Aktualitet

Lobimi turk për njohjen e Kosovës, Vuçiq: Erdogani është shumë i fuqishëm

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se Serbia do të kundërshtojë nëse do të nis një lobim i ri nga Turqia për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë vizitës së tij në manastirin Manasi, kur u pyet në lidhje me paralajmërimin e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan se ai do ta intensifikojë lobimin për pavarësinë e Kosovës, Vuçiq tha për TV Pink se kjo është realiste, sepse Turqia është superfuqi, transmeton Gazeta Express.

“Unë do të përpiqem të flas me të. Deri më 1 shtator, sipas marrëveshjes së Washingtonit, të dy palët detyrohet të mos lobojnë për njohje ose çnjohje. Nëse ata fillojnë aksionin e njohjes nga 1 shtatori, ose ndoshta para kësaj, ne do ta kundërshtojmë atë”, theksoi Vuçiq.

Vuçiq theksoi se Turqia është fuqi e madhe, por ai nënvizoi se “Serbia nuk është aq e vogël sa që nuk do të përpiqej të kundërshtonte”.

“Na mbetet të luftojmë për vendin dhe popullin tonë. Ne nuk kemi atdhe rezervë, kështu që do të shohim. Erdogan është shumë i fuqishëm, ne nuk jemi, dhe shpresoj se ai do të zbutet. Nëse ai nuk zbutet, ne do të luftojmë për vendin tonë. Dhe nga Zoti, ju do të shihni se ne nuk jemi aq të vegjël sa kam thënë”, tha Vuçiq.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha një konferencë për shtyp para vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut se duhet të punohet për ta rritur numrin e shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se për njohjen e Kosovës do të diskutojë edhe me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Lajmet

BE: Kosovës i nevojitet stabilitet institucional për të përfituar nga Plani i Rritjes

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka theksuar se Kosovës i nevojitet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të BE-së, si dhe nga mundësitë financiare që ofrohen përmes Planit të Rritjes dhe Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA).

Këto fjalë u theksuan gjatë një takimi në Prishtinë mes shefes në detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, dhe Drejtoreshës për Zgjerim të BE-së dhe Fqinjësinë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti.

Zyrtarja e lartë e BE-së po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, ku të mërkurën do të takohet me përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile për të diskutuar mbi procesin e integrimit evropian.

Në njoftimin e lëshuar pas takimit fillestar, zyra e BE-së veçoi rëndësinë e reformave të qëndrueshme.

“Kosova ka nevojë për stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Continue Reading

Sport

Brazili mposht Japoninë në minutën e fundit dhe kalon tutje

Published

on

By

Brazili ka shënuar një fitore dramatike 2:1 ndaj Japonisë, falë një goli në sekondat e fundit të ndeshjes.

Sfida po shkonte drejt vazhdimeve, kur në minutën e 95-të, zëvendësuesi Gabriel Martinelli pranoi një asistim nga Bruno Guimaraes dhe mposhti portierin Zion Suzuki, duke ndezur festën e madhe te brazilianët në fushë dhe tribuna.

Më herët, Japonia kishte kaluar e para në epërsi në minutën e 29-të me anë të Kaishu Sano.

Brazili barazoi shifrat në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 56-të përmes Casemiros, përpara se Martinelli të vuloste kualifikimin në çastet e fundit. /E.A/

Continue Reading

Sport

Maroku eliminon Holandën dhe kalon në 1/8 e finales

Published

on

By

Maroku ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës, pasi eliminoi Holandën pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt dhe vazhdimet e ndeshjes përfunduan me rezultatin baras 1:1, ku për holandezët shënoi Cody Gakpo, ndërsa për marokenët barazoi Issa Diop.

Fituesi u përcaktua në serinë e penalltive, ku Holanda dështoi në tri gjuajtje, ndërsa Maroku humbi dy.

Në fund, përfaqësuesja afrikane triumfoi me rezultat 3:2, duke siguruar biletën për në fazën tjetër, ku në 1/8 e finales do të përballet me Kanadanë. /E.A/

Continue Reading

Sport

Paraguai eliminon Gjermaninë nga Kupa e Botës

Published

on

By

Gjermania ka mbyllur garimin në Kupën e Botës 2026, pasi u mposht 4:3 me penallti nga Paraguai në fazën e 1/16 të finales.

Ndeshja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan në barazim 1:1. Paraguai kaloi i pari në epërsi në fund të pjesës së parë me një gol me kokë nga Julio Enciso, ndërsa Kai Havertz barazoi për Gjermaninë në minutën e 52-të.

Në gjuajtjen e penalltive, portieri Orlando Gill bëri dy pritje vendimtare duke i siguruar Paraguait kalimin në 1/8 e finales për herë të parë që nga viti 2010, çka përbën edhe befasinë më të madhe të këtij turneu deri më tani. Ky eliminim pas një paraqitjeje jo të mirë është pritur mjaft keq nga lojtarët dhe tifozët gjermanë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara