Lajmet

Bërnabiç zbulon datën: Kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re të Serbisë

Published

on

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, njoftoi të premten se më 14 prill do të mbahet një seancë për votimin e Qeverisë së re të vendit, duke theksuar se “deputetëve u takon t’ia japin një shans” mandatarit Gjuro Macut.

“Shpresoj që seanca të mund të nisë tashmë të hënën, sepse duhet ta përfundojmë këtë proces deri më 18 prill në mesnatë. Pra, emrat e ministrave dhe përbërjes do t’i dimë atëherë, por kjo varet para së gjithash nga mandatari”, tha Bërnabiq për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) të premten.

Ajo tha se i ka ftuar përfaqësuesit e opozitës parlamentare për bisedime, në mënyrë “që t’ia japim një shans profesorit Macut”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e mandatoi javë më parë endokrinologun dhe profesorin e Fakultetit të Mjekësisë në Beograd, Gjuro Macut, për formimin e Qeverisë së re.

Vuçiq më herët kishte zhvilluar konsultime me partitë parlamentare lidhur me mandatarin për përbërjen e Qeverisë së re.

Partitë opozitare kishin refuzuar të marrin pjesë në ato konsultime. Opozita kishte propozuar formimin e një qeverie kalimtare, gjë që koalicioni në pushtet e refuzon.

Qeveria e Serbisë ndodhet në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend miratuan dorëheqjen e Millosh Vuçeviq nga posti i kryeministrit, me ç’rast ka filluar të rrjedhë afati 30-ditor për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Vuçeviq kishte dhënë dorëheqje një muaj e gjysmë më parë, pasi aktivistët e Partisë Përparimtare Serbe, në pushtet, kishin rrahur një grup studentësh që po bllokonin punën e fakultetit në Novi Sad.

Rënia e Qeverisë së Serbisë, të udhëhequr nga Vuçeviq, ka ndodhur në kulmin e protestave kundër regjimit, të udhëhequra nga studentët të cilët që nga fundi i nëntorit 2024 kanë bllokuar dhjetëra fakultete në mbarë Serbinë.

Në qendër të kërkesave të tyre, që i kanë parashtruar para institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë ligjore dhe politike për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Lajmet

Dy të arrestuar për fajde në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë, më 24 shtator, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se i kishin dhënë para me kamatë-fajde një personi mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin, si dhe disa fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në Gjilan, dy persona arrestohen

Published

on

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, më 10 gusht, janë arrestuar dy persona të dyshuar për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse, ndërsa një person tjetër ndodhet në kërkim policor.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pushkë gjuetie, gjashtë pistoleta, një armë e gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër leje të armëve, para të gatshme dhe dy telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kanosje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të kanosjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare aktorja franceze Marina Vlady

Published

on

Aktorja, shkrimtarja dhe këngëtarja e njohur franceze, Marina Vlady, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, ka bërë të ditur familja e saj.

Familjarët njoftuan se Vlady u nda nga jeta në shtëpinë e saj, e rrethuar nga njerëzit e afërt dhe kafshët e saj.

Marina Vlady ishte një prej figurave të njohura të kinemasë franceze dhe italiane. Ajo e nisi karrierën në moshë shumë të re, me filmin “Avant le déluge” në vitin 1954, ndërsa në moshën 16-vjeçare fitoi çmimin Suzanne Bianchetti si një prej aktoreve më premtuese.

Në vitin 1963, ajo fitoi çmimin për interpretim në Festivalin e Kanës për filmin “Le Lit conjugal”.

Gjatë karrierës së saj, Vlady luajti në më shumë se 80 filma dhe bashkëpunoi me regjisorë të njohur, përfshirë Jean-Luc Godard, Orson Welles, Bertrand Tavernier, Chris Marker dhe Ettore Scola.

Përveç aktrimit, ajo u mor edhe me letërsi dhe muzikë. Vlady botoi rreth 10 libra, ndër ta kujtimet “24 images/secondes”, të publikuara në vitin 2005.

Një pjesë e rëndësishme e jetës së saj ishte edhe lidhja me këngëtarin dhe poetin rus Vladimir Visocki. Ata u martuan në vitin 1969 dhe Vlady jetoi për një periudhë në Moskë. Marrëdhënien e tyre ajo e përshkroi në librin “Vladimir ou le vol arrêté”, botuar në vitin 1987.

Fëmijët e saj e kanë përshkruar jetën e artistes si “të gjatë, të bukur dhe të mbushur plot”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara