Aktualitet

Lufta në Ukrainë rrezikon edhe ekonominë gjermane

“Parashikimet serioze nuk janë të mundshme”.

Published

on

Sipas kreut të Bundesbank, aktualisht nuk ka rrezik të stanjacionit ekonomik. Por lufta në Ukrainë mund ta rrezikojë edhe ekonominë gjermane.

“Efektet ekonomike të luftës në Ukrainë nuk mund të përcaktohen në këtë moment dhe në këtë kohë,” kumtoi të mërkurën Ministria Federale e Ekonomisë. Gjendja varet “fuqishëm nga kohëzgjatja dhe intensiteti i konfliktit”. Në vlerësimin e situatës ekonomike në Gjermani në mars, ministria e Robert Habeck theksoi se kishte pasur “rritje ekstreme të çmimeve për energjinë dhe lëndët e para”, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë. Flukset tregtare dhe pengesat në zinxhirin e furnizimit janë po ashtu “të prekura rëndë”. Pasiguria për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik mbetet e lartë.

Por kreu i Bundesbank Joachim Nagel nuk pret ende ndonjë përzierje serioze të plogështisë ekonomike dhe inflacionit të lartë në Gjermani. “Unë nuk pres stanjflacion (stanjacion dhe inflacion) për momentin, edhe nëse efektet e luftës do të rrisin normën e inflacionit dhe do të dobësojnë rritjen ekonomike,” tha Nagel për gazetën Handelsblatt, në një intervistë të botuar të mërkurën. Në tregun e punës situata është e tensionuar, por ky është një problem i parashikueshëm në Gjermani, për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar. “Megjithatë aktualisht nuk kemi asnjë shenjë të një spiraleje paga-çmime”, tha kryebankieri. “Ne vazhdojmë të presim një rritje ekonomike në vend – ndoshta vetëm do të vonohet.”

Kompanitë mund të frenojnë investimet

Zudrehen eines Gashahns

Sipas vlerësimit aktual të ministrisë së Ekonomisë, sanksionet e vendosura së fundi do të prekin kryesisht ekonominë ruse. “Por edhe kompanitë gjermane preken kur partnerët ekzistues tregtarë shkëputen ose kur zinxhirët e furnizimit prishen.” Pritet gjithashtu që kompanitë të frenojnë investimet në kushtet e rritjes së pasigurisë dhe të ketë një efekt negativ edhe në tregtinë botërore.

Gjermanët do të ndjejnë konfliktin “mbi të gjitha në rritjen e çmimeve të energjisë”, tha ai. Sipas qeverisë federale, kjo mund të ulë konsumin privat gjatë gjithë vitit. E konsumi privat konsiderohet si një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e produktit të brendshëm bruto (PBB).

“Parashikimet serioze nuk janë të mundshme”

Në raportin e saj vjetor ekonomik 2022 në fund të janarit, qeveria federale parashikonte një rritje të PBB-së prej 3,6 përqind këtë vit. Se sa të mëdha janë efektet e luftës në Ukrainë tani “dhe çfarë nënkuptojnë ato për zhvillimin e produktit të brendshëm bruto nuk mund të llogaritet seriozisht në këtë moment,” shpjegoi ministria dhe vuri në dukje se treguesit për vlerësimin e situatës ekonomike kanë një vonesë nga një deri në dy muaj.

Treguesit e fundit janë paraqitur nga fundi i janarit, kur ekonomia industriale gjermane ishte “në gjendje të mirë” dhe kishte shenja se industria po përballej gjithnjë e më mirë me pengesat e furnizimit me lëndë të para të rëndësishme.

Sipas ministrisë, norma e inflacionit, e cila tashmë kishte arritur në 5,1 për qind në shkurt – shumë mbi objektivin dy për qind sa kërkohet prej Bankës Qendrore Evropiane, mbetet një shkak serioz për shqetësim. Zhvillimi i mëtejshëm i nivelit të çmimeve “vështirë se mund të parashikohet me besueshmëri sepse as kohëzgjatja dhe as rezultati i luftës nuk mund të parashikohen për momentin,” kumtoi ministria. Në pohimet e fundit flitet për “një relaksim të caktuar të çmimeve të energjisë me kalimin e kohës, por lëvizjet ende janë në një nivel tepër të lartë dhe janë të pasigurta”.

Në vitin 2022, Gjermania “do të paguajë dukshëm më shumë për energjinë sesa vitet e mëparshme”, bëri të ditur ministria e Çështjeve Ekonomike. “Meqenëse zhvillimi i çmimeve është tashmë shumë dinamik për shkak të pengesave të sigurimit të lëndëve të para dhe problemeve me energjinë, norma dukshëm më të larta të inflacionit mund të priten në muajt e ardhshëm.”DW

Continue Reading

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara