Lajmet

“Lobon për njohje të Kosovës”, Bërnabiq thotë se çkado që e dëmton Serbinë – aty e gjen edhe Von Cramonin

“Pra, çdo gjë që mund të dëmtojë Serbinë, aty mund ta gjeni Viola von Cramon”, tha ajo.

Published

on

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, deklarohet për të gjitha temat që siç tha ajo kanë të bëjnë me Serbinë “pa marrë parasysh sa të brendshme janë”.

Bërnabiq kur u pyet rreth deklaratave të eurodeputetes rreth situatës në fabrikën kineze të gomave Linglong në Serbi, tha se Von Cramon po trajtonte të gjitha temat në Serbi, “duke respektuar luftën kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke lobuar për njohje të reja të Kosovës dhe duke komentuar çështjen e punëtorëve vietnamez dhe kinez në Linglong”, transmeton Klankosova.tv.

“Pra, çdo gjë që mund të dëmtojë Serbinë, aty mund ta gjeni Viola von Cramon”, tha Bërnabiq, duke shtuar se Von Cramon ndërhyri në punët e brendshme të Serbisë dhe mori pjesë në garën zgjedhore, në të cilën, siç tha kryeministrja serbe, ka të preferuarat, shkruan Tanjug.

Viola von Cramon tha një ditë më parë për mediat në Serbi se raportet shqetësuese mbi kushtet e rënda në të cilat vietnamezët jetonin dhe punonin në fabrikën kineze në Serbinë veriore ishin shqetësuese dhe duhet të hetohen thellësisht.

Vendi

Kuvendi vazhdon sot seancën konstituive jashtë afatit

Published

on

By

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë sot në orën 11:00, ndonëse afati kushtetues për përfundimin e këtij procesi skadoi mbrëmë në mesnatë.

Kapërcimi i këtij afati ka nxitur reagime të ashpra nga partitë opozitare dhe shoqëria civile, të cilat insistojnë se konstituimi i legjislaturës së re duhej të përmbyllej brenda kornizave kushtetuese.

Gjatë orëve të vona të së enjtes, përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së qëndruan në ambientet e Kuvendit duke kërkuar mbylljen e seancës para orës 00:00. Edhe pse disa deputetë opozitarë tentuan të futen në sallën plenare, ata e gjetën derën e mbyllur. Përkundër përplasjeve, asnjë nga tri subjektet opozitare nuk ka konfirmuar ende nëse do ta bojkotojë punën e sotme.

Nga ana tjetër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka bërë një ofertë PDK-së gjatë ditës së djeshme: postin e kryetarit të Kuvendit, në këmbim të sigurimit të kuorumit për zgjedhjen e presidentit të ri. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nesër mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Published

on

By

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit është caktuar zyrtarisht për ditën e shtunë, më 8 gusht, në orën 11:00. 

Vendimi vjen përmes një njoftimi nga institucioni i Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës së djeshme, e cila u ndërpre me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për t’i dhënë hapësirë negociatave politike.  

Edhe pse afati kushtetues për përmbylljen e konstituimit përfundon sonte, përpjekjet për gjetjen e një konsensusi nuk kanë dhënë rezultat. Takimi i zhvilluar mes Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa ndonjë dakordësi.  

Pika kryesore e bllokadës mbetet çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri. Pas takimit, të dyja palët deklaruan se mbeten ende larg një marrëveshjeje politike, duke konfirmuar se mes tyre ekzistojnë dallime drastike sa i përket qëndrimeve për pozitat shtetrore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Identifikohen mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar sot se është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në një lokacion të tretë të dyshuar në komunën e Zubin Potokut. Kjo gjetje vjen si rezultat i veprimeve të vazhdueshme hetimore që po zhvillohen në terren.

Nëpërmjet një komunikate të përbashkët për media, institucionet kanë bërë të ditur detajet e operacionit.

“Në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Zubin Potok, njoftojmë se gjatë vazhdimit të veprimeve në terren është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar”.

Aktualisht, autoritetet kompetente janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme në këtë zonë.

“Në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të tjera kompetente, me qëllim zbardhjes së të gjitha rrethanave”.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kanë rikonfirmuar përkushtimin e tyre për këtë çështje.

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin dhe në koordinim të ngushtë ndërinstitucional”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Ka një dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së për poste

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk është arritur një marrëveshje politike pas takimit të zhvilluar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi se, pavarësisht betimit të 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, mbetet e domosdoshme arritja e një marrëveshjeje politike për të shmangur zgjedhjet e reja parlamentare dhe për të siguruar funksionimin e institucioneve.

“Meqenëse dje u bë betimi i 120 deputetëve që përfaqësojnë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, nuk kemi ende marrëveshje politike. Unë jam i bindur që për qëndrueshmëri përpara, që nënkupton edhe shmangien e zgjedhjeve të reja parlamentare, që padyshim sikurse ato të mëhershmet do të ishin të panevojshme, të paarsyeshme e madje edhe të dëmshme për buxhetin e shtetit dhe për ekonominë e vendit, nuk është e mundur ndryshe përveçse pa marrëveshje për çështjen e zgjedhjes së presidentit apo presidentes së re”, tha ai.

Kurti sqaroi se mosarritja e një dakordësie për zgjedhjen e kryetarit të shtetit çon pashmangshëm drejt shpërndarjes së Kuvendit, duke nënvizuar se ekziston një mospërputhje e madhe mes vullnetit të votuesve dhe kushteve të vendosura nga LDK-ja.

“Pra, në kushtet kur ne zgjedhim kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, zgjedhim qeverinë e re të Republikës së Kosovës, mirëpo vijmë sërish tek problemi i zgjedhjes së presidentit, kjo është një formulë tashmë e sprovuar dhe me metoda të njëjta nuk mund të kemi rezultate të tjera. Andaj kjo do të shpjerë të pashmangshëm drejt shpërndarjes së Kuvendit. Marrëveshjen politike nuk e kemi ende. Pritjet janë të ndryshme, qëndrimet nuk përputhen dhe është bindja ime që ka një dallim drastik midis rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, deklaroi Kurti pas takimit me Abdixhikun. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Të kërkuara