Sport

“Lojërat Olimpike s’mund të shtyhen prapë”

Publikuar

Seiko Hashimoto, presidentja e komitetit organizativ të Lojërave Olimpike ka përjashtuar mundësinë e anulimit apo shtyrjes së Lojërave Olimpike, pas shqetësimeve për mbajtjen e kësaj ngjarje gjatë pandemisë.

“S’mund të shtyhen prapë”, deklaroi ajo në një intervistë për gazetën Nikkan Sports.

Megjithëkëtë sondazhet tregojnë se pjesa më e madhe e publikut konsideron se anulimi apo shtyrja e Lojërave Olimpike është mëse e domosdoshme për shkak të pandemisë.

Gazeta Asahi raporton se kryeministri Yoshihide Suga mund të thërras zgjedhje të parakohshme pas Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike.

Ndonëse Japonia ka shmangur infeksionet në shkallë të gjerë, rastet po rriten vazhdimisht. Më shumë se 746 mijë raste janë regjistruar dhe 13 mijë viktima nga COVID-19.

Shigeru Omi, këshilltari kryesor mjekësor i Japonisë, i tha një komiteti parlamentar të mërkurën se nuk do të ishte “normale” të organizoheshin Lojërat Olimpike mes gjendjes aktuale të infeksioneve./UBTNews

Sport

Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Kosovës

Kjo për shkak se dita e nesërme është shpallur ditë zie nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas vrasjes në Pejë.

Publikuar

nga

Ndeshjet e parapara për t’u zhvilluar nesër në kuadër të Kupës së Kosovës janë shtyrë për javën tjetër (24 prill). Kjo për shkak se dita e nesërme është shpallur ditë zie nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas vrasjes në Pejë.

Përballjet që ishte paraparë të zhvillohen nesër me fillim nga ora 15:00 ishin:

Drita – Prishtina dhe Ballkani – Suhareka./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Mbrojtësi i Atletico Madridit flet para duelit ndaj ish-skuadrës së tij

“Atmosfera është shumë e ngrohtë, si në shtëpi, por ne e dimë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”, tha fillimisht ai.

Publikuar

nga

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Axel Witsel ka folur në konferencë për shtyp përpara duelit të dytë të ndeshjes çerekfinale të Champions League kundër Borussia Dortmundit.

32-vjeçari belg ishte aktivizuar më parë te Borusia Dortmundi, ku edhe tregoi për eksperiencën e mëhershme, duke shtuar se janë në dijeni që është një ndeshje mjaft e vështirë.

“Signal Iduna Park është i ngjashëm me stadiumin tonë. Atmosfera është shumë e ngrohtë, si në shtëpi, por ne e dimë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”, tha fillimisht ai.

Witsel poashtu theksoi se diferenca e përballjes do të vërehet në 15 minutat e para.

“Ne duhet të luajmë me të njëjtin intensitet siç luajmë në shtëpi, gjithçka vendoset nesër. Në këtë fazë nuk është e lehtë, duhet ta fillojmë ndeshjen fuqishëm. 15 minutat e para do të jenë shumë të rëndësishme”, përmbylli mbrojtësi i Atleticos./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Trajneri i Borussia Dortmundit optimist për ndeshjen ndaj Atletico Madridit

Trajneri kroat u tregua optimist sa i përket ndeshjes së nesërme, ai pret fitoren dhe kalimin tutje të skuadrës së tij.

Publikuar

nga

Trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terziç foli në konferencë për shtyp në prag të duelit të kthimit në Championsit ndaj Atletico Madrid.

Trajneri kroat u tregua optimist sa i përket ndeshjes së nesërme, ai pret fitoren dhe kalimin tutje të skuadrës së tij.

“Jemi të sigurt që tifozët tanë do të krijojnë një atmosferë të mrekullueshme dhe ne duam t’ua shpërblejmë me një paraqitje të mirë. Atletico Madrid na detyroi të bëjmë disa gabime javën e kaluar. Por nesër do të kemi gjithçka në duart tona që të mund të hyjmë në raundin tjetër. Ne e dimë se do të përballemi me një kundërshtar me shumë përvojë, por ne duam të bëjmë më të miren. Kur luan kundër skuadrave si Atletico, ju duhet të paguani për çdo gabim individual dhe kështu ndëshkoheni. Do të jetë thelbësore të kemi një reagim dhe të korrigjojmë gabimet e bëra më parë. Haller lëndoi përsëri kyçin e këmbës, por Gitens është më mirë dhe shpresojmë që ai të mund të stërvitet me grupin sot. Sancho nga ana tjetër është mirë dhe do kthehet me skuadrën”, deklaroi Terziç./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez flet në prag të duelit ndaj PSG-së

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Publikuar

nga

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur në konferencë për shtyp para duelit të kthimit ndaj PSG-së, në kuadër të Champions League. Ndeshja do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.

Luis Enrique

“Skuadrat e Luis Enrique shkojnë gjithmonë në sulm. Aq më tepër nesër pasi janë disavantazh”.

Hakimi

“PSG ka aq shumë opsione sa nuk e di se cilin variant mund të përdorin. Duhet të kuptojmë se duhet të kemi një strukturë shumë të qartë. Nesër do ta përsërisim ndeshjen e shkuar me disa variacione. Lojtarët tanë ishin në një nivel të shkëlqyer ndeshjen e parë”.

Më pas, trajneri spanjoll foli edhe për të ardhmen e tij e cila mbetet gjithmonë në pikëpyetje.

“Ju shqetësoheni shumë për mua. E rëndësishme është që klubi të shkojë në gjysmëfinale, jo që unë të përparoj”, përfundoi Xavi./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara