Lajmet

Llojet e pagjumësisë, cilat janë dhe si t’i dalloni?

Pagjumësia manifestohet në disa forma.

Published

on

Pagjumësia është një çrregullim që manifestohet në mënyra të ndryshme. Vështirësia në të fjetur është vetëm një prej tyre.

Ka njerëz që nuk i zë gjumi lehtë, që nuk flenë dot gjithë natën ose që zgjohen shumë herët.

Studimet e fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë identifikuar kategoritë e pagjumësisë, të cilat do t’i gjeni si më poshtë:

Pagjumësia e përgjithshme

Pagjumësia e përgjithshme ka të bëjë me vështirësi në fjetje dhe zgjimin përpara kohe.

Këto çrregullime mund të përkufizohen edhe nga një cilësi e dobët e gjumit.

Pagjumësia e përshtatur

Ky çrregullim i njohur edhe si pagjumësia akute ose pagjumësia afat-shkurtër buron nga stresi ose edhe nga një emocion i bukur që largon gjumin.

Me t’u larguar stresi ose emocioni pozitiv, rikthehet gjumi normalisht.

Pagjumësia e nxitur 

Kjo ndodh me fëmijët, Kur fëmijët nuk bien për të fjetur vetë, por kanë nevojë që prindërit të diktojnë orën e gjumit.

Nëse kjo ndodh, fëmijët flejnë normalisht, në të kundërt ata mund të qëndrojnë zgjuar për shumë orë.

Pagjumësia idiopatike

Ky është një çrregullim që zgjat gjatë gjithë jetës dhe nis që në fëmijëri.

Ajo mund të shkaktohet nga ndonjë problem mjekësor, psikik, ngjarje stresuese, përdorimi i medikamenteve e të tjerë.

Ky çrregullim ndodh kur në organizëm prishen ekuilibrat. Sistemi i zgjimit është tepër aktiv dhe ai i gjumit jo.

Pagjumësia për shkak të medikamenteve dhe kafesë

Medikamentet, kafeja, alkoli, substancat e tjera apo një ushqim i caktuar që ju rëndon, e prishin cilësinë e gjumit.

Ky çrregullim vijon për kohë të gjatë edhe ku i keni lënë këto pije, medikamente apo substanca.

Pagjumësia për shkak të një problemi mjekësor

Problemet mjekësore shkaktojnë pagjumësi.

Ky çrregullim më pas mund të vazhdojë të shpaloset herë pas here edhe nëse problemi mjekësor është zgjidhur.

Pagjumësia paradoksale

Kjo pagjumësi është e ashpër dhe bën që njerëzit të ndihen sikur nuk kanë fjetur për një ose dy ditë.

Njerëzit e prekur nga ky çrregullim thonë se janë të vetëdijshëm për mjedisin rrethues edhe nëse duket sikur po flenë.

Ata kanë tendencën ta ekzagjerojnë për kohën që u është dashur të mbyllin sytë dhe për sasinë e gjumit.

Pagjumësia psikofiziologjike

Ky çrregullim shoqërohet me një shqetësim të tepruar në lidhje me arsyet që ju mbajnë zgjuar.

Pagjumësia në fjalë shfaqet ngadalë dhe avancon me kalimin e viteve.

Njerëzit e prekur nga ky problem, ndihen të shqetësuar sapo vjen ora e gjumit.

Ata tensionohen shumë dhe më pas nuk flenë dot.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Vendi

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Vendi

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara