Sport

​Lojtari i Ballkanit shpallet “Ylli i javës” në Superligë

Published

on

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e shtatë në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Ballkani, Giovanni Manson Ribeiro.

Giovanni shënoi dy gola unikë për fitoren e FC Ballkanit kundër FC Ferizajt, ndeshje kjo që përfundoi me rezultatin 4:0.

Pasi mori këtë çmim, Giovanni u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

“Jam shumë i lumtur që arrita të shënoj këtë gol me biçikletë. Ishte një gol shumë i bukur. Fillimisht, dua të falënderoj Zotin dhe ekipin e trajnerëve që më kanë ndihmuar çdo ditë për të përmirësuar lojën time. Jam shumë i lumtur që shënova këto dy gola. Tani duhet të vazhdojmë të punojmë, sepse kemi një ndeshje shumë të vështirë të dielën.

Gëzimi po rritet vit pas viti, prandaj jam shumë i lumtur. Duhet të vazhdojmë të punojmë gjatë kësaj jave, për të bërë një ndeshje të madhe të dielën dhe për të punuar për një kampionat të mirë, që në fund të shpallemi kampionë. Fillimisht, dua të falënderoj Zotin që jam përzgjedhur “Ylli i Javës”, trajnerët e mi, shokët e ekipit, presidentin dhe të gjithë ata që janë pjesë e ekipit.

Pa ndihmën e tyre, asgjë nuk do të ishte e mundur. Ne do të vazhdojmë të punojmë. Ballkani ka pasur tre vite që është shpallur kampion, dhe do të vazhdojmë të punojmë, duke mbajtur fokusin, për t’u shpallur kampionë çdo vit që vjen.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së./UBTnews/

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara