Shëndeti

Llojet e ndryshme të kollës – Mësoni trajtimet e duhura

Kolla klasifikohet në disa kategori, kryesisht në bazë të shkakut dhe jo çdo kollë trajtohet njësoj.

Published

on

Kolla nuk na ndahet, sa herë që ftohet koha dhe vijnë virozat.

Ajo mund të jetë acaruese dhe drobitëse, shpesh e dhimbshme duke ngjallur edhe frikë për shëndetin.

Kolla klasifikohet në disa kategori, kryesisht në bazë të shkakut dhe jo çdo kollë trajtohet njësoj.

Kolla e thatë

Kolla e thatë shfaqet pas gripit dhe të ftohurës.

Në shumicën e rasteve kjo kollë largohet vetë, megjithatë ajo mund të bëhet kronike nëse personi vuan nga:

  • Astma
  • Urthi,
  • Kanceri i mushkërive.
  • Kjo kollë largohet me shurup.
Kolla me sekrecione

Kjo kollë shoqërohet me sekrecione dhe zakonisht shfaqet pas një infeksioni por edhe gripi dhe e ftohura.

Në disa raste, sekrecionet kanë njolla gjaku, por ju duhet të shqetësoheni vetëm nëse njollat janë të një ngjyre të errët dhe sekrecionet përmbajnë copa ushqimesh.

Hidratimi është i rëndësishëm por ai duhet shoqëruar me medikamente si: shurup kolle, medikamente kundër dhimbjes dhe pomada për kraharorin.

Kolla e fortë

Kjo kollë ndodhë si pasojë e një infeksioni bakterial që shpërndahet lehtë. Ajo shoqërohet me simptoma si të të ftohurës apo gripit dhe zakonisht është shumë e fortë.

Një infeksion i tillë mund të shpërndahet tek njerëzit brenda dy javësh që nga shfaqja e kollës.

Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga kjo kollë është vaksinimi dhe në mungesë të tij, kolla mund të trajtohet me antibiotikë.

Kolla kronike

Kolla mund të bëhet kronike nëse zgjat mbi 8 javë.

Ajo sinjalizon një sëmundje të fshehur.

Shkaqet e kollës kronike janë:

  • Infeksion i patrajtuar në rrugët e frymëmarrjes,
  • Alergjitë,
  • Duhani,
  • Ekspozimi ndaj mykut dhe pluhurat,
  • Sëmundje të mushkërive,
  • Probleme me gëlltitjen.
Kur duhet të shkoni tek mjeku?

Në shumicën e rasteve, kolla nuk përbën një problem serioz.

Megjithatë, ju duhet të shkoni tek mjeku në rastet kur:

  • Kolla vështirëson frymëmarrjen,
  • Kolla zgjat disa javë,
  • Kolla nuk largohet edhe pas trajtimit
  • Kolla nxjerr sekrecione me njolla gjaku./AgroWeb.org

Shëndeti

Tre mënyra për të ulur tensionin e gjakut

Published

on

Tensioni i lartë i gjakut, i njohur si hipertensioni, prek rreth një të tretën e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar dhe është një ndër faktorët më të rrezikshëm për sulme në zemër dhe sëmundje të tjera të rënda shëndetësore. Ajo që e bën shqetësuese është fakti se shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se vuajnë nga hipertensioni deri kur shfaqen komplikime të mëdha.

Një trend alarmues është rritja e rasteve të hipertensionit tek të rinjtë, fenomen që lidhet me stilin e jetesës sedentare, ushqimin jo të shëndetshëm dhe gjithashtu stresin kronik. Profesori Jacob George nga Universiteti i Dundee thekson se numri i pacientëve nën 30 vjeç me hipertension është dyfishuar gjatë 20 viteve të fundit, ku mbipesha është shkaku kryesor.

Lidhur me këtë dietologia Courtney Kassis ka ndarë disa këshilla praktike e natyrale për uljen e presionit të gjakut që kanë treguar efekt ek pacientët e saj

Këshilla natyrale për uljen e presionit të gjakut:

Kufizoni ushqimet e përpunuara dhe sheqernat e shtuara

Ushqimet e përpunuara, pijet e gazuara, buka dhe vaktet e gatshme kontribuojnë në rezistencë ndaj insulinës dhe inflamacion të përgjithshëm – faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e presionit të gjakut.

Mbi 50% e ushqimeve që konsumohen në Britani janë ultra-të përpunuara, drithërat me shumë sheqer, darkat e gatshme, picat e ngrira, biskotat e çokollatat.

Hani më shumë ushqime natyrale dhe të plota

Përfshini në dietë perime jo niseshtore (si brokoli, spinaqi, sallatat), fruta me indeks të ulët glicemik (si manaferrat), arra dhe fara.

Këto ushqime janë të pasura me kalium, magnez e fibra – përbërës që ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut. Ekspertët shëndetësorë të NHS-s në Britani japin rekomandime për të ngrënë 5 porcione fruta e perime çdo ditë. Këto mund të jenë të freskëta, të ngrira, të konservuara ose të thata.

Pjesa tjetër e dietës duhet të përfshijë karbohidrate të shëndetshme si orizi, patatet dhe makaronat, si dhe proteina nga peshku, mishi pa dhjamë, vezët, dhe produktet e bulmetit. Zëvendësoni kripën e zakonshme me kripë deti – por me kujdes.

Courtney rekomandon përdorimin e kripës së detit në vend të asaj të zakonshme, pasi ajo përmban minerale të dobishme.

Edhe kripa e detit ka përmbajtje të lartë natriumi. Konsumi i tepërt mund të shkaktojë tension të lartë të gjakut. Sipas NHS, të rriturit nuk duhet të konsumojnë më shumë se 6 gram kripë në ditë (rreth një lugë çaji në nivel).

 

Continue Reading

Shëndeti

Këto shenjat tregojnë se se veshkat tuaja kanë nisur të dëmtohen

Published

on

Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo ditë filtrojnë deri në 140 litra gjak. Veshkat janë të domosdoshme për mbajtjen e gjakut të pastër dhe për shumë funksione të tjera metabolike.

Ato parandalojnë grumbullimin e mbeturinave e lëngjeve shtesë në trup, mbajnë nivelet e elektroliteve të qëndrueshme dhe prodhojnë hormone që ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut, prodhojnë qeliza të kuqe të gjakut e ndihmojnë në shëndetin e kockave.

Është e rëndësishme të kuptoni dhe njihni simptomat e veshkave të dëmtuara që të parandaloni avancimin e sëmundjes

Shenjat më të zakonshme të dëmtimit të veshkave përfshijnë:

Ndryshime në urinim

Kur veshkat dëmtohen, ndryshimet në urinim mund të jenë shenjat e hershme. Urina juaj mund të jetë e shkumëzuar ose me flluska, mund të urinoni më shpesh ose në sasi më të mëdha. Urina juaj mund të përmbajë gjak ,ose mund të ndjeni vështirësi gjatë urinimit.

Ënjtje

Nëse veshkat tuaja nuk punojnë siç duhet, ata nuk do të heqin lëngun shtesë në trupin tuaj, gjë që mund të çojë në ënjtjen e këmbëve, fytyrës apo duarve.

Lodhje

Kur veshkat janë të shëndetshme, prodhojnë hormonin e quajtur eritropoietin. Ky hormon i tregon trupit të bëjë qeliza të kuqe të gjakut që transportojnë oksigjen. Veshkat e dëmtuara prodhojnë më pak EPO, kështu që ka më pak qeliza të kuqe të gjakut duke transportuar oksigjen. Muskujt dhe truri juaj lodhet më shpejt dhe kjo gjë mund të çojë në anemi.

Alergji lëkure

Nëse veshkat nuk heqin mbeturinat nga qarkullimi i gjakut, grumbullimi i tyre shkakton kruajtje të rëndë ose skuqje të lëkurës. Mbeturinat grumbullohen në gjak, duke bërë që lëkura të thahet dhe acarohet.

