Aktualitet

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës lë tre muaj pas

Qyteti Kharkiv po reziston, kurse Mariupoli humbi

Published

on

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi me udhëzimin e presidentit rus, Vladimir Putin, ka vazhduar prej tre muajsh.

Gjatë orëve të para të 24 shkurtit, Putin njoftoi “një ndërhyrje të veçantë ushtarake” në Donbasin lindor të Ukrainës, e cila çoi në fillimin e luftës.

Ushtria ruse hyri në të njëjtën kohë në rajonet e Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, të cilat janë nën kontrollin e administratës së Kievit, duke përfshirë rajonet e Kharkiv, Sumi dhe Chernihiv përmes kufirit rus dhe rajonin e Çernobilit përmes Bjellorusisë.

Ushtria ruse zbarkoi trupat në rajonet Kherson dhe Melitopol përmes Krimesë. Trupat ajrore dhe tokësore u dërguan në zonat pranë Kievit dhe i rrethuan zonat.

Gjatë muajit të dytë të luftës, trupat rusë u tërhoqën nga rajonet e Kievit dhe Chernihiv-it, ndërsa trupat ukrainasë rifituan kontrollin. Jeta ka filluar të ringjallet në kryeqytetin Kiev dhe procesi i rikthimit në jetën normale vazhdon në hijen e luftës.

Ndërsa ushtria ruse synon rajone strategjike në Ukrainë, ajo gjithashtu ka shënjestruar automjetet dhe depot që përmbajnë armë të dërguara nga SHBA dhe vendet evropiane në Ukrainë gjatë muajit të kaluar.

Rusia tha më tej se mjetet e transportit që i përkasin vendeve të NATO-s që dërgojnë armë në Ukrainë janë një objektiv legjitim për ushtrinë ruse. Ukraina njoftoi se në këto sulme u vranë dhe u plagosën civilë.

Kharkivi po reziston, Mariupoli humbi

Pavarësisht rezistencës së fortë të Ukrainës, forcat ruse shënjestruan objektet e infrastrukturës ushtarake dhe rrethuan gjithashtu Kharkivin dhe Mariupolin që nga fillimi i luftës.

Ndërsa përleshjet midis ushtrive ukrainase dhe ruse në rajonin e Kharkiv janë ende në vazhdim, autoritetet ukrainase njoftuan se kanë rimarrë kontrollin e disa vendbanimeve në zonë.

Në muajin e parë, trupat ruse synuan të pushtonin qytetet strategjike në bregun e detit Azov dhe pushtuan qytetin port të Berdyansk. Në muajin e tretë të luftës, Mariupol, një nga qytetet më të rëndësishme portuale të Ukrainës në Detin Azov, u vu nën kontrollin e Rusisë pas një rrethimi të gjatë. Pas disa ditësh luftimesh, Mariupoli ra në gërmadha.

Të paktën dy mijë e 439 luftëtarë ukrainas, të cilët fshiheshin në strehimoret në Uzinën Metalurgjike Azovstal, u dorëzuan në ushtrinë ruse duke vendosur armët, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë. Pasi mori kontrollin e fabrikës së çelikut Azovstal, ushtria ruse mori kontrollin e plotë të Mariupolit.

Khersoni u bë një tjetër qytet që ra nën kontrollin e ushtrisë ruse. Ndërsa një rajon në Kherson tashmë përdorte rublën ruse, u njoftua se do të përdorej në të gjithë qytetin deri në fund të vitit.

Lufta, e cila u zhvendos në lindje të Ukrainës në prill, pati efekte intensive në vend. Sipas një deklarate të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, ushtria ruse ka avancuar më tej nga lindja e Ukrainës, duke kapur disa vendbanime. Edhe pse ushtria ruse njoftoi se ishte në gjendje të arrinte kufijtë administrativë të qytetit të Luhanskut, një deklaratë e Pentagonit tha se Rusia kishte mbetur prapa planit që kishte planifikuar në operacionin Donbas.

Forcat ukrainase vazhduan gjithashtu të sulmojnë rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, të cilat supozohej se ishin “nën kontrollin separatist” dhe pati viktima civile, sidomos në muajt e fundit janë shtuar sulmet ndaj tokave ruse në kufijtë veriorë të Ukrainës, ku ushtria ruse është tërhequr.

Ndërkohë, Rusia shtoi sulmet e saj në rajonet Odessa dhe Mykolaiv. Që nga java e dytë e majit, përplasjet u shtuan mbi ishullin e gjarpërinjve, i cili ka një vendndodhje strategjike në jugperëndim të Ukrainës, në Detin e Zi. Edhe pse ushtria ukrainase bëri përpjekje për të marrë ishullin, i cili ishte nën kontrollin e rusëve që nga fillimi i luftës, ato dështuan.

Ministria ruse e Mbrojtjes më 10 maj pretendoi se ushtria ukrainase humbi gjithsej katër avionë, 10 helikopterë, 30 mjete ajrore pa pilot, tre anije të blinduara luftarake dhe më shumë se 50 ushtarë në tre ditët e fundit të luftës.

Gjithashtu, të paktën një mijë e 351 ushtarë rusë vdiqën dhe tre mijë e 825 u plagosën në muajin e parë të luftës, sipas autoriteteve ushtarake ruse, të cilat nuk dhanë detaje të mëtejshme.

Zyrtarët rusë pohuan se ushtria ukrainase humbi 23 mijë e 367 ushtarë gjatë luftës, ndërsa Ukraina pretendoi se 29 mijë e 350 ushtarë rusë kanë vdekur deri tani.

As pala ukrainase dhe as ajo ruse nuk dhanë shifra të sakta sa i përket viktimave civile në luftë.

OKB: Numri i refugjatëve ukrainas i kalon 6.5 milionë

Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, më shumë se 6.59 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në vende të tjera që nga fillimi i luftës, ndërsa më shumë se gjysma e tyre shkuan në Poloni.

Një në çdo gjashtë persona ishte zhvendosur brenda vendit për shkak të luftës, duke e bërë numrin e përgjithshëm 7.7 milionë, tha Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin.

OKB-ja gjithashtu vuri në dukje se të paktën tre mijë e 930 civilë kanë humbur jetën deri më tani dhe katër mijë e 532 janë plagosur në luftë.

Delegacionet ruse dhe ukrainase zhvilluan gjithsej katër negociata ballë për ballë, me tre prej tyre në Bjellorusi dhe një në Turqi, për të garantuar armëpushim.

Në Bjellorusi, të dy palët mund të bien dakord vetëm për korridoret humanitare për evakuimin e civilëve nga zonat e konfliktit.

Si rezultat i përpjekjeve të ndërmjetësimit të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, pala ukrainase i dorëzoi palës ruse parimet e një draft-marrëveshjeje gjatë negociatave të mbajtura në Stamboll më 29 mars.

Më 17 maj, pala ukrainase njoftoi se gjendja në Ukrainë ka ndryshuar shumë që nga fillimi i luftës dhe se i kanë pezulluar negociatat me Rusinë. /UBTNews/

Lajmet

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Të kërkuara