By

Presidentja, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rohde tha se është i shqetësuar me ngërçin politik në Kosovë.

Faleminderit Zonja Presidente për diskutimin e mirë! Në takim shpreha shqetësimin tim për ngërçin e vazhdueshëm politik dhe institucional, si dhe për diskursin publik të kohëve të fundit që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, pasi zhvillime të tilla rrezikojnë të gërryejnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit“, thuhet në postimin e tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryeparlamentarin pas 58 tentimeve për konstituim të Kuvendit.

Procesi i konstituimit pësoi ‘ngërç’ edhe në zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Kryeparlamentari Basha mbylli seancën konstituive pas dështimit të zgjedhjes së nënkryetarit të pestë nga komuniteti serb./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara