Lajmet

Lufta në Ukrainë: Zelensky kërkon dëbimin e Rusisë nga Kombet e Bashkuara

Zelensky i kërkoi OKB-së të krijojë një gjykatë ndërkombëtare për të hetuar “veprimet e pushtuesve rusë në tokën ukrainase”.

Published

on

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë se u bë një shtet “terrorist” që kryen “akte terroriste të përditshme” dhe kërkoi dëbimin e Rusisë nga Kombet e Bashkuara, në një fjalim virtual në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën.

Zelensky i kërkoi OKB-së të krijojë një gjykatë ndërkombëtare për të hetuar “veprimet e pushtuesve rusë në tokën ukrainase” dhe për ta mbajtur vendin përgjegjës.

Duke kërkuar dëbimin e Rusisë, Zelensky citoi nenin 6 të Kartës së OKB-së, i cili thotë se një anëtar që ka “shkelur vazhdimisht” parimet e tij mund të dëbohet “nga Asambleja e Përgjithshme me rekomandimin e Këshillit të Sigurimit”./UBTNews/

Vendi

KFOR-i me stërvitje speciale pranë Bondsteel-it për menaxhimin e rasteve urgjente

Published

on

By

Ushtarët e Komandës Rajonale në Lindje (RC-E) të misionit të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje të specializuar për reagim ndaj rrëzimit të aviacionit pranë Kampit Bondsteel.

Ky trajnim kishte për qëllim forcimin e koordinimit mjekësor shumëkombësh dhe rritjen e kapaciteteve për reagim të shpejtë në zonat operative.

Stërvitja bëri bashkë ekuazhet ajrore dhe mjekët fluturues për të ushtruar triazhin e të lënduarve, trajtimin mjekësor dhe procedurat e evakuimit urgjent.

Përmes këtyre aktiviteteve, KFOR-i mban gatishmërinë operacionale dhe aftësitë e nevojshme për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Misioni i udhëhequr nga NATO-ja vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in. /E.A/

Continue Reading

Rajoni

Burim Berisha sjell “RESIDUE”, një reflektim artistik mbi kujtesën dhe transformimin

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Artit dhe Medias Digjitale në UBT, Burim Berisha, do të prezantojë ekspozitën e tij personale “RESIDUE”, e cila do të hapet më 18 korrik në Institutin e Artit Bashkëkohor ARKIV në Pejë.

Ekspozita është pjesë e programit kuratorial të institucionit dhe paraqet një përmbledhje të praktikës artistike të Berishës, të zhvilluar përgjatë më shumë se 25 vjetësh krijimtari në fushën e artit bashkëkohor.

Përmes skulpturës dhe instalacioneve që ndërthurin elemente si tingulli, tymi, dheu dhe materiale të ndryshme, “RESIDUE” eksploron marrëdhënien ndërmjet kujtesës, transformimit dhe gjurmëve që mbeten pas një ngjarjeje, personi apo objekti. Veprat ftojnë publikun në një reflektim mbi praninë dhe mungesën, duke e trajtuar artin si një proces që ruan dhe rikrijon kujtesën përtej momentit të krijimit.

Në këtë ekspozitë, figura nuk paraqitet në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ndërtohet përmes materialit, shenjave të pranisë dhe hapësirës, duke krijuar një dialog mes asaj që është e dukshme dhe asaj që mbetet e nënkuptuar.

Ekspozita “RESIDUE” dëshmon për angazhimin e vazhdueshëm artistik të Prof. Burim Berishës dhe kontributin e tij në zhvillimin e artit bashkëkohor, si në Kosovë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

lajme

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László Dux, sjell perspektivën diplomatike në Akademinë Verore të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT

Published

on

By

Fakulteti i Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT ka nisur aktivitetet e Akademisë Verore 2026 në kuadër të Global UBT Fest 2026, duke mirëpritur Ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Kosovës, László Dux, në një dialog diplomatik të nivelit të lartë me studentët dhe stafin akademik.

Aktiviteti inaugurues, i titulluar “Diplomatic Dialogue with the Ambassador of Hungary”, mblodhi studentë të Shkencave Politike, Studimeve të Sigurisë, Politikave Publike dhe Menaxhimit, të cilët patën mundësinë të diskutojnë mbi zhvillimet më të rëndësishme të politikës evropiane dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Gjatë bashkëbisedimit, Ambasadori László Dux ndau perspektivën e Hungarisë mbi çështjet bashkëkohore evropiane, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, sfidat diplomatike në kontekstin aktual ndërkombëtar, si dhe rolin që shtetet e vogla luajnë në ndërtimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Diskutimi u karakterizua nga një atmosferë interaktive, ku studentët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të shkëmbejnë mendime mbi proceset integruese evropiane, politikën e jashtme, sigurinë rajonale dhe sfidat gjeopolitike që ndikojnë në Evropën Juglindore.

Përmes organizimit të këtij dialogu diplomatik, UBT vazhdon të krijojë mundësi që studentët të mësojnë drejtpërdrejt nga diplomatët, vendimmarrësit dhe ekspertët ndërkombëtarë, duke lidhur njohuritë teorike me praktikën dhe realitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Akademia Verore e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim me ligjërata, panele diskutimi dhe aktivitete të tjera akademike, të fokusuara në diplomaci, siguri, qeverisje dhe politika publike, me pjesëmarrjen e ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Continue Reading

Lajmet

Mbrojtja e Thaçit kërkon lirim me kusht, Specialja: Vendimi merret në kohën e duhur

Published

on

By

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të marrin një vendim në kohën e duhur lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për lirim me kusht. Lajmi është konfirmuar për Radio Dukagjinin nga zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle, i cili sqaroi se trupi gjykues po e shqyrton këtë kërkesë të parashtruar më 6 korrik.

Në kuadër të kësaj kërkese, mbrojtja e ish-presidentit ka ofruar një dorëzani financiare prej 50 mijë eurosh, si dhe një varg garancish të tjera. Ndër to, Thaçi zotohet se nuk do të largohet nga territori i Kosovës, do të dorëzojë pasaportën dhe dokumentet e udhëtimit, si dhe do të përmbahet nga çdo deklaratë publike apo diskutim rreth çështjes së tij në media dhe rrjete sociale. /Radio Dukagjin/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara