Sport

Lojtarët e Finlandës i dërguan mesazh Eriksenit para takimit me Rusinë

Publikuar

Lojtarët e Finlandës i dërguan mesazh mbështetës Christian Eriksenit gjatë ngrohjes para takimit të tyre me Rusinë në Euro 2020 pasditen e sotme.

Katër ditë pasi Erikseni pësoi arrest kardiak në fushë gjatë disfatës së Danimarkës kundër Finlandës, e tërë skuadra e Markku Kanerva doli në fushë nga tuneli e veshur me fanella me mbishkrimin “Shërbim të shpejtë Christian!”, në nderim të mesfushorit, transmeton Gazeta Express.

Erikseni pësoi arrest kardiak në fushë në përfundim të pjesës së parë mes Danimarkës dhe Finlandës në ndeshje hapëse të Grupit B në Euro 2020 të shtunën dhe u rikthye në jetë me defibrilator nga ekipi mjekësor i kombëtares.

Ai u shpëtua mrekullisht nga mjekët e ekipit kombëtar të Danimarkës që i dhanë tretman emergjent në fushë dhe tani ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

29-vjeçari njoftoi se ndihet mirë, por do të vijojë të qëndrojë në spital për t’iu nënshtruar testeve shtesë për ta mësuar shkaktarin që çoi deri tek arresti kardiak.

Mesfushori i Interit është vërshuar me mesazhe përkrahëse nga e gjithë bota dhe Finlanda e nderoi para takimit të së mërkurës pasdite.

Sport

Lajme të mira për Atletico Madrid, rikthehet nga dëmtimi Antonie Griezmann

Kjo pas një dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi me Atletico Madrid.

Publikuar

nga

Antonie Griezmann nuk pati mundësi të grumbullohej me kombëtaren e Francës në miqësoret që “gjelat” zhvilluan përballë Gjermanisë dhe Kilit, për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi me Atletico Madrid.

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle “Marca”, tashmë francezi është rikthyer me grupin dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Atleticos, që do ta luajë në udhëtim kundër Vilarealit në La Liga. Ish-sulmuesi i Barcelonës ka dhënë shenja pozitive gjatë këtyre ditëve, megjithatë edhe mbetet për t’u parë se në çfarë gjendje është.

Griezmann i duhet shumë Diego Simeones sidomos gjatë këtyre ditëve, pas humbjes me Barcelonën brenda në “Metropolitano” me shifrat 3-0, dhe tani pozicionohet në vendin e pestë, një pozicion jashtë objektivave të klubit madrilen./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

PSG ofron 40 milionë euro dhe dy lojtarë për të nënshkruar superyllin e Barcelonës

Parisienët janë të gatshëm të ofrojnë para dhe dy lojtarë të ekipit për të nënshkruar me futbollistin uruguajan.

Publikuar

nga

Paris Saint-Germain është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo. Parisienët janë të gatshëm të ofrojnë para dhe dy lojtarë të ekipit për të nënshkruar me futbollisitn uruguajan.

Në anën tjetër, raportohet se edhe gjiganti i Bundesliga-s, Bayern Munich po e ndjek me shumë interesim Araujon, që nga merkato dimërore. Si rezultat, katalunasit po mendojnë t’i ofrojnë yllit të tyre një kontratë të re.

Megjithatë, sipas ‘El Nacional’, PSG është e vendosur t’u ofrojë konkurrencë bavarezëve në garën për të nënshkruar me qendërmbrojtësin.

Në ofertën e francezëve përfshihen 40 milionë euro dhe dy mesfushorët spanjollë, Fabian Ruiz e Carlos Soler për të finalizuar një marrëveshje të tillë.

Ndërkohë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, dhe drejtori sportiv, Deco, kanë bërë të ditur se nga marrëveshja e lartpërmendur nuk preferojnë shërbimet futbollistëve të ofruar, por vetëm të holla.

Kontrata aktuale e Araujo me Barcelonen skadon në qershor të vitit 2026./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Real Madrid rinovon edhe për një vit me veteranin e mesfushës

Mediat spanjolle e bëjnë të sigurt se gjermani dhe klubi spanjoll kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2025.

Publikuar

nga

Toni Kroos do të vazhdojë aventurën me Real Madridin për të paktën edhe një tjetër sezon. Mediat spanjolle e bëjnë të sigurt se gjermani dhe klubi spanjoll kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin deri në vitin 2025, me mesfushorin që është bindur të rinovojë edhe për një vit kontratën.

‘Los Blancos’, u përpoqën me këmbëngulje që të mos humbisnin shërbimet e futbollistit i cili njëkohësisht është shumë i rëndësishëm për klubin dhe ka rezultuar vendimtar në sukseset e skuadrës në vitet e fundit.

Kroos, edhe këtë sezon ka treguar se mbetet një futbollist i niveleve të larta dhe rikthimi në kombëtaren e Gjermanisë duket se i ka dhënë një tjetër motiv 34-vjeçarit për të vazhduar karrierën në elitën spanjolle.

Në ditët e ardhshme pritet që të zyrtarizohet edhe kontrata e re e Toni Kroos, e vlefshme deri në verën e vitit 2025./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Largohet në fund të sezonit, Giroud arrin marrëveshje me klubin e MLS

37-vjeçari ka kaluar një periudhë mjaft të mirë me skuadrën e Stefano Piolit gjatë këtyre viteve.

Publikuar

nga

Oliver Giroud po kalon muajt e fundit te Milani. Sulmuesi francez është pjesë e kuqezinjve prej verës së vitit 2021, kur u largua nga Chelsea.

37-vjeçari ka kaluar një periudhë mjaft të mirë me skuadrën e Stefano Piolit gjatë këtyre viteve. Duke dhënë kontribut me golat dhe asistet e tij.

Mirëpo, e ardhmja e tij lidhet me një transferim në Major League Soccer në SHBA. Sipas medaive italiane raportohet se Giroud ka arritur një marrëveshje përfundimtare me Los Angeles FC pas negociatave që kanë filluar javë më parë.

Sulmuesi i kombëtares së Francës, do të nënshkruaj për 18 muaj me skuadrën amerikane, teksa në verën e këtij viti do t’i japë fund aventurës në futbollin evropian./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara