Lajmet

Lufta Izrael-Hamas: A është zgjidhje plani egjiptian?

Published

on

Autoritetet e Gazës thonë se 250 palestinezë janë vrarë vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kryeministri izraelit ka paralajmëruar se lufta është larg përfundimit. Kjo vjen pavarësisht nga një situatë “dëshpëruese” në Gaza dhe përpjekjeve ndërkombëtare për të ndalur luftimet.

Egjipti thuhet se ka propozuar një plan për një të ardhme për Gazën, e cila kërkon që vendi të heqë dorë nga pushteti i Hamasit dhe të mbajë zgjedhjeve – ndërkohë që i ofron garanci Hamasit se anëtarët e tij nuk do të ndiqen apo akuzohen penalisht.

Pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për të ndalur luftimet, kryeministri izraelit u tha anëtarëve të partisë së tij se lufta “nuk është afër përfundimit”.

“Një sfidë është një ndërprerje [e plotë e luftimeve] kundrejt një armëpushimi”, thotë Mohammed Cherkaoui, profesor i zgjidhjes së konflikteve në Universitetin George Mason.

Cherkaoui shtoi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të duhet gjithashtu të tërhiqet nga misioni i tij i deklaruar për të çrrënjosur Hamasin.

“Nga njëra anë [Netanyahu] është ende duke negociuar me Hamasin në mënyrë indirekte, por në të njëjtën kohë ëndrra e tij kryesore është të zhdukë Hamasin”.

“Ai jeton në dy botë të ndara dhe duhet t’i bashkojë ato”, tha Cherkaoui.

Një diplomat perëndimor, duke folur në kushte anonimiteti, i tha Associated Press se Netanyahu dhe qeveria e tij e ashpër nuk kishin gjasa të pranonin propozimin e plotë.

Ndërkohë, Reuters raportoi se Hamasi dhe Xhihadi Islamik aleat kanë hedhur poshtë propozimin që ata të heqin dorë nga pushteti në Rripin e Gazës, duke cituar burime të sigurisë egjiptiane.

Por më vonë një zyrtar i Hamasit mohoi se kishte refuzuar marrëveshjen egjiptiane. Izzat al-Rishek, një anëtar i byrosë politike të Hamasit, tha në një deklaratë se grupi “nuk kishte njohuri” për informacionin e publikuar në raportin e Reuters.

Izraeli po hyn në javën e 12-të të një fushate shkatërruese ajrore dhe tokësore në Gaza që ka vrarë më shumë se 20 mijë palestinezë, përfshirë mbi 8 mijë fëmijë.

Sulmet ajrore kanë shkatërruar pjesën më të madhe të enklavës së rrethuar dhe kanë zhvendosur 1.9 milionë palestinezë që tani jetojnë në kushte “katastrofike” me pak ushqim, ujë dhe ilaçe, paralajmërojnë Kombet e Bashkuara.

Ka ende 129 pengje që mendohet se mbeten pengje në Gaza pas sulmit të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor, i cili gjithashtu vrau afro 1200./UBTNews/

Lajmet

Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim

Published

on

By

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.

“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”

Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit

Published

on

By

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 1 milion euro të padeklaruara zbulohen në Merdare

Published

on

By

Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar në pikëkalimin kufitar Merdare, gjatë hyrjes në Kosovë.

Sipas Doganës se Kosovës, automjeti u përzgjodh për kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Gjatë skanimit me rreze X u identifikuan dyshime për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e veturës.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kontrolli u thellua dhe u konfirmua se në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit ishin fshehur mjete monetare të padeklaruara.

Vlera e dyshuar e shumës arrin rreth 1,000,000 euro. Njësitë hetimore të Doganës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori kompetent është njoftuar dhe po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pret ambasadorin italian, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot ne takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin zhvillimet aktuale në vend.

Gjithashtu, Kryetarja Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, në cdo fazë të zhvillimit të shtetësisë.

“Kryetarja Haxhiu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes  Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.

 

Continue Reading

Të kërkuara