Shija metalike në gojë

Kur mbeturinat grumbullohen në gjak, shkaktojnë frymëmarrje të keqe dhe madje të ndryshojnë shijen e ushqimit. Nëse vëreni humbje të oreksit ose ndryshim në preferencat ushqimore, mund të jetë një shenjë e dëmtimit të veshkave. Mbeturinat mund të shkaktojnë gjithashtu të përziera dhe të vjella.

Continue Reading

Aktualitet

Kardiologu Edis Demiri rrëfen një prej rasteve më sfiduese në karrierën e tij: Pacienti ishte në gjendje të rëndë, por gjithçka shkoi mirë

Published

on

Gjatë episodit të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, kardiologu invaziv, Edis Demiri ndau një prej rasteve më sfiduese në karrierën e tij, ku falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të ekipit mjekësor u shpëtua një jetë në rrezik të madh.

“Isha jashtë objektit të spitalit për një obligim zyrtar, kur më thirri një mjek nga urgjenca. Më tha se ka një pacient me infarkt akut në zemër dhe ka nevojë për trajtim të menjëhershëm”, rrëfen Demiri.

Ai tha se pacienti ishte një burrë 52-vjeçar, kurbetçar nga Holanda, i cili ishte në udhëtim me familjen e tij nëpër Ballkan.

Demiri tha se gjatë rrugës, në Kosovë, ai pësoi infarkt në zemër, duke hyrë në shok kardiogjenik.

“Gjendja ishte tejet serioze, familja e tij e tronditur dhe krejtësisht e papërgatitur. Ai ishte shoferi i kombit me të cilin udhëtonin, kështu që përgjegjësia mbi të ishte edhe më e madhe”, tregoi Demiri.

Falë intervenimit të shpejtë, siç tha Demiri pacienti u dërgua menjëherë në sallë ku iu hap arteria e mbyllur.

“Brenda dy-tre ditësh, pacienti u përmirësua dhe u lirua për në shtëpi. Ky rast ishte sfidues jo vetëm nga aspekti mjekësor, por edhe nga ai shoqëror. Është ndryshe kur dikush sëmuret në vendin ku jeton, dhe krejt tjetër kur ndodh kjo gjatë një udhëtimi, me gjithë familjen me vete”, përfundon Demiri.

Për më shumë ndiqni podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/

Continue Reading

Shëndeti

Pse duhet të pish çaj jeshil çdo natë para gjumit?

Published

on

Çaji jeshil para se të flesh është një ndër pijet më të rekomanduara nga studimet për të bërë gjumë të qetë e të shëndetshëm. Por, duhet të bësh kujdes që të zgjedhësh çajin jeshil pa kafeinë.

Edhe përzgjedhja e këtij lloji çaji është e rëndësishme. Më poshtë janë renditur tri arsye që tregojnë pse duhet të pish çaj para gjumit.

Ndihmon në qetësim

Ky çaj ndihmon për të qetësuar nervat dhe për gjendje relaksi, të dyja të rëndësishme për të bërë një gjumë të qetë e për të qenë më energjike në mëngjes.

Përmirëson metabolizmin

Studimet kanë treguar se gjumi i qetë dhe i shëndetshëm ndikon në metabolizmin e trupit. Metabolizmi i shëndetshëm siguron një trup në formë të mirë e lëkurë të shkëlqyeshme. Gjumi i çrregullt ndikon në shtimin në peshë, ngadalëson metabolizmin. Çaj jeshil para se të flesh të siguron metabolizmin në gjendje pune optimale.

Pastron toksinat e trupit

Gjatë ditës, trupi grumbullon toksina, që bëhen të dëmshme nëse vijon të konsiderohen të parëndësishme apo të nënvlerësohen. Duke pirë çaj jeshil në mbrëmje, në një kohë kur të gjitha ushqimet janë depozituar, ndihmon trupin të pastrohet nga toksinat dhe të ndihet më i lehtë.

Continue Reading

Të kërkuara