Lajmet
Lufta është “bijë” e tiranisë, kushdo që dëshiron ta kundërshtojë atë duhet të luftojë tiranët
Nga Alexei Navalny
Published
3 years agoon
By
Betim Gashi“I pandehuri Navalni, mund të bëni deklaratën tuaj të fundit!”. Nëse do të më jepnin para sa herë që do ta dëgjoja këtë frazë, do të isha i pasur shumë kohë më parë, madje edhe me zhvlerësimin e rublës. Madje e pohoj se të gjitha këto deklarata “të fundit” më argëtojnë. “Nëse është e vërtetë deklarata e fundit, pse ai vazhdon të flasë, të flasë, të flasë e të flasë?” – do të mendojë logjikisht shumëkush. Unë dua të jem i sinqertë: në fillim të këtij procesi mendova seriozisht që të heq dorë nga deklarata ime e fundit. Edhe sa herë mund të jetë e fundit? Pastaj vendosa ta bëj gjithsesi, dhe kjo sepse “deklarata e fundit” është në fakt diçka e pazakontë.
E çfarë shkruajnë për ditën e fundit të hapjes së një dyqani? “Nuk ka shitje, por likuidim të mallit!”. Ndaj shumë njerëz hyjnë atje dhe blejnë diçka. Po kështu, edhe deklarata e fundit është një mundësi për t’i treguar të gjitha duke e ditur se do të ketë më shumë njerëz që do të dëgjojnë atë që do të thuash.
Prandaj unë do të bëj deklaratën time të fundit. Më lejoni ta filloj me një lloj përgjigjeje. Sepse në thelb këto procese gjyqësore janë një lloj dialogu mes meje dhe shokëve të mi dhe juve që e keni pushtetin. Nëse themi: “Ne po e bëjmë këtë”, ju thoni: “Epo, kjo dënohet me 5 vite burg”.
Ne kundërpërgjigjemi: “Kjo do të thotë që ne do ta bëjmë këtë”, dhe ju: “Shumë mirë, do t’iu japim një dënim tjetër”. “Nuk do të na ndaloni sot!”. “Ekstremistë!”. Ky është toni i bisedës. Prandaj, përfitoj nga deklarata ime e fundit për t’i njoftuar zyrtarisht ata që besojnë se për shkak të izolimit tim të gjatë, Fondacioni Kundër Korrupsionit do të ndalojë apo ngadalësojë punën e tij, se e gjithë kjo nuk do të ndodhë kurrë.
Puna e fondacionit jo vetëm që nuk do të ndalet, por përkundrazi do të ketë një shtrirje globale. Ne do të realizojmë edhe më shumë dokumentarë, akoma më shumë hetime dhe do të demaskojmë akoma më shumë njerëz që e pengojnë vendin tonë të jetojë. Kjo është arsyeja pse Fondacioni Kundër Korrupsionit vetëm do të rritet, derisa të bëhet ndërkombëtar.
Dhe tani të vijmë tek procesi. Ai ka një veçori të rëndësishme: është shumë ndryshe nga të gjithë të tjerët. Jo për arsye proceduriale, apo sepse ndodh gjatë kohës që jam në burg, apo edhe për dënimin jo-proporcional që është kërkuar. Gjithashtu sepse me gjithë respektin e duhur, procesverbali i gjykimit i mbajtur në gjykatën e Chimki është një farsë.
Atje unë kisha mbi kokë portretet e Jezhov dhe Yagoda. Një çmenduri. Megjithatë, ky proces ka një veçori të paprecedentë. Askush nuk shqetësohet për të. Jo se nuk ka audiencë, por për shkak të luftës në Ukrainë interesi po bie.
Për të arritur në qelinë time, duhet të kaloj të ashtuquajturën “pika e kontrollit”. Aty ku duhet të zhvishesh, të heqësh gjithçka nga trupi. Dhe ku të kontrollojnë imtësisht. Unë i nënshtrohem të paktën 4 herë në ditë një kontrolli të tillë. Madje edhe 8 herë kur pauzat shumëfishohen.
Dhe duke qenë se të gjitha qelitë janë të zëna, shpeshherë përfundoj në zyrën që ndodhet prapa këtij muri, që është shkolla e burgut, klasa e gjuhës dhe letërsisë ruse. Dhe në klasën e gjuhës dhe letërsisë ruse ju kërkojnë: çdo ditë, madje disa herë në ditë.
Atje Buratinkin (një gardian) më merr të brendshmet dhe i kalon nëpër një detektor metali. Ndërkohë unë tërësisht lakuriq ia ngul sytë murit, prej nga më shikon Lev Tolstoi, një rus i madh që ka shkruar shumë për luftërat dhe që ka thënë shumë gjëra të drejta. Në një nga këto thënie Tolstoi thotë: “Lufta është ‘bijë’ e tiranisë. Kushdo që dëshiron ta kundërshtojë atë, duhet të luftojë tiranët”./ “Linkiesta”
Rajoni
57 kg kanabis në makinë, arrestohen dy persona në Vlorë
Published
38 minutes agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi u kapën me 57 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, sipas njoftimi të Policisë se Shtetit.
Operacioni i koduar “Brotherhood”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, çoi në prangosjen e F. M., 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, dhe L. L., 40 vjeç, banues në fshatin Mavrovë. Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” si dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.
Sipas policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, uniformat blu ndaluan dhe kontrolluan një automjet tip “Volkswagen Touran”, me të cilin po udhëtonin të dyshuarit. Gjatë kontrollit u gjet një sasi kanabisi e përgatitur për shitje.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesë u zbulua dhe u sekuestrua një tjetër sasi kanabisi, duke e çuar në rreth 57 kg totalin e lëndës së dyshuar narkotike. Po ashtu, në banesën e njërit prej të arrestuarve u gjet një armë zjarri automatike model 56, së bashku me një karikator me 30 fishekë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Rajoni
Arrestohet Artan Grubi pas më shumë se një viti në arrati
Published
1 hour agoon
February 23, 2026By
UBTNews
Ish-zëvendëskryeministri maqedonas Artan Grubi është arrestuar më 23 shkurt në pikën kufitare Bllacë, pas më shumë se një viti prej kur ishte në arrati, ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
Grubi dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”, rast për të cilin ka raportuar më herët edhe Radio Evropa e Lirë.
Në këtë rast përfshihet edhe Përparim Bajrami, i cili po ashtu përmendet në aktakuzë si i dyshuar.
Prokurorët dyshojnë se ata kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT).
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende nëse Grubi do t’i nënshtrohet masës së paraburgimit apo do t’iu dorëzohet autoriteteve gjyqësore më vonë gjatë ditës. /REL/
Vendi
UBT nis bashkëpunim ndërkombëtar me Liberty University për “Virtual NATO Simulation”
Published
2 days agoon
February 21, 2026By
ubtnews
Është mbajtur takimi i parë online i punës që shënon nisjen e një bashkëpunimi të rëndësishëm akademik ndërkombëtar në kuadër të aktivitetit “Virtual NATO Simulation”, i cili për herë të parë po zhvillohet në Kosovë me përfshirjen e studentëve të University for Business and Technology.
Ky projekt inovativ synon të sjellë një përvojë të drejtpërdrejtë të proceseve vendimmarrëse dhe diplomatike në kuadër të NATO, përmes një simulimi virtual që përfshin role të nivelit të lartë politik, diplomatik dhe të sigurisë.
Në kuadër të këtij simulimi, me iniciativë të Dekanes së Fakultetit Shkenca Politike në UBT, dy grupe studentësh, do të përfaqësojnë shtete anëtare të NATO-s përmes formatit role play. Njëri grup do të simulojë rolin e Turqia, ndërsa grupi tjetër atë të Italia, duke u angazhuar në diskutime dhe vendimmarrje që pasqyrojnë realitetin e sfidave të sigurisë ndërkombëtare.
Përmes këtij angazhimi, studentët do të përjetojnë nga afër dinamikën e negociatave, koordinimit institucional dhe diplomacisë shumëpalëshe.
Ky bashkëpunim po realizohet në partneritet me Liberty University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me universitete të tjera të rajonit, duke krijuar një hapësirë të përbashkët akademike për shkëmbim përvojash, njohurish dhe praktikash ndërkombëtare.
Virtual NATO Simulation u ofron studentëve një qasje praktike dhe ndërvepruese ndaj çështjeve të sigurisë globale, duke zhvilluar aftësi konkrete në analizë strategjike, komunikim institucional dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Takimi i parë online përbën hapin fillestar të një rrugëtimi të ri për UBT-në dhe studentët e saj, duke e pozicionuar Kosovën në një platformë aktive të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe duke dëshmuar rolin në rritje të institucioneve vendore në nisma që ndërlidhin arsimin e lartë me realitetet globale.

Lajmet
Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku pjesë e konferencës shkencore në Universitetin e Bolonjës
Published
2 days agoon
February 21, 2026By
ubtnews
Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku mori pjesë në një konferencë shkencore ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Bolonjës, në bashkëpunim me disa universitete shqiptare.
I themeluar në vitin 1088, Universiteti i Bolonjës konsiderohet universiteti më i vjetër në botë dhe një ndër institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në Evropë, me një traditë të gjatë akademike dhe kërkimore.
Konferenca, e mbajtur më 19 dhe 20 shkurt 2026, kishte për temë kryesore: “Arbëreshët e Italisë, një qytetërim midis dy brigjeve të Adriatikut” (The Arbëreshë of Italy, a civilization between the two shores of the Adriatic Sea).
Gjatë dy ditëve të zhvillimit të saj, studiues nga fusha të ndryshme trajtuan aspekte historike, kulturore, gjuhësore dhe identitare të komunitetit arbëresh, duke theksuar rolin e tyre në ndërlidhjen mes Shqipërisë dhe Italisë.
Në kuadër të kësaj konference, Prof. ass. dr. Xhevahire Millaku prezantoi kumtesën me temë: “Gjuha dhe arti diplomatik e letrar i Ismail Kadaresë në studimet italiane”.
Në paraqitjen e saj, ajo trajtoi dimensionin gjuhësor dhe estetik të veprës së shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare, duke u ndalur në mënyrën se si krijimtaria e tij është studiuar dhe interpretuar në qarqet akademike italiane, si dhe në rolin që ajo ka luajtur në ndërtimin e urave kulturore ndërmjet dy vendeve.


Emrat më të popullarizuar të vajzave që po dominojnë listat
57 kg kanabis në makinë, arrestohen dy persona në Vlorë
A do të bëhen realitet aeroplanët e pasagjerëve me një pilot?
Një miliarder me pasaportë malazeze tani po e sheh dinastinë e tij të shuhet nga burgu
FBK nderohet me çmimin “Arritje të Veçantë” në Mbrëmjen Gala “Laureatët 2025” të KOK-ut
Breshkat gjigante rikthehen në Floreana pas 180 vitesh zhdukjeje
Rënia e tarifave dobëson Trumpin në bisedimet me Kinën
Shqiptari Sokol Keraj në ekipin e filmit që fitoi “Golden Bear”
Mbyllen Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
